Bëj një rrugë ku asnjë nuk ka shkelur.
Rregullo një rrugë ku dikur ka qenë.
Lidh dy rrugë ku mund të bashkohen dy vende të ndara.
Fshij një rrugë ku pluhuri i harresës e ka mbuluar.
Hap një rrugë ku muret ndarëse të inatit nuk lejojnë udhëtarë.
Bëj diçka ndryshe për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Në këtë mënyrë do të jesh dikush i cili i përket të gjithëve që ikin,që janë dhe që do të jenë!