Qetësohu o brengë e natës
Frikën mos e ushqe
me dhimbjet...
nga plagët që të dhanë!
Qetësohu o brengë e natës
Se shpirti yt i vrarë
Dritë do të ketë në mëngjes
Nga ylli i shpresës që natën frikëson.
Qetësohu o brengë që shpirtra lodh
Pas kësaj sprove lehtësuar do jesh
Së lehtësimi vjen pas vështirësisë
Pas natës agimi vjen.
Qetësohu o brengë
Se pa brenga kjo botë nuk shkon
Me durim e shpresë
Fiton ai që e kalon
Qetësohu o brengë
E lodhur nga padrejtësitë
Shplodhe veten në lutje
Se të gjithë gjejnë veten me meritë.
Qetësohu o brengë e natës
Se Ai që natën dhe ditën në Dorë e ka
fatet dhe shpirtrave tanë u jep qetësi
Ku i drejti një ditë do të gjejë drejtësi.