Friday, September 2, 2016

Nje mik

Një mik më ka treguar se historia e tij me një vajzë përfundoi sipas dëshirës së saj: të qëndronin gjithmonë bashkë, ditë e natë. Sa herë që ai dëshironte të qëndronte vetëm, mikesha e tij e quante këtë si një shenjë të faktit se marrëdhënia e tyre ishte në krizë. -Doja të gjeja pak kohë për veten time", më tha në mirëbesim miku im. "S'kishte lidhje me të, por ajo këmbëngulte ta shihte këtë dëshirë timen me neveri, si një gjë të fëlliqur. Situata u keqësua edhe më shumë kur unë kërkova të rishoh miqtë e vjetër, apo të bëja njohje të reja. Në gjithë këtë dëshirë timen shikonte kohën që i vidhej asaj. E uroj që ta gjejë një njeri të veçantë, të dëshiruar së tepërmi për të qëndruar ditë e natë vetëm me të. Unë nuk i përkisja asaj kategorie njerëzish". Pa dyshim, një nga provat e dashurisë së vërtetë është ajo që të mos ndiejmë të ngopur nga njëri tjetri dhe s'ka asgjë më të mrekullueshme kur e shkëmbejmë së bashku këtë dashuri. Por, pavarësisht nga dashuria jonë e madhe, gjithnjë duhet të gjejmë kohën për të qëndruar në vetminë tonë. Duhet të gjejmë kohën për t'u rritur veç e veç, nëse vërtet jemi të prirur për t'u rritur të dy se bashku.