Wednesday, January 30, 2019

Refletime 1

Çdo natyre eshtè e kënaqur po te ece e lumtur né rrugen e saj; e një natyre e arsyeshme ecen e lumtur nése, nder përfytyrimet qe ka, nuk i jep pelqimin atij që është i gabuar dhe i paqartë; nese i drejton shtysat vetém ndaj veprimeve te dobishme per bashkësinë, kur kufizon ecurine e gierave qé nga ne, ne lidhje me lakmitë dhe neverite i perkushtohet
me shpirt gjithçkaje qe i cakton natyra e perbashket. Ne te vertete natyra e arsyeshme eshtë pjese e saj, ashtu si natyra e gjethes eshtë pjesë e natyrës se bimës, vetëm se, në ketë rast natyra e gjethes eshtë pjesë e një natyre te pandjeshme, te paarsyeshme dhe te nenshtrueshme ndaj veshtirësive, ndersa
natyra e njeriut është pjesë e një natyre të panenshtrueshme ndaj veshtiresive, e cila ka intelekt dhe vertetesi, duke marre
parasysh se i cakton çdokujt pjesë kohe, lendë, çeshtje,veprimtari dhe ngjarje të cilat janë te barasvlefshme dhe perputhen me aftesite e tij. Mos merr parasysh barasvleren e
çdo faktori me çdo faktor ne secilën qenie, por barasvleren e pergjithshme midis të gjithë faktoreve te diçkaje dhe te gjithe faktorève te diçkaje tjeter.
Nuk eshtë e mundur te kuptosh me intuite. Por eshte mundur te mos pranosh padrejtesinë; èshtë e mundur t'u bësh ballë kenaqesive dhe dhimbjeve; ështe e mundur të qëndrosh me lart se fama; eshte e mundur të mos zemerohesh me njerézit e pandjeshëm dhe mosmirënjohes, madje të kujdesesh per ta.