Sunday, January 13, 2019

Dikur

Dikur isha dikush tjetër, në një rrugicë ku fati im ndryshoi përgjithnjë duke më tjetërsuar.Pas shumë vitesh,rastësisht kalova përsëri aty,për të parë dhe njëherë veten time në atë hije peme.
Ishte një fat i mirë për t'u takuar përsëri në atë rrugicë ku, duke pritur ,ti ishe gjithmonë aty, me sytë e mbyllur dhe me shpirt të trishtuar, aty ishte gjithësia me lojën e vënë tek fati im dhe me shkrimin e saj të padukshëm.Ka qenë fati yt ai që ju dëshiroi t'ju përqafojë, sepse ai e di që ekziston dhe që ka zbuluar pamjen me të cilën një ditë e patë ...
Tani le të shkoj atje ku nuk ka kufizime për të mos jetuar me kufizimet të cilat e vranë...
Tani le të shkoj aty ku frika nuk më lodh,aty ku shpresa nuk më vret,aty ku dashuria është e mundur,aty ku përshëndetje dëgjohet "paqe",aty ku jeton pa ëndërruar,aty ku koha është e ndalur,aty ku rinia nuk plaket kurrë,aty ku burimi  të shuan etjen përgjithnjë...
Tani le të shkoj aty me mëshirën e Zotit,i sigurt se ti nuk je më vetëm.