Thursday, January 31, 2019

Disa përpiqen të jetojnë,disa mendojnë se jetojnë e disa ëndërrojnë të jetojnë.

Kush i trembet të ardhmes nuk shijon as të sotmen ; kush i trembet të sotmes e ka të sigurt një të ardhme të humbur.
Kush ka ngarkuar të kaluarën mbi shpinë, ska për të ecur në rrugën që dëshiron në të ardhmen.
Disa përpiqen të jetojnë,disa mendojnë se jetojnë e disa ëndërrojnë të jetojnë.
Të rrallë janë ata që shijojnë atë që përjetojnë çastin.

Wednesday, January 30, 2019

Refletime 1

Çdo natyre eshtè e kënaqur po te ece e lumtur né rrugen e saj; e një natyre e arsyeshme ecen e lumtur nése, nder përfytyrimet qe ka, nuk i jep pelqimin atij që është i gabuar dhe i paqartë; nese i drejton shtysat vetém ndaj veprimeve te dobishme per bashkësinë, kur kufizon ecurine e gierave qé nga ne, ne lidhje me lakmitë dhe neverite i perkushtohet
me shpirt gjithçkaje qe i cakton natyra e perbashket. Ne te vertete natyra e arsyeshme eshtë pjese e saj, ashtu si natyra e gjethes eshtë pjesë e natyrës se bimës, vetëm se, në ketë rast natyra e gjethes eshtë pjesë e një natyre te pandjeshme, te paarsyeshme dhe te nenshtrueshme ndaj veshtirësive, ndersa
natyra e njeriut është pjesë e një natyre të panenshtrueshme ndaj veshtiresive, e cila ka intelekt dhe vertetesi, duke marre
parasysh se i cakton çdokujt pjesë kohe, lendë, çeshtje,veprimtari dhe ngjarje të cilat janë te barasvlefshme dhe perputhen me aftesite e tij. Mos merr parasysh barasvleren e
çdo faktori me çdo faktor ne secilën qenie, por barasvleren e pergjithshme midis të gjithë faktoreve te diçkaje dhe te gjithe faktorève te diçkaje tjeter.
Nuk eshtë e mundur te kuptosh me intuite. Por eshte mundur te mos pranosh padrejtesinë; èshtë e mundur t'u bësh ballë kenaqesive dhe dhimbjeve; ështe e mundur të qëndrosh me lart se fama; eshte e mundur të mos zemerohesh me njerézit e pandjeshëm dhe mosmirënjohes, madje të kujdesesh per ta.

