Wednesday, February 20, 2019

Refletime 8

Vetite e shpirtit te arsyeshëm janë: shikon vetveten,shpreh vetveten, e ben vetveten ashtu siç do qé te jetě, i mbledh vete frytet e asaj qe prodhon (frytet e bimeve dhe prodhimet e kafshëve, ne fakt, i mbledhin te tjeret), arrin qëllimin e saj kurdo qe te perfundojë jeta. Ndryshe nga çndodh ne vallëzim, në shfaqjet teatrore dhe ne rrethana te ngjashme- ku mbetet i paperfunduar i tere veprimi nese diçka e nderpret këtë -, shpirti ne çfaredolloj pjese, ne çfaredolloj gjendjeje qe të ndodhet, e arrin plotësisht dhe pa boshlléqe qellimin e tij, ne mênyre te tillë qe te mund te thote: "Mora ate që është e imja". E, me tej: si endet lirisht ne te gjithe boten, ne zbrazetine qe e rrethon dhe në ndertimin që i jep
trajtèn botes, shtrihet drejt pafundésisë se perjetësisë, sjell nděr mend dhe kupton perteritjen e vazhdueshme te gjithesise
dhe vëren se kush do te vijé pas nesh nuk do të shikojé asgje té re ,kush ka ardhur para nesh nuk ka pare asgjë me shume.
Po, ne njëfare menyre, kush e ka kaluar pragun e te dyzetave,nese zoteron fare pak zgjuarsi, ka pare gjithë të kaluarën dhe
gjthe tè ardhmen ne saje te ngjashmerisë qe i lidh ato. Eshte per shpirtin e arsyeshëm gjithashtu edhe té dojë te tjeret,e nxise te vertetën dhe thjeshtësinë, te mos nderojë asgje më shumë se veten - gjë qé eshte tipike edhe per ligjin. Kështu pra, nuk ka asnje ndryshim midis gjykimit te drejtë
dhe gjykimit të drejtesise.

Do te arrish tê perbuzésh një kengë të embel, e më tej vallezimin dhe dyluftimin. Mund të perbuzesh zerin melodik nese do ta ndash atë në tinguj të veçantë e, duke i
marre me radhe ata, do te pyesësh veten nese je mposhtur : do të të vij turp, ne fakt, qe ta pranosh këtë. Persa i përket vallëzimit, do te arrish deri aty sa ta perbuzésh, duke u sjelle në te njëjten menyre, duke e ndare atë ne levizje dhe pozicione të veçanta, e njéjta gje thuhet edhe per dyluftimin. Pra, duke
perjashtuar virtytin dhe pasojat e tij, mos harro te mbeshtetesh menjëherë te pjeset e veçanta dhe te arrish ti perbuzesh ato nepermjet kesaj analize. Zbato te njëjten gjë
dhe per jetën ně tërësi.

Ç'shfaqje e bukur èshte shpirti qe tregohet i gatshëm kur duhet te ndahet tashme nga trupi dhe te shtegtoje, te zhduket ose te kembengule! Po kjo gatishmeri duhet te vijë
nga një gjykim vetjak e te mos bazohet mbi nje kundershtim te qarte dhe te thjeshte,ashtu siç ndodh midis te krishtereve: duhet te jete e menduar gjate, serioze, ne gjendje per te bindur edhe te tjere, larg nga çdo teatralitet.

Kam bere diçka ne te mire te bashkesise: pra, kam bère diçka te dobishme. Duhet ta kesh gjithnje parasysh kète mendim dhe vazhdo të veprosh gjithnie ne kete menyte.

Cila ështě mjeshteria ime? Te jem i virtytshëm. E ç'menyre tjetër mund tě arrihet kjo veçse ne sajë te parimeve që kane te bejne, nga njera ane, me natyren e gjithësishme dhe nga tjetra, me perberjen e veçante tě njeriut?

