Mos e perbuz vdekjen, por pranoje atě me deshiré,meqe edhe kjo eshtë një nga gjërat qe ka dashur natyra. Si mbarimi i rinise dhe pleqërise, zhvillimi dhe lulezimi i plotě,dalja e dhembeve, dalja e mjekres, dalja e flokëve, mbarsja,shtatzania, lindja dhe të gjitha veprimet e tjera te natyrshme qe vijně me stinët e jetes, ashtu eshte edhe vete shperberja. Kjo, pra, eshtë sjellja e njeriut që arsyeton: te mos vihet,perballe vdekjes, ne kuptime shumë te pergjithshme apo duke e kundershtuar a duke e perbuzur, por ta prese atě si nje nga veprimet e natyrshme. Siç pret tani çastin ne të cilin nga barku i sat shoqeje do te dalë nje femijë, ashtu prit çastin kur shpirti yt do të dale nga kjo mbeshtjellëse. E nese do edhe nje rregull qe nuk eshte filozofik por di te preke zemren-
do te jesh i prirur per te mire ndaj vdekjes mbi të gjitha,nése do tè marresh parasysh gjerat nga te cilat do te ndahesh dhe me cilet tipa shpirti yt nuk do te perzihet më. Pasi, edhe pse nuk duhet ne asnjë menyre te grindesh me ta, madje perkundrazi duhet t'i kushtosh vemendje dhe t'i durosh me qetësi
prapëseprapë nuk do te harrosh se ti nuk do te ndahesh nga njerëz te cilët mbeshtesin te njëjtat parime që ke edhe ti. Kjo do te jetë, po e solli puna, e vetmja arsye qé do të shërbejë si kunderpeshe dhe do te te mbaje të mberthyer pra, mundesia per të bashkëjetuar me njerëz që kanë té njejtat parime qe ke edhe ti. Por ti e shikon fare
mirë, tani, sesa rraskapitëse éshtë mosmarreveshja me ata qe jetojně pranë nesh, aq sa dikush thotë: "Eja shpejt, vdekje,
qe te mos arrij edhe unë deri aty sa të harroj veten".
Kush gabon, gabon në dëm të vetes; kush běn padrejtěsi i ben keq vetes sepse bèhet shpirtlig.
Shpesh ben padrejtesi jo vetem kush ben diçka por edhe kush nuk e ben ate.
Mjaftojnë: mendimi qe eshte ne gjendje te kuptojé vërtetesině ne çastin e tanishëm; veprimi qé éshtě i dobishëm per bashkesine ne çastin e tanishèm, sjella e gatshme per të pranuar gjithçka qe, ně çastin e tanishem, vjen nga shkaqe te jashtme.
Largoje pèrfytyrimin; ndale shtysën; shuaje urině; zoteroje parimin drejtues.
Vetëm një shpirt ështe i ndare midis qenieve qe nuk kane arsye dhe vetem një shpirt eshte i arsyeshëm dhe i shpërndare midis qenieve qe kane arsye. Ashtu siç eshte e
vetme edhe toka e cila permbledh gjithçka qe ështe e perzier me dhè, e vetme drita e syve tanë, i vetem ajri qe thithim te
gjithe ne qeniet qe shikojmě dhe jetojmě.