Refletime 3

...edhe kjo vërejtje bën të zhduket çdo gjë e kotë: nuk mund ta kuptosh më qëllimin e një ekzistence të tërë ose të qaktën qëllimin e periudhës që vjen pas rinisë -, periudhë e jetuar si Filozof ; përkundrazi tashmë shumë vetë e kanë të qartë, madje edhe ti, që i duhet qëndruar larg filozofisë. Pështjellimi në të cilin ke rënë është i tillë që nuk e ke më të lehtë të fitosh famën e fllozofit; e kësaj i kundërvihen premisat e jetës tënde. Atëherë, nëse e ke parë vërtet se ku qëndron pika kryesore, mos e vrit mendjen se çfarë do mendojnë për ty dhe kënaqu nëse do mund ta jetosh pjesën tjetër të jetës, sado që të ketë ngelur për të jetuar, ashtu siç do natyra. Pra, vrite mendjen se çfarë do ajo e mos u shpërqëndro nga asgjë tjetër, sepse e ke provuar në cilat rrugë të është dashur të endesh pa e gjetur asgjékund jetën e lumtur as te silogjizmat, as te pasuria, as te fama, as te kënaqësia, asgjëkund.Po si ta gjejmë atëherë? Duke bërë atë që i nevojitet natyrës së njeriut. Po si mund ta bëjë njeriu këtë? Nëse do të ketë disa parime në zanafillën e shtysave dhe veprimeve të tij. Cilat parime? Ato rreth të mirës dhe të keqes: pra që asgjë nuk është e mirë për njeriun nëse nuk e bën atë të jetë i drejtë, i matur, i fuqishëm, bujar dhe që asgjë nuk është e keqe, nëse nuk shkakton tek ai veset e kundërta.
Ne çdo veprim qe ben pyet veten:" a kuptim ka ky veprim per mua? Nuk do te pendohem me vonë? Pasi do kem vdekur dhe gjithçka do jete zhdukur,çfarë do jetë e dobishme? Nése veprimi qe ti ben eshtè ai i nje qenieje me mend, nese eshte i prirur per jeten shoqérore, nése ka te njejtat rregulla me Zotin,ç'kerkoj me shume se kaq?
Çfare jane Aleksandri, Kato dhe Pompeu në
krahasim me Diogjenin, Eraklitin dhe Sokratin? Ne të vertetë, keta te fundit, e pane realitetin, pane shkaqet, çeshtjet dhe parimet e tyre drejtuese ishin te pavarura: kurse atje per
sa shume gjëra duhet të shqetesohesh e sa të tjerave duhet t'u nenshtrohesh!
E po te njejtat gjera duhet t'i nenshtrohen diçkaje edhe nese ti vdes.
E para, mos u turbullo: ne te vërtetë, githçka eshte ne perputhje me natyren e gjithesise e pas pak ti nuk do te jesh me askush,asgjëkund, si Adriani, si Augusti. Pastaj perqendroje shikimin ne brendësi te kesaj çështjeje e, duke marre parasysh se duhet te jesh njeri i virtytshëm dhe se çfare
i nevojitet natyres se nieriut, bëje këté gjë pa u kthyer pas dhe fol ashu si te duket me e drejte: por me dashamirési,me urtesi dhe pa u shtirur.Natyra e gjithësisë merret me ketë: te zhvendose atje gjërat qe ndodhen ketu, ti shnderrojë ato, t'i marre nga njera ane e ti çoje nga ana tjetër. Gjithçka eshtě ndryshim e prape nuk trembemi se mund te kete diçka të re.Gjithçka eshté e zakontë.
E po ashtu ato qe te cakton fati jane gjithmonë të njëjta.

Tuesday, January 29, 2019

Bujaria,falja dhe thjeshtësia

Tre janë cilësitë e njeriut që e ka të sigurt suksesin,lartësimin dhe nderimin :

Bujaria në çdo rast,qoftë edhe kur je ngushtë për vete.
Falja e tjetrit edhe kur e ke në dorë të marrësh hak.
Thjeshtësia me çdo njeri dhe në çdo pozitë që të jesh,qoftë i pasur apo i varfër.

Saturday, January 26, 2019

Të mirat që bëhen

Askush nuk lodhet nga té mirat qe bejné té tjerét.
Te mirat jané veprime qé pérputhen me natyren: prandaj mos u lodh nga te mirat që ti u ben atyre,ashtu siç nuk lodhesh nga të mirat që bëhen për ty.

Pasi ti ke béré miré dhe e mira jote ka mberritur tek dikush,cila éshté arritja e treté  qe synon ti,veç kétyre té dyjave? Nami që ke béré mire apo shperblimi?

