Saturday, February 9, 2019

E pyetën një të ditur

E pyetën një të ditur : - pse sot zemrat tona janë ashpërsuar, ndërsa dje ishin më të buta ?
U përgjigj:
Sepse ne qanim më shumë pranë njëri tjetrit kur kishim halle e qeshnim në vetmi për lumturinë e tjetrit.
Ushqenim njëri tjetrin me dorë duke garuar kush do bënte më shumë ,ndërsa sot ushqehemi veç e veç duke patur zili atë që ka tjetri.
Ne kënaqeshim duke vizituar njëri tjetrin, ndërsa sot janë harruar fare vizitat.
Ne përkëdhelnim fëmijët,i përqafonim,luanim me ta,dilnim me ta,ndërsa sot fëmijët rriten të vetmuar përballë një bote virtuale.
Zemrat tona ishin të lidhura me Zotin,ndërsa sot lidhen me partitë fetare dhe politike.
Ne vizitonim varrezat për të kuptuar që çdo gjë është kalimtare,me qëllim të frenonim të keqen,ndërsa sot e shohim të vdekurin dhe zemrat nuk dridhen aspak,vazhdojnë jetën të shkujdesur.
Vizitonim shpesh të sëmurët me qëllim të vlerësonim shëndetin,ndërsa sot nuk vlerësohet aspak shëndeti,sepse mendojnë se bota është e tyrja.
Ne u jepnim rëndësi harmonisë edhe nëse jetonim në kasolle ,ndërsa sot u jepet rëndësi vilës së bukur edhe nëse ajo është bosh nga brenda.
Ne e shihnim jetën si një çast,ndërsa sot e shohin çastin si një jetë.