Qe ne fillim u perhapen tragjeditě, te cilat kishin pěr detyrë të mbanin mend ndodhite dhe te kujtonin se keshtu zhvllohen ngjarjet nga natyra dhe se ajo që té térheq në
shfaqjen e teatrit nuk duhet te mundojë ne një shfaqje mě tê madhe. Në të vertetë është vertetuar se keshtu duhet te
perfundojne ndodhite dhe se ato i duron edhe ai qe thërret:
"Ah, Citeron!". E shkrimtaret e tragjedive kane edhe shprehje te dobishme, per shembull: nese Zoti na ka lene pas dore mua bashkë me dy femijët e mi, kjo e ka një
shkak; e me tej: të mos zemerohesh me realitetin dhe ta korrèsh jetën si një kalli të pjekur; e shprehje te tjera të ngjashme me to. Pas tragjedise u perhap komedia antike, e
cila kishte një liri fjale edukuese dhe pikerisht nepermjet gjuhës se drejtpedrejte qe perdorte të sillte ndër mend, jo me kot, thjeshtësine e sjelljes; keto mjete perdori edhe Diogjeni, për nje qellim të ngjashëm. Sill nder mend me kujdes se si qe pastaj, komedia e atèhershme e, ne fund, me ç'qellim u perhap komedia e re, e cila pak nga pak rrèshqiti drejt virtuozitetit imitues, se, ne te vertetë, fakti që edhe poetet e komedisë se vjeter dhe asaj te re thanë diçka të dobishme, kjo dihet mjaft mire; po ç'qëllim kishte orvatja e pergjithshme e kesaj veprimtarie poetike dhe dramatike?

Sa i qarte del ne pah fakti se nuk ka një mënyre tjeter jetese qe te jetë kaq e përshtatshme per te zbatuar filozofině
se sa kjo ne të cilën ndodhesh tani.

Një degë e prere nga dega, ne te cilën ishte ngjitur,nuk mund te jete e prere edhe nga krejt pema, po késhtu edhe një qenie njerëzore, e shkeputur vetém nga njeri prej te afermve te saj, nuk mbetet e veçuar nga krejt bashkësia.Tani ,degën e pret dikush tjeter, ndërkohë që eshtë njeriu ai i cili kur ndien urrejtje dhe neveri për dikë tjetër, e ndan prej tij: pa e ditur, ama që ndërkohë eshtë menjanuar gjithe organizmi shoqëror. Po kètu qéndron perparėsia, té cilen na e ka dhuruar Zoti, i cili krijoi lidhjen shoqerore: ne
e kemi mundësine te bashkohemi perseri me te tjeret dhe të bashkepunojme ende për te permbushur gjithçka. Megjithatě një ndarje e tille, nese perseritet shume shpesh, ia vështireson bashkimin dhe kthimin ne gjendjen e meparshme elementit,i cili ndahet nga te tjerët. Pra, dega, e cila qe nga sytha e pare eshte rritur bashkë me pemën dhe me te ka marë gjithnje frymë, nuk eshte e njejte me degen, e cila eshtë ngjitur persëri
pasi eshte prerë, le te thone çfare te duan kopshtarët. Ndaj me ta, të njëjten bime jo te njejtat parime.

Ai qe te kundervihet nderkohe qe je duke ecur ne gjykimin e duhur, nuk duhet të te çojë ne rruge te gabuar,ashtu siç nuk duhet te te largoje as nga dashamiresia qe ke ne lidhje me te; perkundrazi, duhet t'u permbahesh njesoj te dyja gjërave: jo vetem patundshmerise se gjykimit dhe te veprimit, por edhe mirëkuptimit ndaj atyre që perpiqen te të pengojně ose te te krijojne ndonjé tjetër veshtirësi. Në te věrtetě, edhe ky zemërim ndaj tyre - , eshtë një trajté dobesie njësoj si te lesh pas dore ate që po bën dhe të heqësh dorè nga frika; sepse janě te dy, njésoj, dezertore: si ai qe u frikesua edhe ai qe u largua nga ata qe i ka te aferm dhe miq nga natyra.

Asnjë natyre nuk eshte inferiore ndaj artit: ne te vërtetě artet imitojnë natyrat. Nese kjo eshtë e vertetë, edhe natyra qe eshtë më e pèrsosura nga të gjitha dhe me mirëkuptuese nuk mund të jete inferiore ndaj zotësise se artit.Cdo art, ama, i bën prodhimet inferiore per ato superiore: edhe natyra e përbashket. E pikerisht ketu e ka zanafillen drejtěsia, e prej saj burojne virtytet e tjera. Ně te vèrtetë nuk mund ta mbrojmë drejtesine, nese do të jemi te dhene pas gjërave te ndermjetme ose do tě mashtrohemi lehtë, do tê jemi shume rrembyer kur te krijojme nje mendim dhe
shume te gatshëm per ta ndryshuar ate.