Friday, January 25, 2019

Refletime

Në çdo ngjarje ki parasysh ata te cilëve iu ndodhnin té njējtat gjera ; ku janë ata tani? Asgjekundi. Po pastaj? Do qe të  sillesh edhe ti në të njëjtën mënyrë? Nuk të pëlqen
përkundrazi t'ua lesh turbullimet, tè cilat s'kane lidhje me ty atij që i lejon vetes te turbullohet dhe të perkushtohesh i teri
per të kuptuar se si të sillesh në këto raste? Në të vertetë mund ti perdoresh ato dhe qe andej të marresh shkas per te vepruar, me kusht qè mund ti kushtosh vemendje çdo gjëje qe ben dhe te duash te jesh i virtytshèm; e me kusht qe ti mbash mend te dyja keto gjera, që [...] eshte e rendësishme me ke ka te bëjë veprimi.
Germo brenda vetes. Brenda ështe burimi i se mires dhe mund të gufojë përjetësisht  nëse i përjetshëm është germimi yt.
Duhet edhe qe trupi te jetë i qendureshëm dhe te mos tundet as gjate levizjes as ne qetesi. Duhet te kerkosh edhe per krejt trupin një perfundim te ngjashëm me ate qé mendja arrin ne rastin e fytyres, te cilen ajo di ta mbajë të rregullt dhe té hijshme. Po me te gjitha keto duhet te merresh pa bere naze.
Mjeshteria e jeteses eshte me e ngjashme me
meshtërine e betejes sesa me ate te vallezimit, meqenese té jemi gjithnje te gatshěm dhe mjaft tě qëndrueshěm
ndaj fatkeqesive te paparashikuara. Shqyrto vazhdimisht se kush janë kéta njeréz te cilët
do qe té jene deshmitarět e tu dhe ç'parime drejtuese kane ata.
Duke pare ne burimin e mendimit dhe shtyses së tyre ne te vertete, nuk do te ankohesh per ata qe gabojnë padashur dhe nuk do te kesh nevojë per dëshmine e tyre.
"Çdo shpirti thote - i mohohet e verteta kunder
vullnetit te tij"; po keshtu i mohohet edhe e drejta,vetëpermbajtja, dashamiresia dhe çdo virtyt tjetër i ngjashem me to. Duhet ta kujtosh vazhdimisht ketë, sepse eshte shume e domosdoshme: keshtu do jesh me zemerbute me te gjithë.
Ne çdo dhimbje ki parasysh giykimin: "Nuk behet fjalë per diçka te turpshme dhe nuk e përkeqéson mendjen e cila te drejton ty: ne të vertete nuk e demton ate ngaqe eshte e arsyeshme dhe e prirur per jetën shoqerore". Por ne pjesen më te madhe të mendimeve le të të vijë ne ndihme edhe parimi i Epikurit, pra qe dhimbja nuk eshte e padurueshme e as e perjetshme, nese mban mend kufijtë e saj dhe nese nuk shton endrra të kota kur e gjykon ate. Mbaj mend edhe ketë: ka shume ndjenja te tjera te bezdisshme te ngjashme
me dhimbjen, edhe pse ne nuk i vëme re ato: plogeshtia e përgjumjes, per shembull, vapa mbytese, mungesa e oreksit.
Prandaj sa here qe te kesh njeren prej ketyre ndijimeve, thuaji vetes: "Po i dorëzohesh dhimbjes"
Nuk duhet te ndjesh per qeniet mizore ate qe njerèzit ndiejně per njerëzit.
Si mund ta marrim vesh nëse Teofrasti kishte apo jo nuk kishte  nje prirje morale me te larte se Sokrati? Ne te vërtetë,mjafton fakti qé Sokrati pati njě vdekje tè lavdishme, qé ishte i zoti ne grindjet me sofistet, që tregoi rezistencen e tij  fizike duke kaluar natën në ngrice, qe, pasi mori urdhrin te ndalë atë njeriun e Salamines, e pa më të arsyeshme në menyrë fisnike, të mos e zbatonte atë,  qe, ecte rruges si kapadai, - gjë kjo mbi te cilen duhet të ndalemi me shume kujdes, nëse ishte e vertete apo jo. Nderkohe qe duhet te shqyrtojmë: ç'shpirt kishte Sokrati, nese dinte te ishte i drejte ne marrëdhëniet me njerezit dhe i devotshëm ne marrèdheniet me Zotin, pa u acaruar kot ndaj ligésive,pa u bere rob i paditurisë së askujt, pa e marre si diçka qe
nuk ka te beje me te dhe pa vuajtur si te padurueshme asgje nga ato qe i kishin caktuar brenda rregullit te gjithesishem
dhe pa i lejuar mendjes qe te perzihej me epshet e trupit.
Natyra nuk te ka perzier ne perberjen e gjithésishme ne menyre te till qe te mos lejoje te kufizosh vetveten dhe t'i mbash nen zoterimin tend gjerat qe jane vertet te tuat; ne
te vertete, ështe mese e mundshme te behesh një njeri hyjnor dhe askush te te mos vlerësoje si te tille. Mbaje mend gjithnjë
ketë, mbaj mend edhe qé jeta e lumtur mbështetet mbi shume pak gjera; e nëse ke humbur shpresen per t'u bère një dialekik a fizikan mos shpreso me per te qenë i lire, i thjeshte,i prirur pěr jetën shoqërore dhe i bindur ndaj Zotit.
Kaloje jeten pa shtringim, me gezimin me te madh e shpirt, edhe nëse të gjithë të shajnë si te duan, edhe nese egërsirat shqyejnë gjymtyrët e mjera te ketij mishmashi qe
gjendjen rreth e qark teje. Çfare e pengon, ne te vertete,mendjen qé tě ruaje qetēsinë e saj ne gjithe kete mesele, arsyen e vërtetë  nè rrethana tě veshtira dhe aftesine e menjehershme per te arritur pikesynimet e saj? Ne mënyrë té tillë që arsyeja
kur t'i jepet rasti të thote: "Ne thelb je keshtu, edhe pse të tjereve u dukesh ndryshe" dhe aftesia t'i thotë asaj qé bén pjesë ne mundésitë e saj; "Pikërisht ty tě kërkoja une sepse per mua ajo qe ndodh herë pas here ështě gjithnjë shkas per virtytin e arsyeshëm dhe shoqéror e, shkurt per mjeshtëriné e njeriut ". Në te vertetě çdo ngjarje behet e zakonte per njeriun dhe nuk është diçka e re ose e veshtirë për t'u zoteruar; perkundrazi, është mjaft e njohur dhe e lehtë për t'u drejtuar.

