Monday, April 15, 2019

E pyetën një të ditur se çfarë e shkatërron njeriun,botën dhe shtetin?!

E pyetën një të ditur se çfarë e shkatërron njeriun,botën dhe shtetin?!
Ai u përgjigj :
- Njeriun e shkatërron mungesa e librit.
Botën e shkatërron lakmia që tjetri të ketë më pak se ty.
Shtetin e shkatërron udhëheqësi pa moral.

Luftë nuk bëj por paqe nuk gjej

Çudi!
Luftë nuk bëj por paqe nuk gjej.
Frika dhe shpresa më udhëheqin,
Në zjarr eci por akull ndjehem.
Në rrugët e qiellit nxitoj
por në rrugët e tokës përsëri përfundoj.
Askënd nuk kam por peshën e botës ndjej në shpirt.
Zog i lirë jam por si në burg ndjehem.
As nuk më mbajnë por as nuk më lënë.
Më largojnë por pranga në shpirt më vënë.
As jetë,as vdekje,as dhimbje e kënaqësi nuk ndjej.
Pa sy jam por shoh,pa gjuhë e klithmë nxjerr.
Çdo frymëmarrje vdekjen afron,në lutje shpëtimin pres.
Vetja më përbuz veprën,kënaqësinë shoh në të tjerë vepër.
Qesh mes lotësh,dhëmbshuri dhuroj.
Vdekjen dhe jetën e vë në një peshore.
Për këtë skam vetëm unë faj,faj më shumë ke ti!

Thursday, April 11, 2019

Mënyra si mendoni

Të mendosh në mënyrë pozitive të çon drejt shëndetit. Të mendosh në mënyrën e dukjes të çon drejt çmendurisë.
Ka një ndryshim të madh midis sesi mendon për veten nga mënyra sesi të duket vejta.
Nëse mendon si njeri i pasur,do ndjehesh pozitiv,do ndjehesh mirënjohës dhe falenderues për ato që ke dhe për jetën që bën.Nëse mendon se ke më shumë sesa meriton,do jesh mirënjohës duke qenë bujar.Nëse mendon se je i shëndetshëm,mendimi pozitiv do përcjellë energji pozitive në trupin tënd. Nëse mendon se ka më keq se ty,ky mendim të jep kurajo për të duruar më lehtë.
Pra,mendimi i mirë ka referencë në realitetin ku jeton,ndërsa "dukja" ka referencë imagjinare e cila buron nga egoja e sëmurë.
Nëse të duket vetja si një njeri i mirë pa bërë asnjë të mirë,ky është vetmashtrim.
Nëse të duket vetja se je një shef pa patur asnjë vartës,kjo është sëmundje.
Nëse të duket vetja se je një kokër misri,do jetosh gjithnjë me idenë se do të të hanë pulat.
Pra,sa herë të jeni duke menduar,kontrolloni me kujdes jo çfarë mendoni por edhe si mendoni.

Thuaja nëse e doni

Nëse e doni dikë,thuajani që e doni. Sepse jetës kurrë nuk i dihet se çfarë të sjell,të jep një mundësi tjetër apo të jep një drejtim për diku tjetër.
Mos kini frikë nga vetja juaj,mos kini frikë nga zëri i zemrës,mos kini frikë nga ndjenjat që keni për dikë. Kini frikë vetëm nga një gjë; nga të qenit i frikësuar.
Frika ju frenon,ju paralizon,ju ndrydh,ju tjetërson,ju mohon të jeni vetveja,ju largon njeriun që mund të jetë për ty,i jep drejtim jetës në një rrugë që ti nuk e do.
Nëse nuk e shprehni atë që ndieni,të jeni të sigurt që do treteni në shpirt për gjithë jetën. Do jetoni me ndjenjën e pendimit dhe fajit!
Nëse keni frikë se mos gaboni,mos u mërzitni,sepse më mirë është të keni gabuar sesa të jetoni përgjithnjë me ndjenjën e frikës dhe pendimit që nuk vepruat në kohë.

Tuesday, April 9, 2019

Femrat janë disa llojesh kur lidhen me një mashkull :

Femrat janë disa llojesh kur lidhen me një mashkull :
Ato që lidhen me dashuri.
Ato që lidhen për interes.
Ato që lidhen për inat të një shoqeje për tu dukur.
Ato që lidhen nga frika se mos mbeten në derë duke pranuar këdo që i kërkon.
Fatkeqet që lidhen me fatkeqin.
Dhe të përdalat që mendojnë të ngecen diku.

Sunday, April 7, 2019

Wednesday, April 3, 2019

Infiniti

Çfarë është një simbol infiniti?

Kuptimet e saj janë të shumta dhe historitë janë gjata.Çdo njeri apo çdo kulturë e një populli i jep kuptim sipas konceptit që kanë besimet e tyre.

Në mënyrën më të shkurtër dhe të thjeshtë po rradhitim disa prej kuptimeve :

Infiniti si një numër 8 është thjesht simbol numerik.

Infiniti si një simbol i cili nënkupton pafundësinë e një elementi.

Infiniti si një simbol lidhës që dëshmon një element të lidhur pas një elementi tjetër deri në pafundësi.

Infiniti si një simbol i një krijese e cila ushqehet në pafundësi nga vetja e saj.

Infiniti si një simbol shikimi i cili nënkupton një lloj këndvështrimi nëpërmjet këtij simboli.

Infiniti si një simbol i dy elementëve të cilët ishin të ndarë dhe kur patën një kontakt midis tyre,u formua simboli infinit i cili u përshtat nga këto dy elementët e ndarë. Pra,ishin dy 0 dhe bashkimi i tyre formoi një 8 i cili mori një kuptim tjetër.

Infiniti si një ndjenjë e cila pasi lind e pastër,ka energjinë për të jetuar deri në pafundësi duke e marrë energjinë e saj nga pastëria e saj.

Dhe infiniti si një simbol i përjetësisë së Krijuesit i cili as nuk është i lindur dhe as ka lindur,as nuk vdes dhe as nuk ka ndonjë të barabartë me Të.

Këto ishin disa kuptime të këtij simboli të mistershëm.