Thursday, September 1, 2016

Rastet

Të gjithë kemi shumë raste për të dashuruar e megjithatë, në botë jemi dëshmitarë .të shumë pak shprehjeve të dashurisë. Njerëzit vdesin të vetmuar, qajnë të vetmuar. Shohim fëmijë të keqtrajtuar, pleq, që i kalojnë ditët e fundit të jetës pa ngrohtësi e pa dashuri. Në një botë, ku duket qartë nevoja e madhe për dashuri të prekshme për secilin, është e lehtë të bindemi për forcën e madhe që kemi në jetë për të ndihmuar, për të shëruar të tjerët me një vështrim tepër dashamirës, me një përqafim të ngrohtë, duke i zgjatur dorën. Epilogu i ditës është një çast i përshtatshëm për të reflektuar mbi atë që keml bërë për të përmirësuar botën, për ta bërë një vend me më shumë dashuri dhe përkushtim ndaj njerëzve qe kemi pranë. Nëse çdo mbrëmje nuk lulëzon asge ne mendjen tonë, ky nuk është shkaku qe ky çast te mos jetë i përshtatshëm për të medituar mbi atë që kemi mundësi të bëjmë nëse duam të ndryshojmë botën në kahjen pozitive. Nuk kemi pse të mendojmë për të bërë ndonjë gjë të hatashme; mjafton të bëjmë veprime të thjeshta, sipas mundësisë sonë; të bëjmë telefonatën që kemi harruar, të shkruajmë një letër kaq herë të lënë pas dore, të reflektojmë një mirësjellje, që shpesh e nënvleftësojmë. Kur është fiala për të dhuruar dashuri, rastet që na jepen duhet të jenë të pakufishme.