Wednesday, January 23, 2019

E drejta e arsyeshme

E drejta e arsyeshme dhe shoqérore nuk gabon kur e vlereson si inferiore gjithçka që i duket e pamenduar mire dhe jo e prirur ndaj shoqerisë.

Ligësia

Eshtë qesharake te mos perpiqesh ta shmangesh ligësinë tende, kjo është diçka mundshme, ndersa te perpiqesh t'i shmangesh ligesisë se të tjeréve éshte e pamundur.

Në zbatimin e plote te etikes perfshihet: ta kalosh çdo dite si te ishte e fundit, pa lëkundje, pa plogéshti dhe pa shtirje.

Në zbatimin e plote te etikes perfshihet: ta kalosh çdo dite si te ishte e fundit, pa lëkundje, pa plogéshti dhe pa shtirje.

Përkushtimi

Mos i humbisni gjërat për dikë që nuk e meriton dhe as dikë mos e humbni për gjëra që nuk kanë rëndësinë e njeriut.
Mos e humb kohën tënde në gjëra që nuk kanë vlerën e kohës.
Mos e humbi shëndetin në gjëra që nuk kushtojnë më shumë se shëndeti.
Mos e humbi jetën tuaj duke u dhënë pas një jete që nuk është e juaja.
Përkushtimi më me vlerë është ai qëllim i cili jep jetës suaj vlerë më të lartë sesa gjërave kalimtare.

