Tuesday, February 19, 2019

Refletime 7

Shpirti im, a do të jesh ndonjehere i qetë, i pafajshem,i vetëm, i zhveshur, me i qartě se trupi qe te mbeshtjell ty? A do té njohësh ndonjëhere se ç'shije ka prirja per te dashur dhe per t'u kenaqur me aq sa ke? A do te jesh ndonjëhere plotësisht i kenaqur dhe te mos kesh nevojë per asgjë, a do tê jesh i afte që te mos ndjesh keqardhje per asgie, te mos deshirosh asgjë frymore apo jofrymore per të perfituar kenaqési prej saj, te mos deshirosh kohe per t'u kënaqur akoma më gjate, as një vend apo një krahinë a nje klime të përshtatshme, as njerez me te cilet te shkosh mire? Do kenaqesh me gjendjen shpirterore qe do te kesh, do gezohesh per çdo gje qe do të kesh, do bindesh që Zoti te të japë gjithçka dhe se është e do të jetë e mire për ty çdo gjë qe i pelqen Atij e qe ka ndër mend të të japë për të shpëtuar qenien e persosur, qenien e mirë, të drejtë, fisnike, qe i krijon te gjitha gjërat, i mban ato bashkë, i rrethon dhe i perqafon kur shperbëhen per të krijuar gjëra te tjera te ngjashme? A do te jesh ndonjehere i afte per te jetuar ne Mbretërině e Zotit,pastaj dhe te njerèzve, pa u bere atyre asnje qortim dhe pa u fajesuar prej tyre? Shqyrtoje me kujdes se çfare kerkon natyra jote, si qenie e udhëhequr vetëm nga një natyré fizike; pastaj beje atë që kerkon ajo dhe pranoje, gjithnjë duke mos i bere dem natyres tende si qenie frymore. Me pas duhet te shqyrtosh se çfare kerkon natyra jote si qenie frymore dhe ta pranosh plotesisht atë, gjithnjë duke mos i berë dëm natyres tende si qenie e arsyeshme. Por qenia e arsyeshme eshtë njëkohesisht
edhe qenie shoqerore. Perdori keto rregulla dhe mos perëndo ne arsyetime te kota.

Çdo ngjarje o ka ndodhur ne menyre të tille qe ti nga natyra je në gjendje ta durosh ate ose èshtë e tillë qe ti nuk je ne gjendje ta durosh. Tani, nese ngjarja është e durueshme per ty, mos e mundo veten, por duroje ate sipas mundesive te tua; nese perkundrazi ajo nuk èshte e durueshme, mos e mundo veten, sepse ne ate rast ajo te ka asgjesuar tashme.
Nga ana tjetër mos harro se ti nga natyra je ne gjendje tě durosh gjithçka: varet nga opinioni yt nese do qe ta besh ate të durueshme dhe te pranueshme nëpermjet nje koncepti fitimdhënës dhe të përshtatshëm që ka ky veprim për ty.

Nese dikush gabon, mesoji atij rrugen e duhur me dashamirési dhe tregoji fajin qe ka berë. Nese nuk je i zoti ta besh kete, fajeso veten ose me mire mos e fajeso as veten.

Çfarëdolloj gjêje që te te ndodhě, ishte e
paracaktuar per ty nga Zoti dhe nga gërshetimi i shkaqeve kishte thurur substancen tende dhe kete ngjarje.

Le te vlejë doktrina e atomeve ose ajo e natyres, pika e pare duhet te jete qe une jam pjese e gjithësisë se udhéhequr nga natyra; e dyta, që jam në njefaré marrëdhenieje farefisnore me pjesët qe kaně tê njejtên prejardhje timen. Po tè mbaj me mend keto pika, nuk do të jem në mosmarreveshje pasi une jam një rregulli i gjithësishem: asgje qe i sjell dobi gjithesise nuk eshte e demshme per nje pjese të saj. Térėsia, ne të vertetë, nuk permban asgjë qé nuk sjell dobi. E meqenëse çdo natyrë ka të perbashket ketë cilesi, por natyra e gjithesise ama ka për me teper vetinë qe te mos jetë e detyruar nga asnjë shkak i jashtem per te prodhuar diçka qe t'i bejë dëm asaj, duke me kujtuar se jam pjese e nje teresie kaq te rrenjosur, atëhere unë do të mirépres çdo ngjarje; e perderisa jam në njëfare marredhenieje farefisnore me pjesët qe kane te njëjtěn
prejardhje timen, nuk do te bej asgjë ne kundërshtim me të mirën shoqerore, perkundrazi do te kem si pikesynim qeniet
qe kanë te njëjten prejardhje timen dhe do te drejtoj çdo shtysë ndaj dobishmërise se perbashket e do ta largoj ate nga drejtimi i kundërt. Nese do të ndodhin plotesisht keto kushte, jeta nuk mund të kalojë veçse e lumtur, ashtu si mund ta perfytyrosh se kalon e lumtur jeta e një qytetari, i cili eshte
gjithnjë i zene me veprime frytdhėnese per bashkeqytetaret dhe është i gatshëm të mireprese çfaredolloj gjëje t'i kete
caktuar qyteti.
Fati i pjeseve tê teresise - keto që them jane te kufizuara nga bota -është qé ato te shuhen: kjo fjala e fundit duhet marre në kuptimin e shndërimit. Por nese, them une,
kjo éshtë një e keqe per to dhe eshtě nje e keqe e pashmangshme, gjithësia nuk mund te ece mire, duke parë se pjeset e saj jane afer shnderrimit dhe jane ndërtuar me qëllim qe të përfundojnë, në menyra te ndryshme, të shkaterruara. Atëherë, vetë natyra do të kishte běrë ç'mos që té demtonte pjeset e saj, qe t'ia shfaqte se keqes dhe tja drejtonte ne menyrè té pashmangshme asaj? Apo natyra nuk e kuptoi qe po krijohej një gjendje e tillë? Që tê dyja hipotezat jane te çuditshme. Po nèse ndokush, duke e perjashtuar nderhyrien e natyrës, do ta shpjegonte kètë gjendje si një fenomen te thjeshtë fizik, edhe në kete rast nga njëra aně, do te ishte qesharake te thoje se pjeset e teresise shndërrohen per shkak te një procesi fizik, nga ana tjeter, do te ishte e habitshme sikur tè ishte një dukuri kundër natyres apo te mos e pranoje atë, duke marrë parasysh per më tepet se perfundimi i shperberjes èshtë çlirimi i përbèresve me te cilët eshte ndertuar çdo qenie. Ne te vertete ose eshte perhapje e elementëve me te cilët është perbëre perzierja,ose eshte ndryshimi i diçkaje te ngurtë ne toke, i gazit né ajer, ku keta elemente permblidhen ne gjykimin e gjithěsise,qoftë nese ajo vazhdon ne flakerime te herepashershme, qofte nëse ripërtërihet nëpermjet shkembimeve te brendshme te perjetshme. E mos mendo se e ngurta dhe e gazta jane ende ato qe ishin ne çastin e pare te jetes: e gjithe kjo vershoi dje a pardje me ane te ushqimit dhe ajrit qe thithim. Shndërrohet kjo qe ështe marre me pas, jo ajo qe ka prodhuar natyra.
Pranoje po te duash se ajo, perkundrazi, te lidh ngushtë me detyren tende vetjake: kjo më duket se nuk ka te bejë fare me ate, per te cilën po flasim tani.

