Thursday, January 27, 2022
Një martesë e suksesshme është kur çifti shqetësohet për njëri tjetrin, jo nga njëri tjetri!
Saturday, January 22, 2022
Rebeli
Albert Kamus thotë se një rebel është ai që i thotë "Jo" çdo gjëje nga ligjet.
Shumica e njerëzve janë rebelë të cilëve u pëlqen rreziku, u pëlqen emocioni që fitojnë nga kundërshtimi dhe thyerja e ligjeve dhe rregullave. Ata nuk pëlqejnë thjesht veprimin si veprim por aksionin që i bën të ndihen rebelë, sepse u jep idenë e lirisë që thyen kufijtë ligjorë, njerëzorë dhe moralë. Psh: ata rrezikojnë të pinë drogë, jo sepse kjo është e mirë por sepse droga është e jashtëligjshme dhe u jep ndjesinë e madhështësisë, gjë që rezulton fatale. Disa të tjerë zgjedhin rreziqe të tjera sipas mundësive dhe aftësive; dikush tradhëton seksualisht, jo sepse i pëlqen por sepse ndihen superiorë, ndiejnë emocionin e fortë që i jep gjallëri, gjë që përfundon në skandal të rëndë!
Mirëpo lind një pyetje: nëse nuk do kishte ndalesa ligjore dhe morale për të gjitha këto veprime, pra, nëse tradhtia nuk do përfundonte me divorc dhe do vazhdonin jetën qetësisht pa e përcaktuar si tradhëti, a do kishte një emocion të fortë ky veprim? Nëse droga do ishte e ligjshme dhe të mos dënohej askush, a do kishte kënaqësi dhe a do ishte bërë e njohur duke i vendosur çmime marramendëse?
Kënaqësia e rremë dhe aksioni emocional është manipuluar në mënyrë të tillë që sa më shumë të kundërshtohet me ligj, aq më shumë do e veprojnë rebelët të cilët nuk kanë pjekurinë për ta kuptuar në kohë.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja
Friday, January 21, 2022
Arti i kontrollit
Thursday, January 20, 2022
Të falësh
Sunday, January 16, 2022
Kënaqësinë që më dha mirënjohja nuk e gjeta kurrë në asnjë pasuri.
Kënaqësinë që më dha mirënjohja nuk e gjeta kurrë në asnjë pasuri.
Mësimin që më dha durimi nuk e gjeta kurrë në asnjë libër.
Qetësinë që gjeta në adhurim nuk e fitova dot askund.
Sigurinë që gjeta në besim nuk e gjeta dot në asgjë kalimtare.
Shoqërinë që gjeta në libra nuk e gjeta dot në asnjë udhëtim.
Ëmbëlsinë që shijova nga sinqeriteti im nuk e gjeta në asnjë pije apo ushqim.
Friday, January 7, 2022
Edhe nëse bota është në luftë, ti bëj atë që di të bësh më mirë e më bukur.
Edhe nëse bota është në luftë, ti bëj atë që di të bësh më mirë e më bukur; në kohë krize ushqe një të varfër qoftë dhe me një buzëqeshje; kur zjarret egërsohen dhe pyjet digjen, ti mbill një fidan me shpresën se nesër do lulëzojë; nëse uria po vret parimet njerëzore, ti ngjalle një motiv për të qëndruar njerëzor; nëse të gjithë i sheh se po ecin zbathur, ti gëzoji ata që janë me këmbë të shëndosha; e nëse dikush nuk ka këmbë për të ecur, ti jepu krahë për të ëndërruar; nëse malet janë pleqëruar dhe filizat janë tharë, ti bëhu një pikë shiu në zemrat e tyre për të gjallëruar ngjyrat e jetës; nëse bota po shkon drejt humnerës, ti bëhu litari i shpëtimit; nëse bota po kthehet në një burg, ti bëhu shtëpia e njerëzve; nëse dashuria është zbehur në horizontin e jetës, ti bëhu poeti frymëzues për viktimat e saj.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja
Sunday, January 2, 2022
Ditët dhe netët...
Ditët dhe netët...
...po shkojnë...
...e bashkë me to...
...edhe çastet.
Kujtimet mbeten...
...me ty kudo...
...Ëndrrat shuhen...
...ashtu si tik-tak-et.
Orët qajnë në mur...
...nga errësira që lë pas...
...një perëndim...
...shuhet me të një yll...
...e bashkë me të...
...dy sy...
...në agoni.
Me shpresën...
...që nuk vdes...
...derisa shpirti ndriçon...
...për një ditë të re...
...me lejen e Zotit...
...sytë do më agojnë.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja