Gropa e problemeve
Dikur në një fshat ra një tërmet dhe toka u ça aq sa u hap një kanal i cili ndau dy fshatra në mes.
Në mes të natës dy persona nga të dyja fshatrat ranë në këtë kanal dhe të nesërmen u mblodhën të gjithë nga të dyja fshatrat për të gjetur fajtorin e kanalit,kush e hapi dhe pse!
Të dyja fshatrat akuzonin tjetrin. Akuzat nuk pushonin dhe situata degradoi deri në konflikt.
Një plak i moçëm mendoi ta zgjidhte problemin duke dërguar djalin e tij për tu thënë që kanalin e hapi ai vetë,dhe kështu ndodhi.
Edhe pse djali e mori përsipër këtë akuzë,ata përsëri akuzonin njëri tjetrin se ky djalë nuk ishte prej tyre por prej atyre.
Plaku e pa që nuk bëri dobi dhe konfliktet vazhdonin.
Në fund plaku shkon aty dhe u thotë : " Djalin e dërgova unë që të merrte përsipër fajin me qëllim që të qetësonte situatën tuaj,por ju jeni përqëndruar tek kanali dhe tek fajtori aq shumë sa nuk po mendoni ta zgjidhni situatën duke mbushur kanalin.
Por ajo që pashë tek ju është fakti që ju u bashkuat të gjithë duke akuzuar djalin dhe harruat njëri tjetrin.
Pra,pasi u krijua një armik i përbashkët ju u bashkuat.
Shpesh herë ndodh që njerëzit nuk përqëndrohen zgjidhjen e problemit por në fajtorin e problemit, aq shumë sa problemet i shtojnë më shumë sesa janë.
Gropa e problemit gjendet në mendjen e çdo njeriu,duke fajësuar veten ndërkohë që mund të gjejë zgjidhjen e problemit.
Gropa e problemit egziston në familje, në martesë,shoqëri...etj!