Tuesday, August 27, 2019

Monday, August 26, 2019

Niçe 3

Pavërtetësia e një gjykimi nuk eshte ende për ne kundërshtim ndaj saj. Në këtë gjë gjuha jonë ndoshta tingëllon më me çudi. Problemi është
se në çfarë mase ky giykim vë në levizje dhe e ruan jetën, ruan llojin dhe ndoshta madje e zhvillon; ndërsa ne kryesisht synojmë të ngulim
këmbë që gjykimet më të gabuara (në të cilat bënë pjesë gjykimet e përmbledhura a priori ) janë per ne më të domosdoshmit, që qenia
njerëzore, pa lënë të ekzistojnë trillime logjike, pa e matur realitetin duke e afruar me sajimin e pastër të botës së nevojshme, të njëjtë me vetveten,pa një falsifikim të përhershmë të botës përmes numrit, nuk do të mund të jetonte, dhe se po të hiqte dorë nga gjykimet e gabuara, kjo do të ishte një heqje dorë nga jeta, një mohim i jetës. Të pranosh jo të vërtetën si
kusht për të jetuar do të thotë, natyrisht, ť'u kundërvihesh, në mënyrë të rrezikshme, ndjenjave të zakonshme me vlerë; dhe një filozofi që guxon ta bëjë këtë gjë, pra vetëm për këtë, zë vend përtej së mirës dhe së keqes.

Niçe 2

Pasi kam lexuar për një kohë mjaft të gjatë midis rreshtave të filozoteve dhe pa iu ndarë atyre, me vete them: midis veprimtarive të
instinktit ende duhet marrë parasysh pjesa më e madhe e mendimit të vetëdijshëm, edhe kur është fjala për mendimin filozofik. Këtu duhet
të ndryshohet mënyra e të menduarit ashtu si ka ndryshuar mënyra e të menduarit në lidhje me trashëgueshmërinë dhe me "bashkëlindjen"
Aq pak ka të bëjë akti i lindjes në gjithë procesin dhe zhvillimin e trashëgueshmërisë sa "qënia e vetëdijshme, në njëfarë kuptimi
vendimtar, nuk mund ti kundërvihet njeriut instinktiv: pjesa më e madhe e mendimeve të vetëdijshme të një filozofi janë të udhëhequra
në mënyrë të fshehtë nga instinktet e tij dhe të detyruara të ndjekin një rrugë të caktruar. Madje deri edhe prapa çdo arsyetimi dhe pavarësisë
së tij të jashtme të lëvizjes ka vlerësime të çmuara ose, për të folur qartë, ka kërkesa fiziologjike të prirura për ruajtjen e një mënyre të caktuar jete. Për shembull, kur e përcaktuara ka më shumë vlerë se e papërcaktuara, kur paraqitja ka më pak vlerë se "e vërteta': vlerësime të tilla, me gjithë rëndësinë e tyre rregulluese për ne, ka mundësi të jenë vetëm vlerësime të përcipta, një lloj tipi " të çmendur"  që mund të jetë pikërisht e nevojshme për ruajtjen e qenieve të tilla siç jemi ne. Në të vërtetë meqë nuk është aspak qenia njerëzore "masa e gjërave'"..

