Tashmë jemi mësuar të përballemi me çdo gjë me të njëjtin seriozitet. Jemi gjthnjë tepër të shqetësuar, tepër të ngurtë. Identifikojmë pjekurinë me seriozitetin dhe besojmë se dhuntia e mençurisë na jepet vetëm si virtyt për të gjykuar gjendjet e vështira dhe meditime të gjata. Një ditë mora pjesë në një darke, ku biseda kalonte nga një temë në një tjetër. Bisedohej, veçanërisht, për semundje, krime, neuroza, kriza ekonomike, prishje të ambientit. Më në fund, një zotëri i moshuar u ngrit nga tryeza duke bërtitur: "Mjaft! Flisni për jetën. Është ora e rikrijimit!" Natyrisht, që të gjithë menduan, aty për aty, se e kishte lënë mendja. Shumë prej atyre që ishin ulur në atë tryezë, ishin mësuar ta mbysnin gëzimin dhe kishin harruar vlerën e impulseve të gëzuara dhe shfrimin e tyre. Më të shumtët prej nesh, parapëlqejnë një jetë të programuar, që na siguron qetësi dhe përjashtojn çdo gjë të veçantë. Tepër te pakte janë të gatshmit per nje jetë pasionale, të turbullt dhe me plot të papritura.Vërtet pyes veten: Ku janë shpirtrat tanë të gezuar dhe joseriozë që ne kishim, trillet dhe frymezimin që mbushte ditët tona? Sa kohë ka që një darkë mes miqve është kthyer në rast për t'i rënë kambanës së vdekjes? Dhe kjo,pikërisht kur frerët tanë të tendosur kanë nevojë të çlirohen për të mirën tonë dhe të atyre që na duan. Të rëndojmë barrën e botës, është një gjë e kotë, pra, duhet të heqim dorë nga kjo barrë dhe të mendojni se ajo bëhet më e gëzuar nga të qeshurat dhe veprimet e papritura.
Friday, September 2, 2016
Dashuria është një
Dashuria është një ndjenjë, që bazohet në ekstreme. Vë në provë të vërtetë durimin tonë, aftësitë dhe ndërgjegjen tonë. Nxit perceptimin, rrit energiitë dhe gjallërinë tonë. Dashuria nuk është për atë që e le veten të mundet kollaj, apo të zhgënjehet me shpejtësi. Nëse vërtet jemi të vendosur të dashurojmë, duhet të pranojmë dhe të njohim pasionet tona. Pa dyshim që në këtë mënyrë do të rrezikojmë të rrëshqasim ne vende misterioze, të rrezikshme, të papritura. Por mund të jemi te sigurt se jeta jonë nuk do të jetë kurrë ne pozita të rrezikshme.
Kundershtite
Merrini kundërshtitë si një aspekt i pashmangshëm i jetës dhe, kur ato vijnë, ngrijeni koken, shikojini ne sy dhe thoni: "Do të jem unë më i fortë. Ju nuk jeni në gjende të më mposhtni"
Nganjëherë ndodh që disa janë në gjendje të shfrytëzojnë të gjitha rastet në jetë. Ngjisin me shpejtësi shkallet drejt lumturisë e suksesit, ndërsa ne pengohemi në krvqëzimin e parë dhe nuk arrijmë të vazhdojmë më tutje. Rrallëherë mendojmë se njerëzit që kanë sukses janë ata që pranojnë problemet e jetës. Duhet të dimë se për askend jeta nuk është pa halle e kundërshti, se më e shumta e gjerave që ndodhin, janë të paevitueshme dhe se nuk jemi përgjithmonë në gjëndje të ushtrojmë plotësisht kontroll mbi veten tonë. Kjo nuk do të thotë ta kalojmë jetën duke bërë lëshime ne çdo gje. Une nuk e pranoj mendimin se jeta barazpeshohet me durimin. Perballimi i rrethanave të jetës bën pjesë në artin e te jetuarit, nuk është një menyrë udhëheqëse e ekzistences. Te jetosh plotësisht, kjo po, është një menyrë për drejtimin e jetës dhe, karakteristikë parësore e saj ështe dashuria e madhe.
