Tashmë jemi mësuar të përballemi me çdo gjë me të njëjtin seriozitet. Jemi gjthnjë tepër të shqetësuar, tepër të ngurtë. Identifikojmë pjekurinë me seriozitetin dhe besojmë se dhuntia e mençurisë na jepet vetëm si virtyt për të gjykuar gjendjet e vështira dhe meditime të gjata. Një ditë mora pjesë në një darke, ku biseda kalonte nga një temë në një tjetër. Bisedohej, veçanërisht, për semundje, krime, neuroza, kriza ekonomike, prishje të ambientit. Më në fund, një zotëri i moshuar u ngrit nga tryeza duke bërtitur: "Mjaft! Flisni për jetën. Është ora e rikrijimit!" Natyrisht, që të gjithë menduan, aty për aty, se e kishte lënë mendja. Shumë prej atyre që ishin ulur në atë tryezë, ishin mësuar ta mbysnin gëzimin dhe kishin harruar vlerën e impulseve të gëzuara dhe shfrimin e tyre. Më të shumtët prej nesh, parapëlqejnë një jetë të programuar, që na siguron qetësi dhe përjashtojn çdo gjë të veçantë. Tepër te pakte janë të gatshmit per nje jetë pasionale, të turbullt dhe me plot të papritura.Vërtet pyes veten: Ku janë shpirtrat tanë të gezuar dhe joseriozë që ne kishim, trillet dhe frymezimin që mbushte ditët tona? Sa kohë ka që një darkë mes miqve është kthyer në rast për t'i rënë kambanës së vdekjes? Dhe kjo,pikërisht kur frerët tanë të tendosur kanë nevojë të çlirohen për të mirën tonë dhe të atyre që na duan. Të rëndojmë barrën e botës, është një gjë e kotë, pra, duhet të heqim dorë nga kjo barrë dhe të mendojni se ajo bëhet më e gëzuar nga të qeshurat dhe veprimet e papritura.