Parimet drejtuese

Mos u sill reth e rrotull per të pare parimet drejtuese te te tjerëve, por shiko drejt atij qellimi ku të çon natyra-si natyra e gjithësishme, népërmjet ngjarjeve qe kane të bëjné me ty, ashtu edhe natyra jote, nepërmjet detyrimeve qě të presin. Nga ana tjetër, detyra e secilit prej nesh, eshtë të bëjë atě qe lidhet me perbërjen e tij; tani, nděrsa ndërtuar per qeniet e arsyeshme -e tek e fundit, ne çdo rrethaně tjetër qeniet inferiore janë ndërtuar për ato superiore -, qeniet e arsyeshme jane ndërtuar per njera -tjetren. Pra vlera me e
lartě ne perberjen e njeriut éshte prirja per të jetuar ne shoqeri;ne vend te dyte vjen aftesia per te mos iu dorezuar epsheve te trupit; ne te vertetë është tipike per zhvillimin e arsyes dhe
intelektit te kufizojë veten dhe te mos dalë asnjëhere inferiore ndaj zhvillimit te ndjenjave dhe te shtysave, pasi keta te fundit jane qe te dy zhvillime kafshërore, kurse zhvillimi i intelektit do qe te kete perparesi e te mos mposhtet prej tyre. E drejtě,padyshim, sepse është ne natyren e tij t'i ketë dhe t'i perdorë
te gjitha ato. Karakteristika e tretë, ne perberjen e qenies se arsyeshme, èshte se nuk tregohet i rrembyer ne giykime dhe nuk genjehet. Duke iu permbajtur ketyre veçorive, pra, parimi drejtues do te pershkojë rrugen e drejte dhe do te marrë ate qe i takon.

Monday, January 21, 2019

“Nuk duhet të zemërohemi me gjërat: atyre, në të vërtetë, nuk u bëhet fare vonë për ne."

“Nuk duhet të zemërohemi me gjërat: atyre, në të vërtetë, nuk u bëhet fare vonë për ne."

Jeta njerëzore

“Me te vërtetë mendon se jeta njerëzore mund t'i duket diçka shumë e rëndësishme atij që ka para, një mendje bujare dhe aftësinë për të përqafuar me mendimin tërësinë e
kohës dhe të qenies?
- E pamundur - tha ai.
- Pra një njeri tillë mos do ta quajë vallë vdekjen diçka të tmerrshme”
- Jo,
aspak”.

Fama

Çfarë di për famën? Shqyrto mendjen e tyre, çfarë natyra ka ajo, cilat gjërave u shmanget, cilat ndjek. E shqyrto se ashtu si shtresat e rërës duke u vënë njëra mbi tjetrën fshehin atë
që paraprin, ashtu në jetë çështjet e mëparshme sa hap e mbyll sytë fshihen nga çështjet që vihen sipër tyre.

E padurueshmja vret

Ajo që është e padurueshme vret,ndërsa ajo që zgjat është e durueshme, mendja, duke u
mbyllur në vetvete, qëndron e qetë dhe parimi drejtues nuk dëmtohet. Përsa i përket pjesëve të dëmtuara nga dhimbja,ato le ma shfaqin vuajtjen e tyre, nëse janë në gjendje ta bëjnë
këtë.

Dita e fundit

Suksesi në jetë nuk qëndron tek fakti sesa i ditur apo i pasur je,as në aftësinë për të patur gjithë botën me vete,por në aftësinë për të qenë i lumtur me veten tënde,i kënaqur me jetën që bën,falënderues për ata që ke pranë,i gëzuar për lumturinë që u jep të tjerëve dhe i qetë shpirtërisht nëse do ta mbyllje kapitullin e jetës tënde, nëse do e dije që kjo ditë është dita e fundit për ty.

Friday, January 18, 2019

Për ty

PER TY

Nese plage sjell dashuria e plage ajo kuron,
atehere nga plaga le te vuaj se me vuajte do dashuroj...

Nese kishte ndopak besim por besim kerkove ,
pse nga dyshimi humbem dashurine e dashurine e vajtove?

Nese vuajtja e saj qenka padrejtesi nga une,
pse lotet e mi me derdhen ujevare e lume?

Nga vuajtja e saj edhe une po vuaj,
se dashurine e donim te dy por dashurine nuk ndertuam...

Nga frika e te tjereve u trembem dhe ne,
kur per jeten tone te tjere menduan ,se i lejuam ne...

Prandaj askush nga ne te mos ankohet e te shohe padrejtesi,
se dashurine qe patem ne,ishte e bukur e plot mrekulli...

I uroj zemres sime nje person madheshtor,
nese te pakten nuk eshte si une,si une te te dashuroj.