Něse e cileson veten me keto fjale -i mirë,i matur,i çilter, i kujdesshëm, fisnik dhe ne harmoni me gjithçka,ki kujdes qe té mos i ndryshosh e te mos i humbasesh kéto
cilési e nése do ti humbasësh, rimerri përsèri ato. Mbaj mend se i "kujdesshëm" per ty nenkupton vleresimin analitik dhe
tě vemendshëm te çdo gjëje; "ne harmoni me gjithçka nenkupton pranimin e vetvetishëm te çdo gjëje qe na cakton
natyra e perbashkët; "fisnik" nenkupton aftēsinë pér té ngritur pjesen e arsyeshme me levizjet e embla dhe te ashpra të trupit, mbi famen, mbi vdekjen dhe të gjitha gjerat e tjera të ketij lloji. Nese do te qendrosh në lartësine e ketyre fjaleve,pa vuajtur sepse te tjerét i perdorin ato pêr tě te karakterizuar,atëherë do jesh një tjetër njeri dhe do të hysh në një tjeter jete. Se të jesh ende ashtu siç ke qenë deri tani, te perpelitesh dhe te perlyhesh në një jetë të tillë, kjo i pershtatet një njeriu te shkujdesur, një njeriu që kapet pas jetės si ato grupet e kafsheve, te cilat, edhe pse jane giysmě te shqyera, plot me plagë, te ndotura me gjak dhe pluhur, prapeseprape kerkojně qe t'i kursesh per te nesermen, qe ne ato kushte tê perfundojne si pre e kthetrave dhe e grykève te veta. Prandaj zèri keto pak fjalë e, nëse mund te qendrosh tek ato, qendro sikur të kishe emigruar ne ndonjë ishull te lumtutisë; po
nese kupton se po bie dhe nuk ia del dot mbane që t'i mbash fort ato, ec besimplotë qe te kërkosh një skute, ku te mund t'i mbash ato nen zoterimin tend ose largohu nga jeta, jo i zemeruar, po me thjeshtesi, me liri dhe me deshirě, duke permbushur te paktën këtë arritje ne jete: te largohesh keshtu prej saj. Nese nuk harron kéto fjalë, do ta kesh me të lehte qe të kujdesesh për Zotin në zemrën tënde, të sjellesh ndër mend se gjërat nuk mund ti miklosh, perkundrazi duan qê te gjitha qeniet e arsyeshme të njehsohen me to dhe që fiku te bëjë ate që i takon flkut, qeni atë qé i takon qenit, bleta atë qé i takon bletès,,njeriu atë qe i takon njeriut.

Mëri, lufte, nxirje, mpirje e roberi dite pas dite do ti prishin te gjitha ato parime te shenjta që shfaq ti, te cilat s'kanë të bëjnë me shkencen e natyrès e qe më pas ti i braktis.Po duhet te shikosh e te besh gjithçka në menyrë te tillè qé nga njëra anë, te arrihet ajo që kërkon rrethana e nga tjetra te zhvillohet shqyrtimi teorik dhe te ruhet ajo siguri e vetvetes e cila rrjedh nga njohja e perpiktè e çdo gjëje - e ruajtur me
kujdesin me të madh, po pa arritur deri aty sa ta fshehesh ate. Kur do mund ta shijosh thjeshtesine? Po seriozitetin? Po njohjen e çdo gjeje - dometheně, cili eshte thelbi i saj,
с'vend ze ajo ne bote, sa kohe i ka caktuar natyra ekzistences se saj, nga cilet elemente eshtë e perbëre, kujt mund ti
perkase, kush mund ta japě e ta marre persëri atë?

Merimanga eshtë krenare se ka kapur një mize,dikush eshtë krenar se ka kapur një lepurush, një tjetër se ka kapur një cironke me rrjetën e tij, nje tjeter se ka kapur disa
derra te eger, njëri ca arinj, njëri ca Sarmatë. Tek e fundit,nuk jane valle kusare ata, nese analizojne parimet e tyre?

...ashtu siç shndërrohet çdo gjë në një tjeter: gjej nje menyrë per te shqyrtuar dukurine, zbatoje vazhdimisht ate dhe ushtrohu ne kete fushě, sepse asgje tjeter nuk ndihmon kaq shume ne fisnikerine e shpirtit. U zhvesh nga trupi dhe, duke menduar se pas pak duhet te braktise gjithçka pas ndarjes nga bota e njerèzve, iu përkushtua drejtésise persa i perket gjerave që kane te bejnë me veprimtarinë e tij dhe natyren e gjithesishme pèrsa i perket ngiarjeve që nuk varen nga ai. E nuk merr parasysh as se çfare do tè thonë apo do tě mendojne per te apo çfare do të bejnë kundër atij, qè është i kenaqur nga këto dy veprimtari: tè jetë i drejte me ato që ështe duke bère dhe të dojë ato qe i jane caktuar atij; ka lene mënjanë çdo pune dhe çdo detyre tjetër dhe nuk do asgië tjetër veçse te pèrshkojë deri në fund rrugën e duhur me ane të ligjit dhe te ndjeke Zotin, i cili pershkon rrugën e duhur deri në fund.

Perse duhet hamendja kur eshtë e mundur te shqyrtosh se çfare duhet te besh, dhe nese e dallon atë ec i qete ne atë drejtim pa u kthyer pas, nëse nuk e dallon nderprite gjykimin dhe vrapo përsëri te keshilltaret me të mire-, e nese te dalin pengesa te tjera gjate rruges qe do të besh, ec perpara sipas mundësive qe ke ne ate çast, duke iu pērmbajtur, pas një analize te hollësishme, asaj që të duket e drejte. Ne të vertetë, gjëja me e mire eshtë ta arrish këtë
pikësynim, pasi te mos e arrish do te thote te deshtosh. Ai qe ndjek arsyen për çdo gjë është një njeri i qete dhe njëkohësisht i gatshëm per te vepruar; ka gezim ne fytyre
dhe njëkohësisht seriozitet.

Sapo te zgjohesh pyet veten: "Ka ndonjë ndryshim per ty, nése dikush qorton ate që ështe e drejte dhe e prirur nga e mira?". Jo. Ke harruar valle se këta njerez, te cilet lavdërohen duke levduar dhe qortuar te tjeret, kanë nje natyre te caktuar sjelljeje në shtrat dhe në tryeze? Ke harruar se me çfarë merren ata, cilat gjerave u shmangen, cilat ndjekin, cilat vjedhin, cilat grabisin, jo me duar e kembë, po me pjesen e tyre më të çmuar, e cila mund te ndieje, kur të dojë, ndershmëri, turp, dashuri per te verteten, respekt per ligjin dhe një moral të mirë ?

Njeriu i arsimuar dhe i respektueshem i thotë natyres e cila jep dhe rimerr gjithçka: "Me jep çfare të duash dhe rimerr çfare të duash". E nuk e thotë me hije sfiduese, por e thote se eshte i bute dhe i prirur per tè mirë ndaj natyres.

Te ka mbetur pak kohë për të jetuar. Jeto si ne majën e një mali: sepse nuk ka asnjë ndryshim te jetosh atje apo këtu, nese kudo ne gjithesi jeton si në një qytet. Njerezit le ta shikojnë e ta shqyrtojnë me imtësi ate qe eshtë vertet njeri dhe jeton ne perputhje me natyrën. Nese nuk e durojne, Ie ta vrasin: eshtë me mire te vdesësh se sa të jetosh si ata.

Pra: nuk duhet te diskutosh më se si duhet te jete një njeri i virtytshëm, po të jesh i tillë.

Drejtoju vazhdimisht perfytyrimit të krejt përjetësise dhe te krejt lendes, si edhe perfytyrimit te faktit se, perballe lendes, çdo pjese èshtë si një kokèrr fiku, kurse përballë kohës si një rrotullim trapani.

Çdo send, qe ta vleresosh, shikoje si diçka qe ështe duke u shpërbere tashmë, ne shndërrim e siper e pothuajse duke u kalbur ose duke u zhdukur, pra, ki parasysh se çdo gje ka lindur pothuajse per te vdekur.

... se si jane kur hanë, flene, çiftezohen, jashtëqesin dhe ne giithçka tjetër. Pastaj se si janë kur njëjtesohen me ligjin, shfaqin krenari ose i dorèzohen zemërimit dhe bëjne verejtje nga lartésia e superioritetit të tyre. Ndërsa pak me parě sa njerezve u lëpinin kèmbet dhe për ç'arsye! E pas pak do të jeně perseri ne kete gjendje.

Secili nxjerr përfitim nga ajo që sjell natyra e sishme dhe nxjerr përfitim pikerisht në atë çast kur ia sjell natyra.

"Toka e do shiun e ate e do edhe eteri i nderuar"; dhe bota do të bëjë gjithçka që duhet të ndodhě. Tani botés i them: "Une dua bashkë me ty". A nuk thuhet zakonisht
edhe se diçka e caktuar "do qe të ndodhe"?

O jeto ketu e tashme je mesuar me kete-, o dil prej ketu e kjo eshtě ajo qe doje ti -, ose vdis - dhe e ke permbushur detyren tende- nuk ke mundësi te tjera perveç ketyre. Pra, mos u ligështo!

Le te jete mjaft e qarte se atje poshte, ne fushe, eshtë pothuajse si ketu dhe eshte gjithçka si ketu, ashtu edhe në majë të malit, ne breg te detit, apo ku te duash. Do te gjesh pikerisht ate qe thote Platoni: "Duke u mbyllur -thote -ne vathën e tij ne mal", e me tej: "Te mjelësh delen që blegërin".

Ç'ështe per mua parimi im drejtues, si po e bej une tani atě, e per çfare po e perdor tani? Mos eshte valle pa intelekt, i lirë dhe i shkeputur nga shoqéria aq i shtënë dhe i
përzier në trup sa te kete te bejë patjetër me levizjet e tij?
Kush largohet nga Zoti eshte një rob i arratisur, Zoti është ligji dhe kush e shkel atë ligj eshte një i arratisur. Po kush vuan, zemerohet e trembet, sepse nuk do qe të ketë ndodhur, të jetë duke ndodhur ose duhet te ndodhe nga ato qe ka caktuar, ai qe drejton gjithçka, pra, ligji.

Pasi ka derdhur faren ne mitër mashkulli terhiqet dhe qe nga ai çast fara kalon në një tjetër çeshtje, të cilen e perpunon dhe e zbaton një femijë i pèrsosur: ç'perfundim vjen nga ai fillim! E me te njeriu le ushqimin në gojën e fémijes dhe që nga ai çast
ushqimi kalon nè nje tjeter çështje, nga e cila nxjerr ndjesi, shtysa,pra jetë dhe fuqi e sa e sa perfundime te tjera. Pastaj vëre keto zhvillime që ndodhin ne një fshehtësi kaq te thelle dhe shiko forcen qe i prodhon ato,ashtu siç shikojmë edhe forcen qe terheq trupat per poshtë dhe ate qe i shtyn per lart: jo me sy, po kjo nuk do te thote me me pak mendjemprehtesi.

Ki parasysh vazhdimisht se si edhe me pare gjithçka ndodhte tamam ashtu siç ndodh tani; e ki parasysh se kjo do të ndodhë edhe ne te ardhmen. Sill ndër mend drama të tëra dhe pamje nga i njëjti nivel jetese, sa te tille njeh nga pervoja vetjake ose nga historia e meparshme, per shembull krejt oborri mbreteror i Adrionit, krejt oborri mbreteror i Antoninit, i Filipit, i Aleksandrit, i Krezos: ishte gjithçka ashtu siç ështe tani,vetem se me personazhe te tjere.

Shikoje çdo njeri qe vuan ose ankohet per çfaredolloj arsyeje si një derkuc te flijuar qe hedh shkelma dhe gerthet,ashtu eshte edhe ai qe, i shtrire ne shtratin e tij te vogel, qan i vetëm dhe ne heshtje zinxhirin qe na lidh me gjithësine. Ki parasysh se vetëm qenies se arsyeshme i lejohet te ndjeké me děshirë ngjarjet, ndërkohe që eshtě e pashmangshme per te gjithe qe thjesht t'i ndjekin.

Piké per pikë, per çdo gjë qe ben, ndalu tè mendosh té dhe pyet veten nese vdekja te tremb ngaqe te privon nga kjo gjë.

Kur te ndeshesh ne gabimin e dikujt fillo menjehere të mendosh ç'gabim të ngjashëm po ben ti, per shembull duke e cilesuar si te mire kenaqësinë ose famen, e gjëra te tjera të tilla. Duke menduar gjatë per kėtë pikë, në te vertetë,do ta harrosh shpejt zemërimin tend, aq me tepër nese do te te vijë ndër mend fakti se ai njeri vepron ngaqe eshte i detyruar: çfare duhet te beje ai? Ose nëse ke mundési, liroje ate nga gjendja e deyruar.

Duke pare Satironin, perfytyro nje Sokratik, Eutik ose Imen; duke pare Eufratin, perfytyro Eutiksionin ose Silvanin; duke pare Alcifronin, perfytyro Tropeforin; duke pare Ksenofonin, perfytyro Kritonin ose Severon; e kur te kthehesh per te pare vetveten, perfytyro një nga Çezaret dhe te njejtën gjë bej per çdo njeri tjetër. Pastaj mendja jote le te pyese veten: ku janë keta? Asgjëkund ose kushedi se ku. Ne te vertete, keshtu do te shikosh vazhdimisht se realiteti njerězor eshte tym dhe eshtë hiç, mbi te gjitha, nése do te mbash mend se gjithçka, pasi shnderrohet, nuk do te mbetet né pafundësine e kohes. Atehere perse mundohesh kaq shume? Perse nuk kenaqesh duke i shkuar ne fund ashtu siç
duhet ketij udhetimi te shkurtër? Prej cilès lende dhe prej cilës temé kerkon te largohesh? Çfare tjeter jane gjithe keto
veçse ushtrime per arsyen, e cila ka shquar qartě, edhe caqet e shkences së natyres,çeshtjet e jetës? Pra,këmbéngul deri sa te kesh përvetesuar edhe keto koncepte,ashtu siç pervetéson stomaku i fortě çdo lloj ushqimi ,siç shnderron zjarri i gjallë ne flake dhe drite çdo gjë qe i hedhin siper.

Askush nuk duhet të thotë për ty, duke folur me çiltersi, se nuk je njeri i thjeshtë dhe i virtytshém: ai qe ka kete mendim te tille per ty duhet të genjejë. Gje qe varet krejt nga ty: ne te vertete kush tě ndaloi te jesh i virtytshem dhe i thjeshte? Duhet vetëm te vendosësh që të mos jetosh mě, nese nuk do te jetě keshtu. Në të vërtetë, as arsyeja nuk zgjedh qe ti të jetosh, nese nuk je keshtu.

Çfare duhet bere ose çfare duhet thene, ne lidhje me kete çështje, qe t'ia vlejë? Per çfarëdolloj gjëje te flitet eshte e drejte ta besh ose ta thuash ate; e mos nxirr si shkak nje pengesë. Nuk mund te pushosh se ankuari para se të kesh ndjerë ne vetvete se per ty, te besh ate qe pershtatet me ndertimin e njeriut, sido qe te dalë, dhe te paraqitet ajo eshte e barazvlershme me epshin qe gjejnë te rehatia njerezit e
ndjeshëm ndaj kenaqesive; ne te vertete, duhet te kuptosh si qejf çdo veprim qe eshte i drejtë ,te besh ne pershtatje me natyren tende e te veprosh, ne kete menyre, është e drejté kudo. Sigurisht cilindrit nuk i eshtë dhene mundesia qe te zbatojë kudo levizjen e tij te veçante, e as ujit, as zjarri,asgjëje qé èshte udhèhequr nga njě natyrë ose nga shpirti i paarsyeshém, sepse ka shume pengesa dhe veshtrësi. Ndersa intelekti dhe arsyeja mund te kalojne çfarëdolloj veshtirésie,ashtu siç eshte ne natyren e tyre dhe siç duan ata. Kur te sjellesh nder mend ketë aftësi, në saje te se ciles arsyeja do te
levizet me anë te çdo gjëje, ashtu siç shkon zjari per lart, guri për poshtë, cilindri pergjatë një rrafshi te pjerret, mos kërko me asgjë tjetër: pengesat e tjera, në të vërtetë, ose e të bejnë me kètë trup të mjerë, qe èshtë vetem një kufomë ose pa i shoqeruar me nje opinion qe ti njohe si te tilla dhe me një leshim te vete arsyes, pengesat nuk tê prekin dhe nuk prodhojnë as të keqen me te vogël, se perndryshe edhe ai qe i peson ato do të bëhej menjëhere me i keq. Pra pèrsa i perket gjithe qenieve të tjera, çfaredolloj gjeje ti ndodhě ndonjërit prej tyre, èshtë vete qenia e prekur nga ato ajo që do të behet më e keqja. Ndërsa ketu, nese mund te thuhet keshtu, do të bëhet, madje, edhe me i mire e me i lavderueshëm, nese do te dije te sillet siç duhet ne ato qe i ndodhin. Pra, mbaj mend se atij që eshte qytetar nga natyra nuk mund t'i sjelle dem ajo qe nuk i sjell dem qytetit, dhe nuk mund t'i sjellě dëm qytetit ajo qe nuk i sjell dém ligjit.
Tani, asgjë nga keto te ashtuquajturat fatkeqési nuk e demton ligjin; domethene, ajo që nuk demton ligjin, nuk demton as qytetin e as qytetarin.

Nese dikush ka ndier brejtjen e parimeve te věrteta i mjafton edhe shenja me e vogel,fjalia te cilën e dine te gjithe,pêr te sjelle nder mend se nuk e njohin dhimbjen dhe friken.Per shembull, gjethe, era pěrhap disa syresh ne tok... ,po kështu edhe trungu i njerezve... fletusha jane edhe femijet e tu, fletusha edhe këta që me një shprehje kaq bindese brohorasin dhe lëvdojnë ose, ne te kundert, mallkojne, ose thellë brenda tyre qortojne dhe shpotitin, po ashtu fletusha
janë edhe ata te cilève do t'u besojmé faměn tonë pas vdekjes.

Në të vërtetë, te gjitha keto qenie lindin ne stinën e pranverës...pastaj i rrezon era e më pas, ne vend të tyre, pylli prodhon té
tjera. Kushti i zakontë i çdo gieje èshtë ekzistenca e saj; ndesa ti i shmangesh dhe ndjek çdo gijë si te ishte e shkruar
te zgjaste ne pafunděsi. Edhe pak e do tè mbyllësh syte;, e nje tjeter do të qajë ate qe te ka varrosur ty.

Syri i shendetshëm duhet të shikojë gjithçka qe mund te shihet e të mos thote: "Dua te shikoj te gjelbren": kètë gjë e ben edhe ai qe i ka sytë te semure; degjimi dhe nuhatja e shendetshme duhet të jeně gati per gjithçka qe mund te degjohet apo te nuhatet, stomaku i shëndetshëm duhet te reagojë në të njëjten menyre ndaj çdo lloj ushqimi, ashtu si guri i mullirit duhet te bluaje gjithçka qe mund te bluaje. E me pas mendja e shëndetshme duhet të jete gati pěr çdo ndodhi; ndërsa ajo qe thote: "Femijet e mi te shpetojne" ! dhe " të gjithë të lavdërojnë çdo gjë që bëj unë " ! Ështe një sy që kerkon te gjelbren ose dhembë qe kerkojne ushqim te bute.

Askush nuk ështe kaq fatlum sa te mos ketě praně,kur te vije çasti i vdekjes, dike qe ta mireprese me kenaqesi ngjarjen e perzishme. Ai eshte nje njeri serioz dhe i urtë?Kur te vije ora e tij e fundit do te kete ndonjë që do te thotë me vete: "Më ne fund do te marim pak fryme nga ky njeri i merzitshem; jo se ishte i ashper me ndonje nga ne, por e ndieja se thelle brenda tij na fajesonte". Kjo per njeriun serioz: ndersa në rastin tone kushedi sa arsye te tjera do ketě qe te tjerët te mos presin gjë tjetër veçse të çlirohen nga ne! Prape per kète do të mendosh kur te jesh duke vdekur dhe do te ikesh mě i qetë, duke arsyetuar kèshtu: Po
dal nga nje jete tjetër, ne te cilën pikerisht miqte e mi, ata pěr të cilët,jam përpjekur kaq shumě, jam lutur aq shumě, jam merakosur shumë, pikerisht kèta duan qe unë të iki, duke shpresuar ndoshta se do të kenë ndonjë tjeter perfitim nga kjo". Ateherë të deshiroj me kaq ngulm qe te qëndroj me gjate ketu poshte? Megjithatë mos ik duke ushqyer për ketë arsye ndjenja me pak dashamirëse ndaj tyre, po duke ruajtur karakterin që ke pasur gjithnjë, duke qene mik i dashur dhe i prirur per te mirë ndaj tyre; e mos ik as sikur dikush po te
shkeput prej tyre: perkundrazi, duhet te largohesh prej tyre ne ate menyre te qete me te cilën lirohet nga trupi shpirti i
atij qe ka nje vdekje të rehatshme. Ne te vertetë, Zoti tê bashkoi dhe të përzieu me ta: tani, ama, po te ndan. Po ndahem siç do të ndahesha nga te afermit e mi, pa kundershtuar, madje as duke u ndier i detyruar: dhe kjo eshtë nje sjellje qe perputhet me natyren. Mësohu që, ne çdo gjë qe bën dikush, me aq sa te kesh mundësi, te hetosh brenda vetes: "Ç'synim ka ky qe po ben ketë veprim?". Po fillo nga
vetja jote dhe kete shqyrto te paren.

Mos harro se fijet e marionetes i lëviz ai qe ndodhet brenda teje: ai eshtë[...], ai eshtë jeta, ai, nëse duhet ta themi,éshtë njeriu. Ne konceptin tend, mos e lidh asnjeherë mbeshtjellën, që e mban, me keto organe, qe i jane krijuar asaj rreth e qark: ato jane si njé sépate, me te vetmin ndryshim qe janë tě ngjitur me organizmin tone. Se keto pjese, pa shkakun i cili i leviz dhe i ndal, nuk janě mě te dobishme se xhepi për até qe qep, se pena per ate qe shkruan dhe kamzhiku per karrocierin.

