...edhe kjo vërejtje bën të zhduket çdo gjë e kotë: nuk mund ta kuptosh më qëllimin e një ekzistence të tërë ose të qaktën qëllimin e periudhës që vjen pas rinisë -, periudhë e jetuar si Filozof ; përkundrazi tashmë shumë vetë e kanë të qartë, madje edhe ti, që i duhet qëndruar larg filozofisë. Pështjellimi në të cilin ke rënë është i tillë që nuk e ke më të lehtë të fitosh famën e fllozofit; e kësaj i kundërvihen premisat e jetës tënde. Atëherë, nëse e ke parë vërtet se ku qëndron pika kryesore, mos e vrit mendjen se çfarë do mendojnë për ty dhe kënaqu nëse do mund ta jetosh pjesën tjetër të jetës, sado që të ketë ngelur për të jetuar, ashtu siç do natyra. Pra, vrite mendjen se çfarë do ajo e mos u shpërqëndro nga asgjë tjetër, sepse e ke provuar në cilat rrugë të është dashur të endesh pa e gjetur asgjékund jetën e lumtur as te silogjizmat, as te pasuria, as te fama, as te kënaqësia, asgjëkund.Po si ta gjejmë atëherë? Duke bërë atë që i nevojitet natyrës së njeriut. Po si mund ta bëjë njeriu këtë? Nëse do të ketë disa parime në zanafillën e shtysave dhe veprimeve të tij. Cilat parime? Ato rreth të mirës dhe të keqes: pra që asgjë nuk është e mirë për njeriun nëse nuk e bën atë të jetë i drejtë, i matur, i fuqishëm, bujar dhe që asgjë nuk është e keqe, nëse nuk shkakton tek ai veset e kundërta.
Ne çdo veprim qe ben pyet veten:" a kuptim ka ky veprim per mua? Nuk do te pendohem me vonë? Pasi do kem vdekur dhe gjithçka do jete zhdukur,çfarë do jetë e dobishme? Nése veprimi qe ti ben eshtè ai i nje qenieje me mend, nese eshte i prirur per jeten shoqérore, nése ka te njejtat rregulla me Zotin,ç'kerkoj me shume se kaq?
Çfare jane Aleksandri, Kato dhe Pompeu në
krahasim me Diogjenin, Eraklitin dhe Sokratin? Ne të vertetë, keta te fundit, e pane realitetin, pane shkaqet, çeshtjet dhe parimet e tyre drejtuese ishin te pavarura: kurse atje per
sa shume gjëra duhet të shqetesohesh e sa të tjerave duhet t'u nenshtrohesh!
E po te njejtat gjera duhet t'i nenshtrohen diçkaje edhe nese ti vdes.
E para, mos u turbullo: ne te vërtetë, githçka eshte ne perputhje me natyren e gjithesise e pas pak ti nuk do te jesh me askush,asgjëkund, si Adriani, si Augusti. Pastaj perqendroje shikimin ne brendësi te kesaj çështjeje e, duke marre parasysh se duhet te jesh njeri i virtytshëm dhe se çfare
i nevojitet natyres se nieriut, bëje këté gjë pa u kthyer pas dhe fol ashu si te duket me e drejte: por me dashamirési,me urtesi dhe pa u shtirur.Natyra e gjithësisë merret me ketë: te zhvendose atje gjërat qe ndodhen ketu, ti shnderrojë ato, t'i marre nga njera ane e ti çoje nga ana tjetër. Gjithçka eshtě ndryshim e prape nuk trembemi se mund te kete diçka të re.Gjithçka eshté e zakontë.
E po ashtu ato qe te cakton fati jane gjithmonë të njëjta.