Rrugët

Bëj një rrugë ku asnjë nuk ka shkelur.
Rregullo një rrugë ku dikur ka qenë.
Lidh dy rrugë ku mund të bashkohen dy vende të ndara.
Fshij një rrugë ku pluhuri i harresës e ka mbuluar.
Hap një rrugë ku muret ndarëse të inatit nuk lejojnë udhëtarë.
Bëj diçka ndryshe për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Në këtë mënyrë do të jesh dikush i cili i përket të gjithëve që ikin,që janë dhe që do të jenë!

Sunday, January 13, 2019

Dikur

Dikur isha dikush tjetër, në një rrugicë ku fati im ndryshoi përgjithnjë duke më tjetërsuar.Pas shumë vitesh,rastësisht kalova përsëri aty,për të parë dhe njëherë veten time në atë hije peme.
Ishte një fat i mirë për t'u takuar përsëri në atë rrugicë ku, duke pritur ,ti ishe gjithmonë aty, me sytë e mbyllur dhe me shpirt të trishtuar, aty ishte gjithësia me lojën e vënë tek fati im dhe me shkrimin e saj të padukshëm.Ka qenë fati yt ai që ju dëshiroi t'ju përqafojë, sepse ai e di që ekziston dhe që ka zbuluar pamjen me të cilën një ditë e patë ...
Tani le të shkoj atje ku nuk ka kufizime për të mos jetuar me kufizimet të cilat e vranë...
Tani le të shkoj aty ku frika nuk më lodh,aty ku shpresa nuk më vret,aty ku dashuria është e mundur,aty ku përshëndetje dëgjohet "paqe",aty ku jeton pa ëndërruar,aty ku koha është e ndalur,aty ku rinia nuk plaket kurrë,aty ku burimi  të shuan etjen përgjithnjë...
Tani le të shkoj aty me mëshirën e Zotit,i sigurt se ti nuk je më vetëm.

Pa Ty

Pa Ty

Jam një dhimbje pa ulërimë.
Zog pa qiej ;
Perëndim pa lindje;
Kalendar pa data;
Sahat pa akrepa;
Orë pa kohë;
Buzë pa puthje;
Natë pa hënë;
Skaj pa qendër;
Busull pa shigjeta;
Zarf pa adresë;
Mendim pa rrudhë;
Rrudhë pa ballë;
Ballë pa ethe;
Mbret pa kurorë;
Kurorë pa perlë;
Perlë pa guackë;
Besim pa vendosmëri;
Rrebesh pa vetëtimë;
Shekspir pa tragjedi;
Hamlet pa kafkë;
Martin Luter King pa ëndërr;
Ainshtain pa relativitet;
Erasmus pa marrëzi;
Ferr pa Dante;
Dante pa Beatriçe;
Gjeneral pa luftë;
Murator pa tullë;
Kovaç pa kudhër;
Hakmarrje pa kujtesë;
Burg pa qeli;
I burgosur pa shpresë;
Shqiptar pa çartje;
Tango pa Argjentinë;
Rus pa stepë;
Paris pa Eifel;
Vals pa Vienë;
Tel pa violinë; 
Mermer pa Mikelanxhelo;
Kolomb pa Amerikë;
Kolose’ pa Romë;
Garibald pa Itali;
Moxart pa melodi;
Vagner pa gjëmim;
Beethoven pa llaftari;
Segovia pa kitarë;
Pavarot pa fyt;
Django Reinhard pa “Minor Swing”;
Otello pa Dezdemonë;
Romeo pa Xhulietë;
Shpatë pa dorezë;
Plumb pa barut;
Ushtar pa helmetë;
Mulli pa bereqet;
Beton pa çimento;
Autostradë pa asfalt;
Trafik pa semafor;
Qiell pa re’;
Dimër pa pranverë;
Pranverë pa ngjyra;
Vjeshtë pa fruta;
Dhimbje pa lot;
Lot pa sy t’zinj;
Gjak pa zemër;
Pritje pa ankth;
Zjarr pa flakë;
Fresk pa fllad;
Fllad pa përkëdhelje;
Përkëdhelje pa prekje;
Prekje pa rrënqethje;
Heshtje pa pëshpërimë;
Kriminel pa viktimë;
Fat pa meritë;
Skllav pa pranga;
Dëshpërim pa shkak;
Ofshamë pa jehonë;
Lumë pa urë;
Leskovik pa Pukë;
Kukës pa Sarandë;
Gramsh pa Divjakë;
Librazhd pa Zadrimë;
Korab pa Nëmërçkë;
Dhëmbel pa Karavasta;
Karaburun pa Llogora;
Fjalor pa fjalë;
Luginë pa oshëtimë;
Shteg pa dalje;
Ngjitje pa arritje;
Libër pa lexues;
Testament pa vulë;
Zeus pa rrufe;
Kalorës pa pelë;
Pelë pa shalë;
Thesar pa margaritarë;
Nil pa shkretëtirë;
Faraon pa piramidë;
Beduin pa oaz;
Tank pa zinxhirë;
Aeroplan pa pistë;
Tekst pa muzikë;
Fukara pa të ardhme;
Mort pa funeral;
Kufomë pa varr;
Islam pa Kuran;
Kristian pa Bibël;
Foshnjë pa britmë;
Vatër pa zjarr;
Pronar pa Hipotekë;
Përmetar pa raki’;
Malësor pa çifteli;
Shkodran pa biçikletë;
Skraparlli pa raki;
Mish pa nerv;
Kozmos pa terr;
Terr pa hënë;
Jetë pa albuminë;
Rreth pa “Pi”.