Monday, February 11, 2019

Miku im, asnjëherë mos e gjykoni dikë pa e ditur historinë e këpucës së tij.

Shpesh,disa njerëz janë si këpucët.
Të vjetrat nuk kanë bukuri sepse janë rrjepur nga goditjet e jetës, bien erë për shkak të lodhjeve,askush nuk do guxonte ti vishte edhe nëse jepeshin falas.
Ndërsa të rejat janë të bukura, plot shkëlqim ngaqë kurrë nuk kanë parë rrugë në jetë,kanë aromë të këndshme pasi ndihen të freskët,dhe të gjithë do i vishnin me çdo çmim.

Miku im, asnjëherë mos e gjykoni dikë pa e ditur historinë e këpucës së tij.

Sunday, February 10, 2019

Veprimi i sforcuar

Sa më e sforcuar bëhet diçka,aq më shumë bie motivimi.
Nëse në jetën e dikujt shihni se motivimi është në rënie,kontrolloni se mos bën një jetë të sforcuar, një jetë që nuk ka dashur ta jetojë,ose ndoshta kërkon të ndryshojë mënyrën e jetës por nuk mundet ngaqë ndjen një detyrim .
Prandaj duhet patur kujdes kur këshilloni dikë,që mos ta detyroni  të bëjë diçka me sforco. Pasi herët ose vonë, nga lodhja,do heqë dorë nga ajo gjë.

Saturday, February 9, 2019

E pyetën një të ditur

E pyetën një të ditur : - pse sot zemrat tona janë ashpërsuar, ndërsa dje ishin më të buta ?
U përgjigj:
Sepse ne qanim më shumë pranë njëri tjetrit kur kishim halle e qeshnim në vetmi për lumturinë e tjetrit.
Ushqenim njëri tjetrin me dorë duke garuar kush do bënte më shumë ,ndërsa sot ushqehemi veç e veç duke patur zili atë që ka tjetri.
Ne kënaqeshim duke vizituar njëri tjetrin, ndërsa sot janë harruar fare vizitat.
Ne përkëdhelnim fëmijët,i përqafonim,luanim me ta,dilnim me ta,ndërsa sot fëmijët rriten të vetmuar përballë një bote virtuale.
Zemrat tona ishin të lidhura me Zotin,ndërsa sot lidhen me partitë fetare dhe politike.
Ne vizitonim varrezat për të kuptuar që çdo gjë është kalimtare,me qëllim të frenonim të keqen,ndërsa sot e shohim të vdekurin dhe zemrat nuk dridhen aspak,vazhdojnë jetën të shkujdesur.
Vizitonim shpesh të sëmurët me qëllim të vlerësonim shëndetin,ndërsa sot nuk vlerësohet aspak shëndeti,sepse mendojnë se bota është e tyrja.
Ne u jepnim rëndësi harmonisë edhe nëse jetonim në kasolle ,ndërsa sot u jepet rëndësi vilës së bukur edhe nëse ajo është bosh nga brenda.
Ne e shihnim jetën si një çast,ndërsa sot e shohin çastin si një jetë.

Wednesday, February 6, 2019

Qetësohu o brengë

Qetësohu o brengë e natës
Frikën mos e ushqe
me dhimbjet...
nga plagët që të dhanë!

Qetësohu o brengë e natës
Se shpirti yt i vrarë
Dritë do të ketë në mëngjes
Nga ylli i shpresës që natën frikëson.

Qetësohu o brengë që shpirtra lodh
Pas kësaj sprove lehtësuar do jesh
Së lehtësimi vjen pas vështirësisë
Pas natës agimi vjen.

Qetësohu o brengë
Se pa brenga kjo botë nuk shkon
Me durim e shpresë
Fiton ai që e kalon

Qetësohu o brengë
E lodhur nga padrejtësitë
Shplodhe veten në lutje
Se të gjithë gjejnë veten me meritë.

Qetësohu o brengë e natës
Se Ai që natën dhe ditën në Dorë e ka
fatet dhe shpirtrave tanë u jep qetësi
Ku i drejti një ditë do të gjejë drejtësi.

Gropa e problemit

Gropa e problemeve

Dikur në një fshat ra një tërmet dhe toka u ça aq sa u hap një kanal i cili ndau dy fshatra në mes.
Në mes të natës dy persona nga të dyja fshatrat  ranë në këtë kanal dhe të nesërmen u mblodhën të gjithë nga të dyja fshatrat për të gjetur fajtorin e kanalit,kush e hapi dhe pse!
Të dyja fshatrat akuzonin tjetrin. Akuzat nuk pushonin dhe situata degradoi deri në konflikt.
Një plak i moçëm mendoi ta zgjidhte problemin duke dërguar djalin e tij për tu thënë që kanalin e hapi ai vetë,dhe kështu ndodhi.
Edhe pse djali e mori përsipër këtë akuzë,ata përsëri akuzonin njëri tjetrin se ky djalë nuk ishte prej tyre por prej atyre.
Plaku e pa që nuk bëri dobi dhe konfliktet vazhdonin.
Në fund plaku shkon aty dhe u thotë : " Djalin e dërgova unë që të merrte përsipër fajin me qëllim që të qetësonte situatën tuaj,por ju jeni përqëndruar tek kanali dhe tek fajtori aq shumë sa nuk po mendoni ta zgjidhni situatën duke mbushur kanalin.
Por ajo që pashë tek ju është fakti që ju u bashkuat të gjithë duke akuzuar djalin dhe harruat njëri tjetrin.
Pra,pasi u krijua një armik i përbashkët ju u bashkuat.

Shpesh herë ndodh që njerëzit nuk përqëndrohen zgjidhjen e problemit por në fajtorin e problemit, aq shumë sa problemet i shtojnë më shumë sesa janë.
Gropa e problemit gjendet në mendjen e çdo njeriu,duke fajësuar veten ndërkohë që mund të gjejë zgjidhjen e problemit.
Gropa e problemit egziston në familje, në martesë,shoqëri...etj!

Refletime 6

Mos e perbuz vdekjen, por pranoje atě me deshiré,meqe edhe kjo eshtë një nga gjërat qe ka dashur natyra. Si mbarimi i rinise dhe pleqërise, zhvillimi dhe lulezimi i plotě,dalja e dhembeve, dalja e mjekres, dalja e flokëve, mbarsja,shtatzania, lindja dhe të gjitha veprimet e tjera te natyrshme qe vijně me stinët e jetes, ashtu eshte edhe vete shperberja. Kjo, pra, eshtë sjellja e njeriut që arsyeton: te mos vihet,perballe vdekjes, ne kuptime shumë te pergjithshme apo duke e kundershtuar a duke e perbuzur, por ta prese atě si nje nga veprimet e natyrshme. Siç pret tani çastin ne të cilin nga barku i sat shoqeje do te dalë nje femijë, ashtu prit çastin kur shpirti yt do të dale nga kjo mbeshtjellëse. E nese do edhe nje rregull qe nuk eshte filozofik por di te preke zemren-
do te jesh i prirur per te mire ndaj vdekjes mbi të gjitha,nése do tè marresh parasysh gjerat nga te cilat do te ndahesh dhe me cilet tipa shpirti yt nuk do te perzihet më. Pasi, edhe pse nuk duhet ne asnjë menyre te grindesh me ta, madje perkundrazi duhet t'i kushtosh vemendje dhe t'i durosh me qetësi
prapëseprapë nuk do te harrosh se ti nuk do te ndahesh nga njerëz te cilët mbeshtesin te njëjtat parime që ke edhe ti. Kjo do te jetë, po e solli puna, e vetmja arsye qé do të shërbejë si kunderpeshe dhe do te te mbaje të mberthyer pra, mundesia per të bashkëjetuar me njerëz që kanë té njejtat parime qe ke edhe ti. Por ti e shikon fare
mirë, tani, sesa rraskapitëse éshtë mosmarreveshja me ata qe jetojně pranë nesh, aq sa dikush thotë: "Eja shpejt, vdekje,
qe te mos arrij edhe unë deri aty sa të harroj veten".