Gjerat, tè cilave ti u shkon pas ose prej të cilave largohesh e qe keshtu ato te shqetesojnë ty, nuk levizin drejt teje: madje je ti ai qe, në njefare mënyre, leviz drejt tyre; le te qetësohet pra gjykimi yt per to dhe ato do te qëndrojne te palevizura e askush nuk do te te shikoje qe t'u shkosh pas ose te largohesh prej tyre.

Rrethi i shpirtit e ruan te pandryshuar formën e tij kur nuk zgjatet drejt diçkaje, nuk terhiqet ne vetvete, nuk shpëndahet,nuk shtrihet, por shkëlqen nga drita me të cilen shikon te verteten e gjithçkaje dhe te vertetèn qe mban brenda tij.

Dikush do te më perbuze? Pune e tij. Persa me perket mua, une do të tregohem i kujdesshëm qe askush tě mos më gjejë duke bërë ose duke thenë diçka që te jete e denje per t'u perbuzur. Do të më urreje? Pune e tij; ndersa uně do te vazhdoj te jem i dashur dhe i prirur per té mirë ndaj kujtdo, atij né veçanti do t'i tregoj menjëherë gabimin qé ka bére,pa sjellje qortuese e as per te nxjerrè në pah durimin tim, po me nje miresi të çiltër, si Fokoni i mirënjohur (nese ai nuk shtirej). E tillë duhet te jete, në te vertetë, prirja jonë e brendshme e cila
nuk sillet me mosperfillje apo me mosdurim ndaj asgjëje.
Ç'e keqe mund të të vijë në të vertetë ty, nese tani bën ate qe pershtatet me natyren tënde dhe pranon atë qe tani eshtë me vend per natyrên e gjithésishme, si njeri i prirur pèr t'ia permbushur me çdo rrugë të mundshme atë qe është dobishme per bashkesine?

Përbuzin njëri-tjetrin, megjithatë perpiqen t'i
pelqejnë njëri - tjetrit e, ndersa mundohen të sundojnë, i nenshtrohen njeri tjetrit.

Sa i shthurur dhe genjeshtar eshtě ai qe thote: "Kam vendosur te jem i hapur me ty". Çfare ben, o mik? Nuk ka nevojë te vesh nje kusht te tille. Kjo duhet të duket vetë: duhet ta kesh te shkruar ne balle, duhet te tingellojë menjëherë ne zërin tënd, duhet të dalë ne dritë menjëhere nga shikimi yt, ashtu siç është ne çast i qarte shikimi i te dashuruarve per ate qe dashuron. Pra, njeriu i çilter dhe i ndershëm duhet të jetě si ai qe mban ere dhi, ne mènyre që kush i qendron prane ta kuptojë, do apo s'do, sapo t'i afrohet. Çiltersia e shtirë éshte një kamě. Nuk ka asgje më te turpshme se miqesia ujkut: qëndroji me larg se çdo gjëje tjetër. Njeriut te ndershëm, te çilter e te dashur i duken qé ne sy këto cilési dhe nuk mund te mos i vësh re.

Kaloje jetën sa me mirë qe të mundësh: kjo eshtë aftësi e rrenjosur thellë në shpirt, kur qendron mospërfilles ndaj gjërave mospërfillëse. E do të jetë ai që do ta vëzhgojë secilën prej tyre në përbëresit e veçantë të saj dhe ne teresi, pa harruar se asnjëra nuk krijon te ne një opinion për tè dhe asnjëra nuk drejtohet pèr nga ne, po qendrojnë te palëvizura dhe jemi ne, perkundrazi, ata që krijojně giykime për to e, ne njefare menyre, i shkruajmë këto giykime brenda vetes, edhe pse është po aq e mundur te mos i shkruash ato sa ç'eshte t'i
fshish menjeherë, nese ka ndodhur tashme pa e venë re; e pa harruar se kjo perkujdesje do të zgjase pak e pastaj jeta do te mbarojë. Ku qëndron vështirësia që keto gjëra te mos
jenë ashtu siç do te doje ti? Nese ato perputhen me natyrën,ji i lumtur për to dhe do ta kesh të lehtë; nese jane ne kundërshtim me natyren, kerko çfare është per ty në përputhje me natyren dhe merru me këtë gjë, edhe nèse ajo nuk te sjell lavdi; secili meriton mirekuptim, kur kërkon të
miren e tij te vertetë.

... nga erdhì çdo gje, prej cileve elemente eshte e perbère, në çfare shnderrohet dhe se nuk do te pesoje asgjë të keqe.