Saturday, January 12, 2019

Shpërndarja e dijes

Shpesh herë shpërndaj dije tek të tjerët në heshtje anonime duke dëgjuar dhe lexuar me vëmendje të madhe dhe me një dëshirë të flaktë për të mësuar më tepër nga bota e secilit person që ka diçka për të dhënë.
Sa herë që kam vepruar në këtë mënyrë kam vrapuar menjëherë ta shpërndaj këtë përvojë njohurish me të tjerë të cilët kanë të njëjtën dëshirë për njohuri.
Jua siguroj që nuk ka kënaqësi më të madhe sesa vetëdija se ti po bëhesh nxitës dhe ushqyes i vlerave të mëdha intelektuale tek vetja dhe tek të tjerët.
Provojeni!

Aplikimi i mendimit

I ditur nuk është ai që ka mbushur trurin më libra pa fund,por ai që ka mësuar të mendojë në atë mënyrë që të aplikojë mendimin e tij në çdo vepër e cila dëshmon diturinë e tij.

Friday, January 11, 2019

Nuk është problem nëse sot

Nuk është problem nëse sot je më i varfër se dje,problem është nëse sot nuk je më i ditur se dje.
Nuk është problem nëse sot nuk je me ata që u rrite dje,problem është nëse sot nuk ke mësuar të njohësh miqtë e tu.
Nuk është problem nëse sot të kanë harruar,problem është nëse sot ti i kujton akoma.
Nuk është problem nëse sot mendon për të kaluarën, problem është nëse sot je duke humbur të ardhmen.
Nuk është problem nëse sot e sheh çfarë sprovash ke kaluar,problem është nëse sprovat të kanë demoralizuar për të ardhmen.
Nuk është problem nëse sot mendon se nata të zuri të trishtuar,problem është nëse mendon se mëngjesi për ty ska për të aguar.

Wednesday, January 9, 2019

Fenomeni dhe noumeni

Egzistenca përbëhet nga dy faktorë : fenomene dhe noumene.
Fenomeni është fakt i dëshmueshëm duke u nisur nga një shkak.
Noumeni është fakt që nuk mund të dëshmohet objektivisht sepse shkaku nuk është i prekshëm por i konceptuar nga forca e idesë për të cilën ka folur Aristoteli.
Noumenet nuk janë faktorë që jetojnë objektivisht mes nesh,prandaj nuk mund ti besojë çdo kush,pasi janë për ata njerëz që kanë mendje të shëndoshë dhe që arsyetojnë thellë në botën e krijimit dhe ideve.
Por fakti që një noumen nuk perceptohet,nuk do të thotë që të mohohen shkaqet zinxhir të cilat i japin domethënie faktorëve egzistencialë.
Vdekja është një faktor noumenal i cili i jep kuptim të plotë fenomenit jetë.
Pra,kuptimi i plotë rreth diçkaje arrihet kur bashkohen këta dy faktorë.