Çdo gjë qe ben pjese ně nje element te perbashkët është e prirur ndaj asaj qe ka natyrë të ngjashme me të .Çdo gjë qe është e perzier me tokë priret nga toka,çdo lëng priret që të shkrihet me të tjerët, po keshtu edhe gazi, aq sa per ta ndalur duhet pêrdorur medoemos nje pengesë. Zjarri,
per shkak te elementit tè zjarrtë qe ka, éshtè i prirur të shkojë lart,e kêtu poshte eshtë kaq i gatshëm që te bashkohet me çdo zjarr
tjeter, sa qe çfarédolloj materiali qoftë ai edhe vetëm fare pak i thate digjet lehtë ngaqe permban shume pak perberes që pengojne djegjen. Po késhtu edhe çdo qenie qe ben pjese në natyrèn e arsyeshme të pěrgjithshme, priret, në tě njëjten
mënyrë a ndoshta edhe me shumë se ato qe u thanë me lart,ndaj asaj qe ka tê njejtën natyré me te; në të vertetë sa me shume shquhet nga tè tjerët, aq me shume eshtë i gatshëm te përzihet dhe te shkrihet me ate qe i përket sojit te tij. Nder qeniet e arsyeshme u krijuan menjëherë mori, tufa, grumbuj, u krijuan trajta dashurie: ne te vertetë ketu kishte tashme disa shpirtra dhe ndodhej tashmë shtytja per bashkim-shtytje e fortë ngaqë èshtë e gjallë në një qenie superiore e qe nuk gjendet tek bimët, gurët apo druret. Nder qeniet e arsyeshme
u krijuan shoqatat politike, miqesite, familjet, mbledhjet, e, gjate luftës, traktatet dhe armepushimet. E nder qeniet te cilat
jane ende superiore, megjithese ndryshojnë nga njëra - tjetra, filloi te krijohej një lidhje e cila gjendet edhe tek yjet. Keshtu
shtyja pěr t'u ngritur drejt asaj qe eshte superiore mund të ngjalle simpati edhe midis qenieve qe janë larg njera - tjetres.
Vere re, pra, ate qe ndodh tani: vetem qeniet e arsyeshme,tani, e harruan prirjen dhe pleksjen e ndërsjellt dhe vetëm ketu nuk duket me permbledhja ne një rrjedhe te vetme. E prapě se prape, edhe pse shkeputen nga njera - tjetra, ato merren dhe rrethohen: natyra eshte me e forte. Nese tregohesh i vemendshèm do ta kuptosh se çfare dua te them: do ishte më e lehté të gjeje diçka te përzier me toke qe nuk lidhet fare më asgje te perzier me toke sesa nje njeri të shkeputur krejtésisht nga një njeri tjeter.
Japin fryte edhe njeriu, Zoti, bota: ně stinet e duhura çdo gjë jep fryte. E nuk do te thotë asgjë nëse jemi měsuar te perdorim fjalen "fryt" në kuptimin e mirëfillte të vreshtit dhe bimeve te tjera. Arsyeja e ka një fryt, i cili eshtë qofté i perbashkët qoftë vetjak dhe prej saj lindin fryte të tiera té nje natyre te ngjashme me te.
Nese mundesh, permiresoji ata me mesimin tend perndryshe mos harro qe dashamirësia te eshtë dhene pikerisht per keto rrethana. Edhe Zoti është dashamires
ndaj ketyre lloj njerezve; e madje per disa gjera si per shendetin, per pasurinë, per famen-ato i ndihmojne njerezit,aq te dashura janë! Këte mund ta besh edhe ti: ne rastin e kundert, thuaj kush te pengon ta bësh.
Puno: por jo me pamjen e te demtuarit, as te dikujt qe kerkon mèshire nga te tjeret apo kerkon qe ata ta adhurojnë; perkundrazi, deshiro vetëm diçka: te levizësh dhe ndalesh ashtu siç te thotë arsyeja e bashkejeteses ne shoqeri.
Sot jam larguar prej çdo merzie; ose me mire, kam hedhur tej çdo merzi: sepse nuk ishte jashtë, por brenda, ne opinionet e mia.
E gjithë kjo eshte e zakonte per pervojên, kalimtare per kohën, e ndyre per lënden. Gjithçka, tani, eshte si ne kohén e atyre që kemi varrosur.
Gjerat qendrojnë jashtë deres, te veçuara ne vetvete e për vetveten nuk dinë dhe nuk flasin asgjë. Po kush flet,pra, per to? Parimi drejtues.
E mira dhe e keqja e qenies se arsyeshme dhe shoqerore nuk qendron te plogeshtia por te gjalleria, ashtu si edhe virtyti dhe e meta e tij
Per gurin e hedhur lart nuk ka asgje te kege po té bjerë pèrsëri poshtë ashtu siç nuk ka asgje të mire po të ngjitet.
Deperto ne brendësi te parimeve te tyre drejtuese dhe do ta shikosh nga cilët gjykues trembesh dhe ç'gjykues janë ata per vetveten.
Gjithçka eshte shndërrim. Ti vete i nenshtrohesh një çeshtjeje te vazhdueshme ndryshimi e, ne njëfare menyre, shkaterrimi, po keshtu edhe krejt bota.
Gabimin e një tjetri duhet ta lesh atje ku eshte.
Reshtje e nje veprimtarie, e nje shtyse; pushimi i shkurtër e, le te themi, vdekje e nje opinioni: s'ka asgje te keqe. Hidhu tani tek periudhat e ndryshme te jetes: tek fëmijeria, adoleshenca, rinia, pleqeria; edhe per to, ne te vertete,shndërrimi është një vdekje. Ka vallë ndonjë gjë për tu trembur ketu? Hidhu tani tek jeta qe ke kaluar nen kujdesjen e gjyshit tënd, pastaj tek jeta qe ke kaluar nen
ku kujdesjen e nenes tende, pastaj tek jeta që ke kaluar něn kujdesjen e babait tend; e kur të perballesh me shumë shkaterrime, shnderrime e reshtje të tjera pyet veten: "Mos ka ndonjë gje per t'u trembur?". Késhtu nuk ka asgje per tu trembur as tek reshtja, fundi e shkatërrimi i krejt jetës tënde.
Rend tek parimi yt drejtues, tek parimi i gjithesise dhe tek parimi i ketij njeriu. Tek i yti, per ta bere atë një intelekt per se mbari; tek ai i gjithësisë, per te mos harruar se ku ben pjesè; tek ai i ketij njeriu, per te kuptuar nese pas veprimit te tij fshihet padituria apo vetedija, e njëkohësisht, per të marre parasysh se ai parim drejtues eshte i ngjashem me tendin.
Siç merr ti vete pjese ne krijimin e nje strukture shoqerore, ashtu edhe çdo veprim i yti le të marr pjese ne krijimin e jetes shoqerore. Cilido veprim i yti qe nuk eshtë ne
lidhje te drejtperdrejte apo të largët me qellimin e pergjithshëm,e copeton jetën e perbashket, e pengon bashkimin e brendshëm te saj dhe eshtë burim mosmarreveshjesh, ashtu siç ështě, ne
demokraci, ai qe largohet me vete nga nje regjim i tille i harmonishëm.
Zemerime, lojra femijesh dhe "shpirtra te shkrete qe mbajnë kufoma": béhet me i qartě skenari i Nékuias!
Drejtoju tani asaj çéshtjeje dhe shqyrtoje ate né brendesi, pasi ta kesh veçuar nga shkaku; pastaj percakto edhe kohën me te madhe gjatë te ciles kjo çeshtje e veçantë
mund te zgjasë.
Ke vuajtur tashmë njëmijë here per faktin se nuk ke dashur te kenaqesh që parimi yt drejtues te bente ato lloj gjërash qe lidhen me ndërtimin e tij; tani mjaft, ama!
Kur dikush te shan ose te urren apo kur njerezit flasin për ty ne ketë menyrë, drejtoju shpirtrave te tyre, deperto në brendesi te tyre dhe shiko ç'lloj njerezish jane. Do ta shikosh se nuk duhet te vuash qe ata te kenë një mendim te caktuar per ty. Megjithate Zoti i ndihmon ata ne menyra nga më te ndryshmet, me anë te gjërave qe kanë të bëjnë pikerisht me ta.
Keto janë ciklet e botes: lart e poshte dhe nga perjetesia ne perjetesi. Ose mendja e gjithesishme ushtron
shtysën ně çdo gjë - e nese eshte keshtu, pranoje shtysèn e saj ose e ka ushtruar njëhere e mire dhe te tjerat vijne si rrjedhojë
e saj. Po pse lodhesh kot? Ne njefare kuptimi, ne te vertetë,ketu ka ose atome ose fat. Pra, nese ka Zot, èshte çdo gje ne
tregu!; nëse mbizotëron rastesia, mos vepro edhe ti rastesisht.
Shpejt dheu do te na mbuļoje te gjitheve, pastaj edhe ai do të shndërrohet e kjo mbështjelle do të shndërrohet ne pafunděsi, edhe tjetra kur t'i vijë radha po ashtu. Nese dikush mendon per dallget e shnderrimeve e te ndryshimeve dhe per perjetésine e tyre do te përbuzesh gjithçka qé ështé e vdekshme.
Çéshtja e gjithësisë éshtë nje rreke : merr gjithçka me vete. Sa pak vlejne keta burrece te dhenë pas politikès dhe -
janě të bindur për kete - pas njohurise sě filozofise: qurravecë. Po ti, o njeri, ç'ben? Bej atë qè i nevojitet tani natyres. Merru me shtysen, nese e ke ate, e mos u kthe rrotull pèr tê pare nese ka ndonje qé mund té dégjojë. Mos shpreso në Republiken e Platonit, por kénaqu per ato pak hapa qe ben perpara dhe mos e quaj vogëlsi edhe në ka perfundim te thjeshtë. Kush do t'ia dalë mbanë, ne të vërte qe te shnderroje parimet e tyre? E pa shnderrimin e parimeve çfare mbetet tjetër veç robërisë së atij qe renkon dhe běn sikur bindet? Eja, tani, më cito Aleksandrin, Filipin, Demetrin. Do te shikoj nese ata e kanë kuptuar se çfare do
natyra e perbashket dhe nese janë stervitur; por nese kane recituar si personazhë tragjedie, askush nuk më ka denuar
qe te bej edhe une si ata. Detyra e filozofise është e paster dhe e thjeshtë: te mos më shtyjë ne sjellje krenare dhe hijerenda.
Vere re nga siper: tufa te panumerta, ceremoni te panumerta, lundrime të ndryshme qe lindin, bashkëjetojnë,
zhduken. Merr parasysh edhe jeten qe kanë bere te tjerë ne të kaluarën, jetën qe do te bëjnë pas teje dhe ate qe bëjne tani fiset barbare; merr parasysh se sa vetë nuk te diné as emrin, sa te tjere do ta harrojnë shume shpejt atė, sa nga ata qe ndoshta tani te levdojne shume shpejt do te te qortojně; merr parasysh sesa pa vlere eshte kujtimi qe lëmë ne afishe,sa pa vlere është lavdia dhe gjithçka tjetër.
Gjakftohtesi me gjërat qe vijnë nga shkaqe të jashtme,drejtësi me gjërat qe krijojne shkakun i cili buron nga ty ose me mire te themi shtysen dhe veprimin te cilet shterone
pikerisht duke vepruar ne lidhje me të miren e pergithshme,pasi ai nga natyra te takon ty.
Mund te zhdukėsh shume giëra të kota nga ato qe te shqetesojnë, sepse ndodhen të gjitha në mendimin tënd: kështu do te perfitosh menjëherë një hapesire me te madhe.Ço ndér mend krejt gjithesině, merr me mend perjetesine e pafund dhe merr parasysh shndërrimin e pjesëve te çdo gjeje,
shiko sesa e shkurtër eshtë koha që kalon nga lindja deri tek shpërberja, sesa e thellë eshtë ajo që paraprin lindjen dhe
njëkohesisht sa e pafund ajo qe vijon nga shperberja.
Do ta shikosh se shume shpejt gjithçka do te shuhet e shume shpejt do te shuhen edhe vetë ata qe kanë pare te shuhet. Kush vdes ne errësire te plote do te kalojë ne të
njëjtat kushte te atij qe ka vdekur para kohe.
Pyete veten se çfare parimesh drejtuese kane keta njerëz, me çfarë lloj gjërash merren ata dhe per ç'arsye ndjejnë dashuri dhe respekt ndaj te tjereve. Perfytyro te
shohesh tě zbrazet shpirtin e tyre te shkrete. Mendo sesa fodullëk shfaqin, sesa kujtojnë se demtojnë me vërejtjet që i bëjně apo ndihmojnë me levdimet e tyre.
Humbja nuk eshte gje tjeter veçse shnderrim. Kjo i sjell perfitim natyres së gjithesishme: sipas vullnetit te saj
eshte e drejtë ajo që ndodh, keshtu ka ndodhur gjithnjë nga pérjetesia dhe keshtu do të vazhdoje të jete deri në pafundësi.
Pastaj? Ti thua se gjithçka qe ka ndodhur èshtë e padrejtë,që gjithçka do te jete gjithnjë e padrejtë dhe se nga gjithe
këto që ndodhin nuk éshté gjetur ndonjëherë nje fuqi qe te te rregullojë kete gjendje, por bota eshtë e denuar te qëndroje papushim në një morse padrejtēsish,a?
Kalbezimi i lèndes që qendron ne thelb tě çdo qenieje eshtë uje, pluhur, kocka, duhmë; më tej: mermerët janë pllaka toke dhe ari e argjendi jane fundërrina, veshjet jane lekurë, purpuri eshtë gjak e keshtu me radhë githçka
tjeter. Fryma jetësore eshtë ndryshe nga ato dhe kalon vazhdimisht nga një qenie te tjetra.
Mjaft me jetën e palumtur, me ketë pëshpëritje, me kete sjellje prej majmuni! Perse turbullohesh? Ç'te re ka ketu? Çfare te ben te dalesh nga vetvetja? Shkaku? Shqyrtoje mirë atë. Apo ndoshta çeshtje? Shqyrtoje mire atë. Nuk ka asgje
tjeter perveç këtyre dy gjerave. Por ji me i thjeshtë dhe me i dashur ndaj Zotit ne fund te fundit!
Nése njerëzit kane gabuar, e keqja aty eshte; por ndoshta nuk kanë gabuar.
Ose rrjedh gjithçka nga një burim i vetem i
arsyeshëm ashtu si ne nje trup te vetëm dhe atëhere pjesa e atij trupi nuk duhet të ankohet per ato që ndodhin ne te
mire te teresise ose ka atome dhe asgjë tjeter veçse perzierje dhe shperhapje. Perse e turbullon veten, atehere? Ti thuaji parimit drejtues: "Ke vdekur, je shthurur, je terbuar; shtiru, jeto ne kope, në kullota".
Zoti ose ka gjithçka ne dore ose s'kaně asgje.Tani, nese s'ka gjë ne dore, perse lutesh? Nëse perkundrazi ka, perse nuk lutesh qè te të lejojë të mos i trembesh asnjëres prej ketyre gjerave, te mos déshirosh asnjëren prej tyre, te mos vuash për asnjëren, ne vend qe të lutesh té te ndalojë apo te te lejojë një nga keto gjiera? Patjetër që nese ka mundësi t'i ndihmojně njerezit, mund ti ndihmojë edhe per kète. Po ndoshta do te thuash: "Zoti m'i kane lenë mua në dorë kèto gjëra". Ateherë nuk eshtë
valle me mire qe, në liri, të perdorësh atë që ke ně dore në vend qe te ngaterrohesh me gjëra qe te çojne drejt asaj qe nuk eshtë ne doren tende, ne robëri dhe në nenshtrim? Kush te ka thěně, pastaj, se Zoti nuk na ndihmon pěr ato qe varen nga ne? Fillo pra te lutesh per kete dhe pastaj do ta shikosh.
Dikush lutet: "Që une te shkoj ne shtrat me filanen!"; i: "Qe une te mos dëshiroj te shkoj ne shtrat me filanen!". Një tjeter: "Qe une te jem i lirë nga kjo gje!", ti: "Qé une te mos e ndiej nevojën të jem i lire nga kjo gje!". E me tej një tjeter: "Qe te mos humbas femijën tim!"; ti: "Qe të mos kem frike ta humb!".
Pra, ndryshoji keshtu lutjet e tua dhe ver re çfarë do te ndodhě.