Kush gabon, gabon në dëm të vetes; kush běn padrejtěsi i ben keq vetes sepse bèhet shpirtlig.
Shpesh ben padrejtesi jo vetem kush ben diçka por edhe kush nuk e ben ate.

Mjaftojnë: mendimi qe eshte ne gjendje te kuptojé vërtetesině ne çastin e tanishëm; veprimi qé éshtě i dobishëm per bashkesine ne çastin e tanishèm, sjella e gatshme per të pranuar gjithçka qe, ně çastin e tanishem, vjen nga shkaqe te jashtme.

Largoje pèrfytyrimin; ndale shtysën; shuaje urině; zoteroje parimin drejtues.

Vetëm një shpirt ështe i ndare midis qenieve qe nuk kane arsye dhe vetem një shpirt eshte i arsyeshëm dhe i shpërndare midis qenieve qe kane arsye. Ashtu siç eshte e
vetme edhe toka e cila permbledh gjithçka qe ështe e perzier me dhè, e vetme drita e syve tanë, i vetem ajri qe thithim te
gjithe ne qeniet qe shikojmě dhe jetojmě.

Çdo gjë qe ben pjese ně nje element te perbashkët është e prirur ndaj asaj qe ka natyrë të ngjashme me të .Çdo gjë qe është e perzier me tokë priret nga toka,çdo lëng priret që të shkrihet me të tjerët, po keshtu edhe gazi, aq sa per ta ndalur duhet pêrdorur medoemos nje pengesë. Zjarri,
per shkak te elementit tè zjarrtë qe ka, éshtè i prirur të shkojë lart,e kêtu poshte eshtë kaq i gatshëm që te bashkohet me çdo zjarr
tjeter, sa qe çfarédolloj materiali qoftë ai edhe vetëm fare pak i thate digjet lehtë ngaqe permban shume pak perberes që pengojne djegjen. Po késhtu edhe çdo qenie qe ben pjese në natyrèn e arsyeshme të pěrgjithshme, priret, në tě njëjten
mënyrë a ndoshta edhe me shumë se ato qe u thanë me lart,ndaj asaj qe ka tê njejtën natyré me te; në të vertetë sa me shume shquhet nga tè tjerët, aq me shume eshtë i gatshëm te përzihet dhe te shkrihet me ate qe i përket sojit te tij. Nder qeniet e arsyeshme u krijuan menjëherë mori, tufa, grumbuj, u krijuan trajta dashurie: ne te vertetë ketu kishte tashme disa shpirtra dhe ndodhej tashmë shtytja per bashkim-shtytje e fortë ngaqë èshtë e gjallë në një qenie superiore e qe nuk gjendet tek bimët, gurët apo druret. Nder qeniet e arsyeshme
u krijuan shoqatat politike, miqesite, familjet, mbledhjet, e, gjate luftës, traktatet dhe armepushimet. E nder qeniet te cilat
jane ende superiore, megjithese ndryshojnë nga njëra - tjetra, filloi te krijohej një lidhje e cila gjendet edhe tek yjet. Keshtu
shtyja pěr t'u ngritur drejt asaj qe eshte superiore mund të ngjalle simpati edhe midis qenieve qe janë larg njera - tjetres.
Vere re, pra, ate qe ndodh tani: vetem qeniet e arsyeshme,tani, e harruan prirjen dhe pleksjen e ndërsjellt dhe vetëm ketu nuk duket me permbledhja ne një rrjedhe te vetme. E prapě se prape, edhe pse shkeputen nga njera - tjetra, ato merren dhe rrethohen: natyra eshte me e forte. Nese tregohesh i vemendshèm do ta kuptosh se çfare dua te them: do ishte më e lehté të gjeje diçka te përzier me toke qe nuk lidhet fare më asgje te perzier me toke sesa nje njeri të shkeputur krejtésisht nga një njeri tjeter.

Japin fryte edhe njeriu, Zoti, bota: ně stinet e duhura çdo gjë jep fryte. E nuk do te thotë asgjë nëse jemi měsuar te perdorim fjalen "fryt" në kuptimin e mirëfillte të vreshtit dhe bimeve te tjera. Arsyeja e ka një fryt, i cili eshtë qofté i perbashkët qoftë vetjak dhe prej saj lindin fryte të tiera té nje natyre te ngjashme me te.

Nese mundesh, permiresoji ata me mesimin tend perndryshe mos harro qe dashamirësia te eshtë dhene pikerisht per keto rrethana. Edhe Zoti është dashamires
ndaj ketyre lloj njerezve; e madje per disa gjera si per shendetin, per pasurinë, per famen-ato i ndihmojne njerezit,aq te dashura janë! Këte mund ta besh edhe ti: ne rastin e kundert, thuaj kush te pengon ta bësh.

Puno: por jo me pamjen e te demtuarit, as te dikujt qe kerkon mèshire nga te tjeret apo kerkon qe ata ta adhurojnë; perkundrazi, deshiro vetëm diçka: te levizësh dhe ndalesh ashtu siç te thotë arsyeja e bashkejeteses ne shoqeri.

Sot jam larguar prej çdo merzie; ose me mire, kam hedhur tej çdo merzi: sepse nuk ishte jashtë, por brenda, ne opinionet e mia.

E gjithë kjo eshte e zakonte per pervojên, kalimtare per kohën, e ndyre per lënden. Gjithçka, tani, eshte si ne kohén e atyre që kemi varrosur.

Gjerat qendrojnë jashtë deres, te veçuara ne vetvete e për vetveten nuk dinë dhe nuk flasin asgjë. Po kush flet,pra, per to? Parimi drejtues.

E mira dhe e keqja e qenies se arsyeshme dhe shoqerore nuk qendron te plogeshtia por te gjalleria, ashtu si edhe virtyti dhe e meta e tij

Per gurin e hedhur lart nuk ka asgje te kege po té bjerë pèrsëri poshtë ashtu siç nuk ka asgje të mire po të ngjitet.

Deperto ne brendësi te parimeve te tyre drejtuese dhe do ta shikosh nga cilët gjykues trembesh dhe ç'gjykues janë ata per vetveten.

Gjithçka eshte shndërrim. Ti vete i nenshtrohesh një çeshtjeje te vazhdueshme ndryshimi e, ne njëfare menyre, shkaterrimi, po keshtu edhe krejt bota.

Gabimin e një tjetri duhet ta lesh atje ku eshte.

Reshtje e nje veprimtarie, e nje shtyse; pushimi i shkurtër e, le te themi, vdekje e nje opinioni: s'ka asgje te keqe. Hidhu tani tek periudhat e ndryshme te jetes: tek fëmijeria, adoleshenca, rinia, pleqeria; edhe per to, ne te vertete,shndërrimi është një vdekje. Ka vallë ndonjë gjë për tu trembur ketu? Hidhu tani tek jeta qe ke kaluar nen kujdesjen e gjyshit tënd, pastaj tek jeta qe ke kaluar nen
ku kujdesjen e nenes tende, pastaj tek jeta që ke kaluar něn kujdesjen e babait tend; e kur të perballesh me shumë shkaterrime, shnderrime e reshtje të tjera pyet veten: "Mos ka ndonjë gje per t'u trembur?". Késhtu nuk ka asgje per tu trembur as tek reshtja, fundi e shkatërrimi i krejt jetës tënde.