Pika e pare: ç'marrëdhënie ka midis nesh? Duhet të kemi parasysh se kemi lindur per njëri tjetrin dhe se, nen njé tjetër kendvështrim, uně kam lindur pèr t'i udhéhequr ata, ashtu siç udheheq dashi kopene . Po kthehu ne majë, duke u nisur nga kjo verejtje: nëse nuk ka atome, gjithësine e drejton natyra; nèse eshtë keshtu, qeniet inferiore ekzistojne per ato superiore dhe qeniet supcriore ekzistojne per njera - tjetren.
Pika e dytë: ç'lloj njerezish ka ne tryezë, ne shtrat dhe ne githçka tjeter; e, mbi te gjitha, cilave detyrime u nenshtrohen e mbi ç'kreni i kryejnë ato.
E treta: nese veprojnë drejt pēr kete, nuk duhet të jemi keqdashes ndaj tyre, ndërsa nese nuk veprojne drejt, është e qartë se e bejnë pa e dashur dhe pa e
ditur. Ne te vertete, èshte ne kundershtim me vullnetin e tij qe çdo shpirt te privohet nga e verteta po aq sa edhe nga aftesia per t'u sjellë me kedo ashtu siç i takon. Ketu nis
pezmatimi i tyre, kur e ndiejnë qe do t'i quash te padrejtë,mosmirenjohës, kurrnace, me nje fjalë, fajtorë per ndonje gabim ndaj te tjereve.
E katerta: edhe ti ben shume gabime dhe nuk je veçse një tjeter njeri i ketij soji; e nèse u shmangesh disa gabimeve, prapėseprape, je i prirur per t'i berë ato,sado qe pikerisht ti nga poshtersia, nga etja per te qene i rendesishem ose per ndonje arsye tjeter te ulet si keto u shmangesh gabimeve te tilla. E pesta: ti as nuk je i sigurt se ata gabojne, ne te vertetë, jane te shumta gjërat qe ndodhin si rrjedhojë e një menyre te caktuar sjelljeje e, ne përgjithèsi,duhet te marresh me paré shumë njoftime per t'u shprehur
me dijeni të plote per ato qe bëjne te tjeret. E gjashta: (por atehere kur nuk i ben dot ballě zemerimit ose hidherimit) si rriedhoje e parimeve te tyre,jeta njerézore zgjat sa té hapësh e të mbyllesh sytě, pastaj jemi te gjithě ne te njëjtin varr.
E shtata: nuk na bezdisin veprimet e tyre,sepse ato nuk qëndrojne ne parimet e tyre drejtuese, por opinionet tona në lidhje me ketë. Pra, ndaloje dhe braktise i vendosur gjykimin se sjellja e tyre éshtë e tmerrshme dhe zemerimi do të të zhduket. Si do t mund ta ndalësh ?
Duke sjellë ndër mend se ajo nuk éshtë një sjellje e turpshme. Ne te vertetë, nese nuk do te ishte e keqe vetëm ajo çka eshtë e turpshme, patjetër qè edhe ti do te bëje shume gabime dhe do të béheshe një kusar, një njeri qe ështe i zoti për gjithçka.
E teta: kur zemerimi dhe dhimbja qe ndiejme
perballe ketyre gjerave, na shkaktojnë një dem më të rende se vetë çeshtjet për të cilat zemerohemi dhe hidherohemi.
E nenta: dashamirėsia eshtë e pamposhtur, nëse është dashamirësi e vertete, pa sarkazem, pa shtirje. Ne të vertetë,çfare mund të të bejë vallë njeriu mě i dhunshëm, nese ti vazhdon te jesh dashamires ndaj tij dhe kur te jepet rasti, e denon me butësi dhe e qorton me qetèsi pikerisht atěhere kur ai perpiqet të te beje ke që. Jo, djalosh: natyra jonë ka nje qellim tjetër. Mua nuk mě shkakton dem sjellja jote, djalosh,ndërsa ty po.". E tregoji, me takt e duke folur per çeshtjen ne pergjithesi se gjerat jane keshtu, se as bletët nuk e pranojnë sjelljen e tij, as asnjë kafshe e prirur nga natyra per te jetuar ne grup. Nuk duhet ta besh ketë, ama, duke u sjelle ne menyre ironike ose me mospëlqim, po me përzemërsi dhe pa mllef ne shpirt, e jo si ne shkolle, as per te nxitur pelqimin e atyre qe ndodhen aty: perkundrazi, beje me taktin e nje bisede sy pêr sy, edhe nëse ka te tjere rreth e qark. Mbaji mend keto nente rregulla kryesore sikur te t'i kishin dhuruar dhe fillo njèherë e mire te jesh njeri derisa te jesh gjallë. Po, siç duhet lenë menjanë zemerimi ne lidhje me ta,ashtu, me te njējtin zell, duhet te tregohesh i kujdesshem qe té mos i miklosh ata: këto janë dy sjellje te cilat shkojne kundër lidhjes shoqèrore dhe te çojne drejt gabimit. Gjate krizave tè zemerimit ki parasysh vèrejtjen se nuk eshtě ndonjé burrëri të të hipë inati, ndërsa një sjellje me e duruar, ashtu siç éshtë mě njerézore, eshté edhe me e denjë per nje burrè dhe kush e zbaton atë zoteron gjallëri, nerva te forta dhe burreri, ne të kundërt te atij që zemerohet dhe eshtë i paduruar. Në të vërtetë, sa më shumë të jetë praně patundshmerise një sjellje e duruar, aq më shumë eshtë pranë vrullit. E, siç eshte dhimbja shenje dobesie, ashtu është edhe
zemerimi: në te dyja rastet dikush eshtë lënduar dhe është dorezuar. E po deshe merre edhe dhuratën e dhjetë nga prijësi i drejtë : eshtë çmenduri te mendosh se njerezit zemerngushte nuk mund te mos gabojnë, sepse kjo do te thote te kerkosh me ngulm te pamundurën. Ndërsa t'u lejosh
te tjerève te jene kështu, por te kerkosh që ata te mos gabojnë në lidhje me ty eshtë nje mendim i pakuptimte dhe prej shtypesi.