Epikuri thote: "Ne semundje biseda ime nuk prekte vuajtjet e trupit, as nuk flisja per keto gjëra - shton ai me ata qé vinin te me takonin; por vazhdoja té bisedoja per
vlerat me te larta me fjalet e shkences se natyres, duke i renë pas ne veçanti kesaj çështjeje: se si te qendroje e patundur
mendja dhe si te ruajë të mirën e saj, edhe duke marre pjesë né levizje të tilla të trupit; dhe mjekëve - vazhdon - nuk u lejoja te krenoheshin sikur ishin duke bere ndonje gjë të madhe, por jeta vazhdonte e qetë dhe e lumtur". Sillu ne të njëjtën menyre edhe ti në semundje, nese do semuresh,ne rrethana te tjera! Sepse te mos heqësh dore nga filozofia,çfadolloj gjëje të ndodhi, e te mos llomotitësh me ata qe nuk kanë njohuri dhe s'ia thone fare nga shkenca e natyres është rregull i pêrbashket per çdo shkollē mendimi.
Perkushtoju vetém asaj qe ben ne kete çast dhe ne ç'měnyrë po e ben ate.
Kur ndesh në paturpësinë e dikujt pyete veten menjehere: a ka mundesi qe te mos kete te pacipë ne gijithësi?
Jo. Atëhere mos kerko të pamunduren: edhe ky, ne të vërtetë eshtë një nga ata të pacipe qe eshtë e pashmangshme te mos ekzistojné ne gjithesi. Të njëjtin arsyetim ki parasysh edhe per kopuket, per te pabeset dhe për cilindo qe bën çfaredolloj faji: sapo te sjellesh ndër mend se èshte e pamundur qe te mos ekzistojë një kategori e tille njerèzish,do te jesh më zemerbute me ta. Eshtë e dobishme te mendosh menjëhere se ç'virtyt i ka dhene natyra ketij njeriu per të
perballur kete te metë. Ne te vertetë, ajo ka dhenë si ilaç kunder pandjeshmerise embëlsine dhe kunder çfaredolloj vesi tjetër një aftēsi të veçante. Pra, e ke mundësine te sjellesh ne rruge te drejtë atë qe ka humbur: kushdo qe gabon deshton ne qellimin e tij dhe gjendet i humbur. E ç'dem ke pesuar ateherë? Nuk do te gjesh asnje nga ata me te cilet ti zemerohesh, që të kete bere diçka te tille per te cilën mendja jote duhet te keqesohet: dhe vetëm ketu mund te qendrojë çdo e keqe qe ke ti dhe çdo humbje. Ç'te keqe do te kete ose ç'do te ketë per t'u habitur, nese i padituri vepron si i
paditur? Kujdesu, më miré, qe te mos e denosh veten ngaqe nuk e ke parashikuar se si ai njeri do te kishte bere kete gabim: sepse arsyeja ti kishte dhënë mundësitë për te menduar se ai njeri sipas gjases do ta kishte berë kete gabim e prape se prape ti e harrove ate dhe habitesh tani qe ai e beri. Po mbi te gjitha drejtoju vetes kur ankohesh per sjelljen e pabese apo mosmirenjohëse te ndokujt sepse, me sa duket, eshte faji yt që i besove dikujt qe ka nje gjendje shpirterore te tille,i bindur se ai do ta kishte mbajtur fjalën, apo nese i ke berë atij një ndër dhe nuk ke dashur ta besh atë më, një veprim i cili nuk ka kuptim te dyfishte ose ne menyre te tille që te marresh menjëherë frytin e veprimit tend thjesht sepse e bere atë. Ne te vertetë, kur i ben nje të mire dikujt, çfare do me shumë? Nuk të mjafton qe ke bërë një veprim ne perputhje me natyren tënde? Do një shpërblim? Njesoj sikur syri te
kerkonte një shpërblim ngaqë shikon ose kembet ngaqe ecin! Siç ekzistojnë, në të vërtetë, këto organe per një qëllim të caktuar dhe duke e zbatuar ate sipas ndërtimit te tyre e kanë marre tashme ate që i takon, ashtu edhe njeriu, qe nga natyra éshte i prirur për te bëre mirë, kur bën një vepër te mirë ose edhe kur ndihmon në arritjen e gjerave te ndërmjetme e ka zbatuar qëllimin e tij dhe ka marre atë qe i takon.