Rend tek parimi yt drejtues, tek parimi i gjithesise dhe tek parimi i ketij njeriu. Tek i yti, per ta bere atë një intelekt per se mbari; tek ai i gjithësisë, per te mos harruar se ku ben pjesè; tek ai i ketij njeriu, per te kuptuar nese pas veprimit te tij fshihet padituria apo vetedija, e njëkohësisht, per të marre parasysh se ai parim drejtues eshte i ngjashem me tendin.

Siç merr ti vete pjese ne krijimin e nje strukture shoqerore, ashtu edhe çdo veprim i yti le të marr pjese ne krijimin e jetes shoqerore. Cilido veprim i yti qe nuk eshtë ne
lidhje te drejtperdrejte apo të largët me qellimin e pergjithshëm,e copeton jetën e perbashket, e pengon bashkimin e brendshëm te saj dhe eshtë burim mosmarreveshjesh, ashtu siç ështě, ne
demokraci, ai qe largohet me vete nga nje regjim i tille i harmonishëm.

Zemerime, lojra femijesh dhe "shpirtra te shkrete qe mbajnë kufoma": béhet me i qartě skenari i Nékuias!

Drejtoju tani asaj çéshtjeje dhe shqyrtoje ate né brendesi, pasi ta kesh veçuar nga shkaku; pastaj percakto edhe kohën me te madhe gjatë te ciles kjo çeshtje e veçantë
mund te zgjasë.

Ke vuajtur tashmë njëmijë here per faktin se nuk ke dashur te kenaqesh që parimi yt drejtues te bente ato lloj gjërash qe lidhen me ndërtimin e tij; tani mjaft, ama!

Kur dikush te shan ose te urren apo kur njerezit flasin për ty ne ketë menyrë, drejtoju shpirtrave te tyre, deperto në brendesi te tyre dhe shiko ç'lloj njerezish jane. Do ta shikosh se nuk duhet te vuash qe ata te kenë një mendim te caktuar per ty. Megjithate Zoti i ndihmon ata ne menyra nga më te ndryshmet, me anë te gjërave qe kanë të bëjnë pikerisht me ta.

Keto janë ciklet e botes: lart e poshte dhe nga perjetesia ne perjetesi. Ose mendja e gjithesishme ushtron
shtysën ně çdo gjë - e nese eshte keshtu, pranoje shtysèn e saj ose e ka ushtruar njëhere e mire dhe te tjerat vijne si rrjedhojë
e saj. Po pse lodhesh kot? Ne njefare kuptimi, ne te vertetë,ketu ka ose atome ose fat. Pra, nese ka Zot, èshte çdo gje ne
tregu!; nëse mbizotëron rastesia, mos vepro edhe ti rastesisht.

Shpejt dheu do te na mbuļoje te gjitheve, pastaj edhe ai do të shndërrohet e kjo mbështjelle do të shndërrohet ne pafunděsi, edhe tjetra kur t'i vijë radha po ashtu. Nese dikush mendon per dallget e shnderrimeve e te ndryshimeve dhe per perjetésine e tyre do te përbuzesh gjithçka qé ështé e vdekshme.

Çéshtja e gjithësisë éshtë nje rreke : merr gjithçka me vete. Sa pak vlejne keta burrece te dhenë pas politikès dhe -
janě të bindur për kete - pas njohurise sě filozofise: qurravecë. Po ti, o njeri, ç'ben? Bej atë qè i nevojitet tani natyres. Merru me shtysen, nese e ke ate, e mos u kthe rrotull pèr tê pare nese ka ndonje qé mund té dégjojë. Mos shpreso në Republiken e Platonit, por kénaqu per ato pak hapa qe ben perpara dhe mos e quaj vogëlsi edhe në ka perfundim te thjeshtë. Kush do t'ia dalë mbanë, ne të vërte qe te shnderroje parimet e tyre? E pa shnderrimin e parimeve çfare mbetet tjetër veç robërisë së atij qe renkon dhe běn sikur bindet? Eja, tani, më cito Aleksandrin, Filipin, Demetrin. Do te shikoj nese ata e kanë kuptuar se çfare do
natyra e perbashket dhe nese janë stervitur; por nese kane recituar si personazhë tragjedie, askush nuk më ka denuar
qe te bej edhe une si ata. Detyra e filozofise është e paster dhe e thjeshtë: te mos më shtyjë ne sjellje krenare dhe hijerenda.

Vere re nga siper: tufa te panumerta, ceremoni te panumerta, lundrime të ndryshme qe lindin, bashkëjetojnë,
zhduken. Merr parasysh edhe jeten qe kanë bere te tjerë ne të kaluarën, jetën qe do te bëjnë pas teje dhe ate qe bëjne tani fiset barbare; merr parasysh se sa vetë nuk te diné as emrin, sa te tjere do ta harrojnë shume shpejt atė, sa nga ata qe ndoshta tani te levdojne shume shpejt do te te qortojně; merr parasysh sesa pa vlere eshte kujtimi qe lëmë ne afishe,sa pa vlere është lavdia dhe gjithçka tjetër.

Gjakftohtesi me gjërat qe vijnë nga shkaqe të jashtme,drejtësi me gjërat qe krijojne shkakun i cili buron nga ty ose me mire te themi shtysen dhe veprimin te cilet shterone
pikerisht duke vepruar ne lidhje me të miren e pergithshme,pasi ai nga natyra te takon ty.

Mund te zhdukėsh shume giëra të kota nga ato qe te shqetesojnë, sepse ndodhen të gjitha në mendimin tënd: kështu do te perfitosh menjëherë një hapesire me te madhe.Ço ndér mend krejt gjithesině, merr me mend perjetesine e pafund dhe merr parasysh shndërrimin e pjesëve te çdo gjeje,
shiko sesa e shkurtër eshtë koha që kalon nga lindja deri tek shpërberja, sesa e thellë eshtë ajo që paraprin lindjen dhe
njëkohesisht sa e pafund ajo qe vijon nga shperberja.
Do ta shikosh se shume shpejt gjithçka do te shuhet e shume shpejt do te shuhen edhe vetë ata qe kanë pare te shuhet. Kush vdes ne errësire te plote do te kalojë ne të
njëjtat kushte te atij qe ka vdekur para kohe.

Pyete veten se çfare parimesh drejtuese kane keta njerëz, me çfarë lloj gjërash merren ata dhe per ç'arsye ndjejnë dashuri dhe respekt ndaj te tjereve. Perfytyro te
shohesh tě zbrazet shpirtin e tyre te shkrete. Mendo sesa fodullëk shfaqin, sesa kujtojnë se demtojnë me vërejtjet që i bëjně apo ndihmojnë me levdimet e tyre.

Humbja nuk eshte gje tjeter veçse shnderrim. Kjo i sjell perfitim natyres së gjithesishme: sipas vullnetit te saj
eshte e drejtë ajo që ndodh, keshtu ka ndodhur gjithnjë nga pérjetesia dhe keshtu do të vazhdoje të jete deri në pafundësi.
Pastaj? Ti thua se gjithçka qe ka ndodhur èshtë e padrejtë,që gjithçka do te jete gjithnjë e padrejtë dhe se nga gjithe
këto që ndodhin nuk éshté gjetur ndonjëherë nje fuqi qe te te rregullojë kete gjendje, por bota eshtë e denuar te qëndroje papushim në një morse padrejtēsish,a?