Niçe 1

"Si mund të nxirret diçka nga e kundërta e saj? Për shembull e vërteta nga gabimi? Ose deshira per te vertetën nga dëshira për gabim?
Ose veprimi i painteres nga perfitimi vetjak? Ose thjesht soditja e qartë e studimeve duke u nxitur nga interesi vetjak? Një shmangie e
tillë është e pamundur, kush e ëndërron këtë është i çmendur, madje edhe më keq. Gjërat me vlerë shumë të madhe duhet të kenë një tjetër
zanafillë të vetën : është e pamundur ta bësh të shmanget nga kjo botë kalimtare, joshëse, mashtruese, e pakuptim, nga ky pështjellim marrëzie dhe lakmie! Themeli i tyre për më tepër duhet të jetë në brendësi të qenies, në pavdekshmëri , në "Atë që është në vetvete", atje dhe në asnjë vend tjetër!" Kjo mënyrë të gjykuari përbën paragjykimin tipik nga i cili dallohen metafizikët e të gjitha kohërave, ky
lloj vlerësimi qëndron në sfondin e të gjitha zhvillimeve të tyre logjike, nga ky besim ata nisën për të gjetur "dijen" e tyre, për të gjetur
diçka që më në fund pagëzohet me emrin "'e vërteta". Burimi i thellë i metafizikëve është besimi në antitezë të vlerave. Edhe më të kujdesshmëve prej tyre, megjithëse mburren me dyshimin mbi çdo gjë , nuk u ka shkuar ndër mend të dyshojnë as tek në fillim, kurdo të ishte mëse nevojshme për ta bërë një gjë të tillë. Çështë e vërteta, mund të dyshohet, së pari, që në përgjithësi ekzistojnë antitezat dhe, së dyti,
që ato vlerësime dhe antiteza vlerash mbi të cilat meta vënë vulën e tyre a nuk janë veçse vlerësime të përcipta, perspektiva të përkohshme, ndoshta të para për më tepër nga njëri kënd, ndoshta nga poshtë lart, siç thuhet perspektiva të bretkosës, duke përdorur
një shprehje tipike të piktorëve? Me gjithë vlerën që mund ti jepet sënvertetës, të saktës, të paanës, ka mundësi që dukjes, dëshirës për tu mashtruar, interesit vetjak dhe lakmisë duhet, për çdo veprimtari, ti jepet një vlerë më e madhe dhe më themelore. Madje është e mundur që kjo përbën vlerën e atyre gjërave të mira dhe të nderuara, te qendrojë pikërisht në qënien e tyre në mënyrë tinëzare të lidhura, te
afërta, te mbërthyera, ndoshta edhe në qenien në thelb të njëjta me ato gjera te tmerrshme, të kundërta në dukje. Ndoshta! Po kush ka dëshire të merret me të tilla ndoshta të rrezikshme! Për këtë qëllim është e nevojshme të pritet arritja e një brezi të ri filozofësh, të cilët të kenë të tjera shije dhe prirje të kundèrta me ato që janë të pranishme deri sot, filozofe të dyshimit të rrezikshëm në çdo vështrim. Dhe për të folur
me gjithë seriozitetin : unë po shoh të lindin të tillë filozofë të rinj.

Niçe

Deshira për të vërtetën, që do të vazhdojë të na joshë me shumë rreziqe, ai shpirt i famshëm për të vërtetën, për të cilën të gjithë filozofet
kanë folur deri më sot me nderim, pra, kjo dëshirë për të vërtetën na ka shtruar pyetje të shumta! Pyetje të çuditshme, të tmerrshme,
të dyshimta!
Eshtë pra një histori e gjatë, megjithatë a nuk duket që sapo ka filluar? Çfarë mrekullie nëse më në fund do të bëheshim një herë e mirë mosbesues dhe do të humbisnim durimin duke u sjellë si të padurueshëm! Që edhe nga këndi ynë të mësonim nga ky Sfinks për të pyetur! Kush është ai që na pyet këtu? Çfarë është ajo që brenda nesh synon drejt së vërtetës?
Në të vërtetë ne jemi ndalur gjatë përpara
çështjes së shkakut të kësaj dëshire, derisa, më në fund kemi qëndruar tërësisht përpara një çështjeje tjetër. Kemi pyetur veten se cila është
vlera e kësaj dëshire. Meqenëse duam të vërtetën, përse më shumë jo të
vërtetën? Po pasigurinë? Madje edhe padijen? Na është shtruar përpara problemi i së vërtetës apo jemi ne që jemi vënë përpara problemit? Cili nga ne të dy është këtu Edipi? Cili është Sfinksi? Me sa duket pyetjet dhe pikëpyetjet u kanë lënë takim njëra-tjetrës.
Po a mund të besohet, në fund të fundit, që neve na është dukur se problemi nuk është shtruar kurrë më parë, sikur ne ta shikonim, pasi e vumë në shenjë, me guxim për herë të parë? Në të vërtetë ka rrezik për ta bërë këtë gjë dhe ndoshta nuk ka rrezik më të madh.

Zemrat që duan të ndihmojnë kanë sy për ta parë hallexhiun njësoj siç shohin hallet e tyre.

Zemrat që duan të ndihmojnë kanë sy për ta parë  hallexhiun njësoj siç shohin hallet e tyre.

Sunday, August 25, 2019