Mos u sill reth e rrotull per të pare parimet drejtuese te te tjerëve, por shiko drejt atij qellimi ku të çon natyra-si natyra e gjithësishme, népërmjet ngjarjeve qe kane të bëjné me ty, ashtu edhe natyra jote, nepërmjet detyrimeve qě të presin. Nga ana tjetër, detyra e secilit prej nesh, eshtë të bëjë atě qe lidhet me perbërjen e tij; tani, nděrsa ndërtuar per qeniet e arsyeshme -e tek e fundit, ne çdo rrethaně tjetër qeniet inferiore janë ndërtuar për ato superiore -, qeniet e arsyeshme jane ndërtuar per njera -tjetren. Pra vlera me e
lartě ne perberjen e njeriut éshte prirja per të jetuar ne shoqeri;ne vend te dyte vjen aftesia per te mos iu dorezuar epsheve te trupit; ne te vertetë është tipike per zhvillimin e arsyes dhe
intelektit te kufizojë veten dhe te mos dalë asnjëhere inferiore ndaj zhvillimit te ndjenjave dhe te shtysave, pasi keta te fundit jane qe te dy zhvillime kafshërore, kurse zhvillimi i intelektit do qe te kete perparesi e te mos mposhtet prej tyre. E drejtě,padyshim, sepse është ne natyren e tij t'i ketë dhe t'i perdorë
te gjitha ato. Karakteristika e tretë, ne perberjen e qenies se arsyeshme, èshte se nuk tregohet i rrembyer ne giykime dhe nuk genjehet. Duke iu permbajtur ketyre veçorive, pra, parimi drejtues do te pershkojë rrugen e drejte dhe do te marrë ate qe i takon.