Kalbezimi i lèndes që qendron ne thelb tě çdo qenieje eshtë uje, pluhur, kocka, duhmë; më tej: mermerët janë pllaka toke dhe ari e argjendi jane fundërrina, veshjet jane lekurë, purpuri eshtë gjak e keshtu me radhë githçka
tjeter. Fryma jetësore eshtë ndryshe nga ato dhe kalon vazhdimisht nga një qenie te tjetra.

Mjaft me jetën e palumtur, me ketë pëshpëritje, me kete sjellje prej majmuni! Perse turbullohesh? Ç'te re ka ketu? Çfare te ben te dalesh nga vetvetja? Shkaku? Shqyrtoje mirë atë. Apo ndoshta çeshtje? Shqyrtoje mire atë. Nuk ka asgje
tjeter perveç këtyre dy gjerave. Por ji me i thjeshtë dhe me i dashur ndaj Zotit ne fund te fundit!

Nése njerëzit kane gabuar, e keqja aty eshte; por ndoshta nuk kanë gabuar.
Ose rrjedh gjithçka nga një burim i vetem i
arsyeshëm ashtu si ne nje trup te vetëm dhe atëhere pjesa e atij trupi nuk duhet të ankohet per ato që ndodhin ne te
mire te teresise ose ka atome dhe asgjë tjeter veçse perzierje dhe shperhapje. Perse e turbullon veten, atehere? Ti thuaji parimit drejtues: "Ke vdekur, je shthurur, je terbuar; shtiru, jeto ne kope, në kullota".
Zoti ose ka gjithçka ne dore ose s'kaně asgje.Tani, nese s'ka gjë ne dore, perse lutesh? Nëse perkundrazi ka, perse nuk lutesh qè te të lejojë të mos i trembesh asnjëres prej ketyre gjerave, te mos déshirosh asnjëren prej tyre, te mos vuash për asnjëren, ne vend qe të lutesh té te ndalojë apo te te lejojë një nga keto gjiera? Patjetër që nese ka mundësi t'i ndihmojně njerezit, mund ti ndihmojë edhe per kète. Po ndoshta do te thuash: "Zoti m'i kane lenë mua në dorë kèto gjëra". Ateherë nuk eshtë
valle me mire qe, në liri, të perdorësh atë që ke ně dore në vend qe te ngaterrohesh me gjëra qe te çojne drejt asaj qe nuk eshtë ne doren tende, ne robëri dhe në nenshtrim? Kush te ka thěně, pastaj, se Zoti nuk na ndihmon pěr ato qe varen nga ne? Fillo pra te lutesh per kete dhe pastaj do ta shikosh.
Dikush lutet: "Që une te shkoj ne shtrat me filanen!"; i: "Qe une te mos dëshiroj te shkoj ne shtrat me filanen!". Një tjeter: "Qe une te jem i lirë nga kjo gje!", ti: "Qé une te mos e ndiej nevojën të jem i lire nga kjo gje!". E me tej një tjeter: "Qe te mos humbas femijën tim!"; ti: "Qe të mos kem frike ta humb!".
Pra, ndryshoji keshtu lutjet e tua dhe ver re çfarë do te ndodhě.

Epikuri thote: "Ne semundje biseda ime nuk prekte vuajtjet e trupit, as nuk flisja per keto gjëra - shton ai me ata qé vinin te me takonin; por vazhdoja té bisedoja per
vlerat me te larta me fjalet e shkences se natyres, duke i renë pas ne veçanti kesaj çështjeje: se si te qendroje e patundur
mendja dhe si te ruajë të mirën e saj, edhe duke marre pjesë né levizje të tilla të trupit; dhe mjekëve - vazhdon - nuk u lejoja te krenoheshin sikur ishin duke bere ndonje gjë të madhe, por jeta vazhdonte e qetë dhe e lumtur". Sillu ne të njëjtën menyre edhe ti në semundje, nese do semuresh,ne rrethana te tjera! Sepse te mos heqësh dore nga filozofia,çfadolloj gjëje të ndodhi, e te mos llomotitësh me ata qe nuk kanë njohuri dhe s'ia thone fare nga shkenca e natyres është rregull i pêrbashket per çdo shkollē mendimi.

Perkushtoju vetém asaj qe ben ne kete çast dhe ne ç'měnyrë po e ben ate.

Kur ndesh në paturpësinë e dikujt pyete veten menjehere: a ka mundesi qe te mos kete te pacipë ne gijithësi?
Jo. Atëhere mos kerko të pamunduren: edhe ky, ne të vërtetë eshtë një nga ata të pacipe qe eshtë e pashmangshme te mos ekzistojné ne gjithesi. Të njëjtin arsyetim ki parasysh edhe per kopuket, per te pabeset dhe për cilindo qe bën çfaredolloj faji: sapo te sjellesh ndër mend se èshte e pamundur qe te mos ekzistojë një kategori e tille njerèzish,do te jesh më zemerbute me ta. Eshtë e dobishme te mendosh menjëhere se ç'virtyt i ka dhene natyra ketij njeriu per të
perballur kete te metë. Ne te vertetë, ajo ka dhenë si ilaç kunder pandjeshmerise embëlsine dhe kunder çfaredolloj vesi tjetër një aftēsi të veçante. Pra, e ke mundësine te sjellesh ne rruge te drejtë atë qe ka humbur: kushdo qe gabon deshton ne qellimin e tij dhe gjendet i humbur. E ç'dem ke pesuar ateherë? Nuk do te gjesh asnje nga ata me te cilet ti zemerohesh, që të kete bere diçka te tille per te cilën mendja jote duhet te keqesohet: dhe vetëm ketu mund te qendrojë çdo e keqe qe ke ti dhe çdo humbje. Ç'te keqe do te kete ose ç'do te ketë per t'u habitur, nese i padituri vepron si i
paditur? Kujdesu, më miré, qe te mos e denosh veten ngaqe nuk e ke parashikuar se si ai njeri do te kishte bere kete gabim: sepse arsyeja ti kishte dhënë mundësitë për te menduar se ai njeri sipas gjases do ta kishte berë kete gabim e prape se prape ti e harrove ate dhe habitesh tani qe ai e beri. Po mbi te gjitha drejtoju vetes kur ankohesh per sjelljen e pabese apo mosmirenjohëse te ndokujt sepse, me sa duket, eshte faji yt që i besove dikujt qe ka nje gjendje shpirterore te tille,i bindur se ai do ta kishte mbajtur fjalën, apo nese i ke berë atij një ndër dhe nuk ke dashur ta besh atë më, një veprim i cili nuk ka kuptim te dyfishte ose ne menyre te tille që te marresh menjëherë frytin e veprimit tend thjesht sepse e bere atë. Ne te vertetë, kur i ben nje të mire dikujt, çfare do me shumë? Nuk të mjafton qe ke bërë një veprim ne perputhje me natyren tënde? Do një shpërblim? Njesoj sikur syri te
kerkonte një shpërblim ngaqë shikon ose kembet ngaqe ecin! Siç ekzistojnë, në të vërtetë, këto organe per një qëllim të caktuar dhe duke e zbatuar ate sipas ndërtimit te tyre e kanë marre tashme ate që i takon, ashtu edhe njeriu, qe nga natyra éshte i prirur për te bëre mirë, kur bën një vepër te mirë ose edhe kur ndihmon në arritjen e gjerave te ndërmjetme e ka zbatuar qëllimin e tij dhe ka marre atë qe i takon.