Duhet te tregohesh i vëmendshëm ndaj katër
turbullimeve te parimit drejtues dhe kur t'i ndeshësh duhet t'i fshish nga kujtesa e te shtosh sa herë: "Ky vegim nuk eshtë i nevojshëm. Ky shperben lidhjen shoqerore. Kjo qe do te thuash tani nuk vjen nga thellesia e zemres tende dhe te thuash gjera qe nuk vijne nga thellesia e zemres, duhet
ta quash si dokrren më të madhe. Verejtja e katërt qe duhet t'i besh vetes ështe kjo ne vijim: "Kjo është shenja se pjesa me hyjnore qe ndodhet brenda teje ështe mposhtur dhe po i nenshtrohet pjesës me te ulet dhe njerezore, trupit dhe kenaqesive te tij te dendura."

Gjithë elementêt e gazte dhe te zjarrtë që jané perziere brenda teje, edhe pse nga natyra lëvizin per siper,prapeseprapë duke iu bindur rregullit te gjithësisë qendrojne me pahir ketu, brenda pèrbërjes se tyre. I gjithe elementi i përzier me dhè, bashkë me elementin e lengshëm qe ndodhen brenda teje, edhe pse janë të prirur te lëvizin per poshtë, prapëseprapë qëndrojnë sipër dhe ruajnë nje pozicion te drejtë, i cili nuk është pozicioni i tyre i natyrshem.
Po keshtu edhe elementët i binden tèrésise dhe kur u eshte caktuar një pozicion i dhënë ata vazhdojnë të qendrojne ashtu derisa u vjen persëri një shenjë shpërberjeje. A nuk
eshtě e rendě, atéherë, qe vetem pjesa e mendjes te mos bindet e te kundershtojë per vendin që duhet te zerë?Megjithatě asaj nuk i urdherojnë te bëjë asgje me detyrim,po vetëm kur perputhet me natyren e tij e prapeseprape nuk e pranon ate e shkon ne drejtimin e kundert. Ne te vertete veprimi qe të çon drejt padrejtësise, drejt shthurjes, drejt zemerimit, drejt dhimbjes dhe frikes nuk eshte gjë tjeter veçse veprimi i atij qe braktis natyren. E kur parimi drejtues eshtë i pakenaqur nga ngjarjet atehere ai e le vendin e tij: sepse është ndërtuar ne menyre te tille qe te priret ndaj perkushtimit dhe adhurimit po aq sa edhe ndaj padrejtësise. E ky besim ka te bejë me menyrat e një bashkimi te mire shoqeror, madje ka akoma me shume vlerë sesa thjesht te veprosh me drejtësi.

