Po të jeni si unë, mund të harroni edhe numrin e telefonit, por kemi një kujtesë të pagabueshme per gabimet që kemi bërë në të kaluarën. E rëndojme gjëndjen kur i lejojmë këto kujtime të errësojnë te tashmen edhe për kujtime që lidhen me ndodhitë e shumë viteve më parë. Ka prindër që gjithë jetën e ndiejnë peshën e fajit për gabimet që kanë bërë në edukimin e fëmijëve. Të tjere kanë marrë vendime të gabuara për shkak të anës profesionale, shoqërore, personale dhe, nuk kanë bërë gjë tjeter, vetëm se kane rrahur gjoksin e, më pas, janë penduar madje, thellë. Ky vetëndëshkim në masë të tepruar për gabimet në te cilat mund të kemi rënë krijon nje fenomen, pa dyshim, të veçantë. Kjo na çon në përfundimin se jemi gjykatësi më i rreptë, torturues i pamëshirshëm i vetes tonë. Të gjithë, herët a vonë, do të kemi nevojë që të tjerët të na falin, por, gjithashtu, e rendësishme është ta falim veten tonë. A nuk ka, vallë, nje çast ne të cilin është e drejtë të çlirohemi nga grimcat e fajeve dhe të kriminalizohemi për gabimet qe kemi bere?Dashuria nuk ka detyrë të rihapë plagët e vjetra, perkundrazi, është detyra e saj t'i shërojë ato. Na nxit të ngremë kokën, të ecim përpara dhe të vazhdojme të jetojmë.