Monday, December 7, 2020

Vdekja

Le të  pushojë ajo që dëshironim, ajo  që  ne  kemi  qenë duke  dëshiruar.  Unë,  të  paktën,  po  e  bëj  këtë:  në moshën  time  kam  pushuar  të  dëshiroj  atë  që dëshiroja  kur  isha  një  adolishent. Në lidhje me këto dëshira, ka marrë fund ajo kohë  por vetëm në ditët  dhe  netët  e  mia  që kanë  kaluar;  kjo  është  detyra ime,  ky  është objekt  i  mendimeve  të  mia  -  t'u  jap  fund sëmundjeve  të  mia  kronike që burojnë nga dëshirat e vjetra. 

Jam  duke  u  munduar të  jetoj  çdo  ditë  sikur  të  ishte  një  jetë  e  plotë.  Unë me  të  vërtetë  nuk  e  rrëmbej  sikur  të  ishte dita ime e fundit;  megjithatë, e konsideroj  sikur  mund  të  jetë edhe  e  fundit. Letra  e  tanishme  ju  është  shkruar  me  këtë  në mendje,  sikur  vdekja  do  të  më  kapte në  vetë aktin  e  shkrimit.  Unë  jam  gati  të  largohem në çdo kohë  dhe do e  shijoj  jetën  vetëm  sepse  nuk  jam shumë  i  shqetësuar  për largimin tim në  ditët  e  ardhshme. Gjithnjë i them vetes: " para  se  të  plakem  u  përpoqa  të  jetoja  mirë; dhe kur të jem  plakur,  do  të  përpiqem  të  vdes mirë;  por  të  vdesësh  mirë  do  të  thotë  të vdesësh  me  kënaqësi. Ruaju  që  të  mos  bësh kurrë asgjë pa dashur. " 
Ajo  që  do  të  jetë  e  domosdoshme  nëse rebeloheni,  nuk  është  domosdoshmëri  nëse  e dëshironi.  Kjo  është  ajo  që  dua  të  them:  ai  që  i merr  urdhrat  e  tij  me  kënaqësi,  i  shpëton  pjesës më  të  hidhur  të  skllavërisë  -  duke  bërë  atë  që nuk  dëshiron  të  bëjë.  Njeriu  që  bën  diçka  nën urdhra  nuk  është  i  pakënaqur;  ai  është  i pakënaqur  që  bën  diçka  kundër  vullnetit  të  tij. Le  të  vendosim  kështu  mendjet  tona  në  mënyrë që  të  dëshirojmë  gjithçka  që  na  kërkohet,  dhe  mbi  të  gjitha  që  të  mund  të reflektojmë mbi fundin tonë pa trishtim. 

Ne  duhet  të  bëhemi  gati  për  vdekjen  para  se të  bëhemi  gati  për  jetën.  Jeta  është  e  mobiluar mjaft  mirë,  por  ne  jemi  shumë  lakmitarë  në lidhje  me  orenditë  e  saj;  diçka  gjithnjë  na duket  se  mungon  dhe  do  të  duket  gjithmonë  e munguar.  Të  kesh  jetuar  mjaft  gjatë  nuk  varet as  nga  vitet  tona,  as  nga  ditët  tona,  por  nga mendjet  tona.  Unë  kam  jetuar, mjaft  kohë sipas mendjes sime.  Unë  kam  pasur ngopjen time; kështu që unë e pres vdekjen duke jetuar me kënaqësi, jo duke jetuar në panik nga frika e vdekjes ! 

#NdalohetKopjimi 
#Lejohetshpërndarja