Nje mik
Një mik më ka treguar se historia e tij me një vajzë përfundoi sipas dëshirës së saj: të qëndronin gjithmonë bashkë, ditë e natë. Sa herë që ai dëshironte të qëndronte vetëm, mikesha e tij e quante këtë si një shenjë të faktit se marrëdhënia e tyre ishte në krizë. -Doja të gjeja pak kohë për veten time", më tha në mirëbesim miku im. "S'kishte lidhje me të, por ajo këmbëngulte ta shihte këtë dëshirë timen me neveri, si një gjë të fëlliqur. Situata u keqësua edhe më shumë kur unë kërkova të rishoh miqtë e vjetër, apo të bëja njohje të reja. Në gjithë këtë dëshirë timen shikonte kohën që i vidhej asaj. E uroj që ta gjejë një njeri të veçantë, të dëshiruar së tepërmi për të qëndruar ditë e natë vetëm me të. Unë nuk i përkisja asaj kategorie njerëzish". Pa dyshim, një nga provat e dashurisë së vërtetë është ajo që të mos ndiejmë të ngopur nga njëri tjetri dhe s'ka asgjë më të mrekullueshme kur e shkëmbejmë së bashku këtë dashuri. Por, pavarësisht nga dashuria jonë e madhe, gjithnjë duhet të gjejmë kohën për të qëndruar në vetminë tonë. Duhet të gjejmë kohën për t'u rritur veç e veç, nëse vërtet jemi të prirur për t'u rritur të dy se bashku.
Thursday, September 1, 2016
Faji
Po të jeni si unë, mund të harroni edhe numrin e telefonit, por kemi një kujtesë të pagabueshme per gabimet që kemi bërë në të kaluarën. E rëndojme gjëndjen kur i lejojmë këto kujtime të errësojnë te tashmen edhe për kujtime që lidhen me ndodhitë e shumë viteve më parë. Ka prindër që gjithë jetën e ndiejnë peshën e fajit për gabimet që kanë bërë në edukimin e fëmijëve. Të tjere kanë marrë vendime të gabuara për shkak të anës profesionale, shoqërore, personale dhe, nuk kanë bërë gjë tjeter, vetëm se kane rrahur gjoksin e, më pas, janë penduar madje, thellë. Ky vetëndëshkim në masë të tepruar për gabimet në te cilat mund të kemi rënë krijon nje fenomen, pa dyshim, të veçantë. Kjo na çon në përfundimin se jemi gjykatësi më i rreptë, torturues i pamëshirshëm i vetes tonë. Të gjithë, herët a vonë, do të kemi nevojë që të tjerët të na falin, por, gjithashtu, e rendësishme është ta falim veten tonë. A nuk ka, vallë, nje çast ne të cilin është e drejtë të çlirohemi nga grimcat e fajeve dhe të kriminalizohemi për gabimet qe kemi bere?Dashuria nuk ka detyrë të rihapë plagët e vjetra, perkundrazi, është detyra e saj t'i shërojë ato. Na nxit të ngremë kokën, të ecim përpara dhe të vazhdojme të jetojmë.
Aftesia
Secili fal ne ate mase qe ka aftesi te mirekuptoje.
Mirekupton deri ne ate mase qe ka aftesi te doje.
Do deri ne ate mase qe ka aftesi te ndjeje.
Ndjen deri ne ate mase qe ka aftesi te besoje.
Beson deri ne ate mase qe ka aftesi te llogjikoje.
Logjikon deri ne ate mase qe ka aftesi te njohe.
Njeh deri ne ate mase qe ka aftesi te bindet.
Bindet deri ne ate mase qe ka aftesi te perfitoje.
E perfiton deri ne ate mase qe ka aftesi te dashuroje.
Rastet
Të gjithë kemi shumë raste për të dashuruar e megjithatë, në botë jemi dëshmitarë .të shumë pak shprehjeve të dashurisë. Njerëzit vdesin të vetmuar, qajnë të vetmuar. Shohim fëmijë të keqtrajtuar, pleq, që i kalojnë ditët e fundit të jetës pa ngrohtësi e pa dashuri. Në një botë, ku duket qartë nevoja e madhe për dashuri të prekshme për secilin, është e lehtë të bindemi për forcën e madhe që kemi në jetë për të ndihmuar, për të shëruar të tjerët me një vështrim tepër dashamirës, me një përqafim të ngrohtë, duke i zgjatur dorën. Epilogu i ditës është një çast i përshtatshëm për të reflektuar mbi atë që keml bërë për të përmirësuar botën, për ta bërë një vend me më shumë dashuri dhe përkushtim ndaj njerëzve qe kemi pranë. Nëse çdo mbrëmje nuk lulëzon asge ne mendjen tonë, ky nuk është shkaku qe ky çast te mos jetë i përshtatshëm për të medituar mbi atë që kemi mundësi të bëjmë nëse duam të ndryshojmë botën në kahjen pozitive. Nuk kemi pse të mendojmë për të bërë ndonjë gjë të hatashme; mjafton të bëjmë veprime të thjeshta, sipas mundësisë sonë; të bëjmë telefonatën që kemi harruar, të shkruajmë një letër kaq herë të lënë pas dore, të reflektojmë një mirësjellje, që shpesh e nënvleftësojmë. Kur është fiala për të dhuruar dashuri, rastet që na jepen duhet të jenë të pakufishme.