Në çdo ngjarje ki parasysh ata te cilëve iu ndodhnin té njējtat gjera ; ku janë ata tani? Asgjekundi. Po pastaj? Do qe të sillesh edhe ti në të njëjtën mënyrë? Nuk të pëlqen
përkundrazi t'ua lesh turbullimet, tè cilat s'kane lidhje me ty atij që i lejon vetes te turbullohet dhe të perkushtohesh i teri
per të kuptuar se si të sillesh në këto raste? Në të vertetë mund ti perdoresh ato dhe qe andej të marresh shkas per te vepruar, me kusht qè mund ti kushtosh vemendje çdo gjëje qe ben dhe te duash te jesh i virtytshèm; e me kusht qe ti mbash mend te dyja keto gjera, që [...] eshte e rendësishme me ke ka te bëjë veprimi.
Germo brenda vetes. Brenda ështe burimi i se mires dhe mund të gufojë përjetësisht nëse i përjetshëm është germimi yt.
Duhet edhe qe trupi te jetë i qendureshëm dhe te mos tundet as gjate levizjes as ne qetesi. Duhet te kerkosh edhe per krejt trupin një perfundim te ngjashëm me ate qé mendja arrin ne rastin e fytyres, te cilen ajo di ta mbajë të rregullt dhe té hijshme. Po me te gjitha keto duhet te merresh pa bere naze.
Mjeshteria e jeteses eshte me e ngjashme me
meshtërine e betejes sesa me ate te vallezimit, meqenese té jemi gjithnje te gatshěm dhe mjaft tě qëndrueshěm
ndaj fatkeqesive te paparashikuara. Shqyrto vazhdimisht se kush janë kéta njeréz te cilët
do qe té jene deshmitarět e tu dhe ç'parime drejtuese kane ata.
Duke pare ne burimin e mendimit dhe shtyses së tyre ne te vertete, nuk do te ankohesh per ata qe gabojnë padashur dhe nuk do te kesh nevojë per dëshmine e tyre.
"Çdo shpirti thote - i mohohet e verteta kunder
vullnetit te tij"; po keshtu i mohohet edhe e drejta,vetëpermbajtja, dashamiresia dhe çdo virtyt tjetër i ngjashem me to. Duhet ta kujtosh vazhdimisht ketë, sepse eshte shume e domosdoshme: keshtu do jesh me zemerbute me te gjithë.
Ne çdo dhimbje ki parasysh giykimin: "Nuk behet fjalë per diçka te turpshme dhe nuk e përkeqéson mendjen e cila te drejton ty: ne të vertete nuk e demton ate ngaqe eshte e arsyeshme dhe e prirur per jetën shoqerore". Por ne pjesen më te madhe të mendimeve le të të vijë ne ndihme edhe parimi i Epikurit, pra qe dhimbja nuk eshte e padurueshme e as e perjetshme, nese mban mend kufijtë e saj dhe nese nuk shton endrra të kota kur e gjykon ate. Mbaj mend edhe ketë: ka shume ndjenja te tjera te bezdisshme te ngjashme
me dhimbjen, edhe pse ne nuk i vëme re ato: plogeshtia e përgjumjes, per shembull, vapa mbytese, mungesa e oreksit.
Prandaj sa here qe te kesh njeren prej ketyre ndijimeve, thuaji vetes: "Po i dorëzohesh dhimbjes"
Nuk duhet te ndjesh per qeniet mizore ate qe njerèzit ndiejně per njerëzit.
Si mund ta marrim vesh nëse Teofrasti kishte apo jo nuk kishte nje prirje morale me te larte se Sokrati? Ne te vërtetë,mjafton fakti qé Sokrati pati njě vdekje tè lavdishme, qé ishte i zoti ne grindjet me sofistet, që tregoi rezistencen e tij fizike duke kaluar natën në ngrice, qe, pasi mori urdhrin te ndalë atë njeriun e Salamines, e pa më të arsyeshme në menyrë fisnike, të mos e zbatonte atë, qe, ecte rruges si kapadai, - gjë kjo mbi te cilen duhet të ndalemi me shume kujdes, nëse ishte e vertete apo jo. Nderkohe qe duhet te shqyrtojmë: ç'shpirt kishte Sokrati, nese dinte te ishte i drejte ne marrëdhëniet me njerezit dhe i devotshëm ne marrèdheniet me Zotin, pa u acaruar kot ndaj ligésive,pa u bere rob i paditurisë së askujt, pa e marre si diçka qe
nuk ka te beje me te dhe pa vuajtur si te padurueshme asgje nga ato qe i kishin caktuar brenda rregullit te gjithesishem
dhe pa i lejuar mendjes qe te perzihej me epshet e trupit.
Natyra nuk te ka perzier ne perberjen e gjithésishme ne menyre te till qe te mos lejoje te kufizosh vetveten dhe t'i mbash nen zoterimin tend gjerat qe jane vertet te tuat; ne
te vertete, ështe mese e mundshme te behesh një njeri hyjnor dhe askush te te mos vlerësoje si te tille. Mbaje mend gjithnjë
ketë, mbaj mend edhe qé jeta e lumtur mbështetet mbi shume pak gjera; e nëse ke humbur shpresen per t'u bère një dialekik a fizikan mos shpreso me per te qenë i lire, i thjeshte,i prirur pěr jetën shoqërore dhe i bindur ndaj Zotit.
Kaloje jeten pa shtringim, me gezimin me te madh e shpirt, edhe nëse të gjithë të shajnë si te duan, edhe nese egërsirat shqyejnë gjymtyrët e mjera te ketij mishmashi qe
gjendjen rreth e qark teje. Çfare e pengon, ne te vertete,mendjen qé tě ruaje qetēsinë e saj ne gjithe kete mesele, arsyen e vërtetë nè rrethana tě veshtira dhe aftesine e menjehershme per te arritur pikesynimet e saj? Ne mënyrë té tillë që arsyeja
kur t'i jepet rasti të thote: "Ne thelb je keshtu, edhe pse të tjereve u dukesh ndryshe" dhe aftesia t'i thotë asaj qé bén pjesë ne mundésitë e saj; "Pikërisht ty tě kërkoja une sepse per mua ajo qe ndodh herë pas here ështě gjithnjë shkas per virtytin e arsyeshëm dhe shoqéror e, shkurt per mjeshtëriné e njeriut ". Në te vertetě çdo ngjarje behet e zakonte per njeriun dhe nuk është diçka e re ose e veshtirë për t'u zoteruar; perkundrazi, është mjaft e njohur dhe e lehtë për t'u drejtuar.