Saturday, January 5, 2019

Suksesi në grup

Secili prej nesh ka mangësi dhe duke jetuar në vetmi nuk ka për të arritur sukses, por nëse bashkohemi të gjithë dhe bashkëpunojmë,atëherë kemi për ti larguar këto mangësi dhe si rezultat do kemi të gjithë sukses.

Friday, January 4, 2019

Ose jemi ne ata që e formojmë realitetin ose realiteti do na formojë je!

Ose jemi ne ata që e formojmë realitetin ose realiteti do na formojë je!

Shpesh ndodh të mos dallojmë qartë këto dy koncepte sepse vetëdija rreth tyre ka munguar por edhe indiferenca ndaj këtij fenomeni ka sjellë në shoqëri pa shtyllë kurrizore.

Shohim individë pa një lloj personaliteti të qëndrueshëm.
Shohim shoqëri pa shoqërim.
Shohim familje pa familjarizim.
Shohim shtet pa shtetarë.
Shohim fetare pa fe.
Shohim politikanë pa kauzë.
Shohim pasuri pa tregëti.
Shohim gjithçka por asgjë nuk është në vendin e duhur.

Pse?!
Sepse po ndryshojnë rolet dhe meritat.
Po ndryshojnë vlerat dhe arsyetimi.
Sepse po ndryshojnë rrjedhat sipas tekave.

Kemi individë që kanë çmime,por skemi personalitet me vlera.
Kemi shoqëri të madhe por skemi shoqërimin e përgjegjshëm që ti gjendemi tjetrit.
Kemi shtet të pavarur por skemi shtetarë që të vënë interesat e përbashkëta edhe kundër interesave të tyre.
Kemi fetarë pa fund por skemi fe të plotë në jetën personale.
Kemi politikanë finokë por skemi polikë të përbashkët.
Kemi pasuri pa fund por skemi tregëti të sigurt.
Kemi gjithçka por asgjë!

Dhe çfarë jetese presim të bëjmë së bashku?
Si mund të ketë shoqërim të sigurt kur ti nuk guxon të bësh një pyetje pasi ke frikë se mos përbuzesh me përgjigjen që mund të shprehë dikush i cili të thotë : " nuk më intereson kjo teme " ?
Si mund të dish se çfarë halli ka dikush nëse tjetri ta pret më thikë bisedën duke të thënë : " mbylle gojën se është përgojim" ?
Si mund të ketë shoqërim kur ti nuk di se çfarë jete po bën shoku yt me të cilin rri?
A është shoqëria thjesht një emër formal apo është të jetosh duke ndarë diçka mes jush?

Nëse të gjithë do shpreheshim me thënie të tilla : " nuk më intereson kjo teme "  " nuk dua të flas për këtë gjë "  " mos përgojo"  " mos i trego hallet e tua se i marrin për dobësi" etjjj...atëherë kemi për të krijuar një shoqëri të vetmuar,të ndrydhur,të ftohtë,të egër,me zemra të ashpra, indiferentë të plogësht...!

A nuk ndërtohet shteti ideal nga një popull dashamirës?
A nuk ndërtohet një popull dashamirës nga një shoqëri bashkëpunuese?
A nuk ndërtohet një shoqëri bashkëpunuese nga një individ i ndërgjegjshëm për rolin e tij?

Pse mos të fillojmë nga vetja jonë duke i dhënë vlera të larta personalitetit?

Ja pse nuk mund të ndryshojë gjendja e një populli deri të ndryshojmë vetet tona.