"Kush nuk ka një qëllim te vetem dhe gjithnje te njëjtě ne jetë nuk mund te jetë i vetëm dhe i njejte me vetveten pérgjaté gjithe jetes." Kjo fjali nuk mjafton, nése nuk shton edhe se cili duhet të jetë ky qëllim. Ne tě vertete, siç nuk ka perputhje mendimesh per te gjithě ata qe, per nje arsye apo per njè tjeter, shumices se njerezve u duken si te mira, po vetem per disa të mira te caktuara, domethenë mbi ato tê zakontat, ashtu edhe qellimi qe duhet te kemi nder mend duhet t'i pergjigjet dobisë së perbashket dhe të mires së shoqerisë. Se ai që i çon drejt kesaj rruge të gjitha shtysat e tij do t'i kryejë keshtu edhe veprimet e tij dhe në ketë kuptim do te mbetet gjithnje ai qe ka qenë.

...miu i fushes dhe miu i qytetit, frika e ketij te fundit dhe arratisja e tij e ngutshme.
Sokrati e therriste Lamien gogol per femijet, po ashtu edhe parimet e njerezve te zakonshem.
Spartanet me rastin e festave i vinin ne hije ndenjeset e te huajve, ndersa ata vete uleshin ku te mundeshin.
Sokrati i tha Perdikes duke i shpjeguar perse nuk shkonte tek ai: "Per te mos perfunduar si mos me keq", qe do te thote: "Që te shmang mundesine per te perfituar prej
tij e te mos mund ta rikthej nderin"

Ne shkrimet epikureane gjendet paralajmerimi per te kujtuar vazhdimisht një personazh te vjeter, qe kishte vepruar me trimeri.
Mbèshtetêsit e Pitagores porositnin qe në agim të ngrije sytě drejt qiellit per të kujtuar ata te cilet veprojnë gjithnjë duke ndjekur te njëjtat ligje dhe ne te njëjten měnyrë,per te kujtuar rregullin, pastertine dhe lakuriqesině e tyre : yjet nuk kanë asnje petk.

... si u soll Sokrati i mbeshtjellë me lekure deleje, atéherë kur Santipi kishte dale me pelerinèn qé kishte; e çfaré u tha Sokrati nxënèsve, te cilët u tërhoqen nga turpi kur e panë te katandisur ashtu.
Në shkrim e lexim nuk mund te jesh i mesuar pa qenë më parè nxênès: aq me tepèr ne jete.
Ke lindur i roberuar, nuk ke të drejtë fjale.
E zemra ime qeshi.
Do te qortojnë virtytin, duke pëshpëritur fjalë te ashpra. Èshtë çmenduri te kerkosh nje fik në dimer: eshte i çmendur ai qe kerkon fëmijën kur nuk e ka më.
Epiteti thoshte se kur te puthësh femijën duhet te shtosh me vete: "Neser ndoshta do te vdes.". "Po këto janë fjale qe ndjellin keq" "Nuk ndjellin asgje te keqe - thoshte Epikuri - perkundrazi, tregojnë një fakt te natyrshëm ,perndryshe edhe korrja e kallinjve do te ndillte keq."
Rrushi i pabèrë, rrushi i pjekur, rrushi i that
gjithçka eshtë ndërrim, jo drejt asaj që nuk është, po drejt asaj qe tani nuk është
"Askush nuk vjedh zgjedhjen etike kryesore": jane fjalet e Epitetit.
"Duhet te gjesh një art qe të shlyeje pëlqimin - thoshte e, në fushen e shtysave,te tregohesh gjithnjë i vëmendshëm që ato të jenë shtysa të permbajtura,pergiigjen te mirës së pérbashkët, të perputhen me rëndësinë e objektit, e duhet patjetër qe të qendrojmě larg si nga deshira pèr te qenë te neveritshem, ashtu edhe nga te qenit vertet të tillë ndaj gjithçkaje që nuk varet nga ne."

"Ne nuk luftojme per t'u shperblyer - thoshte - po sepse jemi te çmendur ose te mençur" .
Sokrati thoshte: "Çfare doni? Te keni shpirtin e qenieve te arsyeshme apo të paarsyeshme?". Te qenieve te arsyeshme." "Cilave qenie te arsyeshme: atyre të shëndetshme apo te mbrapshta? Atëherë përse nuk perpiqeni ta keni ate? "Sepse e kemi tashmě." "Atëhere,perse rrini duke luftuar e duke pyetur?"