Sunday, February 24, 2019

Thelbi i mesazhit dhe saktësia e informacionit

Ne i kushtojmë më shumë vëmendje përmbajtjes së mesazheve se sa informacionit mbi besueshmërinë e tyre dhe, si nje e dhënë, përfundojmë duke krijuar një vizion për botën rreth nesh që është më i thjeshtë dhe më koherent nga ç'është e përligjur nga të dhënat. Të hidhesh drejt e te konkluzionet është një sport më i sigurt në botën e imagjinatës sonë se sa në atë reale. Këto të dhënat prodhojnë shumë konstatime që duket se kërkojnë shpjegime shkakësore, por që në realitet nuk u nënshtrohen të tilla interpretimeve. Shumë fakte të botës reale, pérfshirë dhe rastet e zgjedhjes së një të dhëne, janë të rastësishme. Dhe shpjegimet shkakësore të ngjarjeve të rastësishme janë pashmangësisht të gabuara.
Kjo s'do të thotë se duhet gjithnjë të merremi me thelbin e mesazheve duke lënë mënjanë saktësinë e informacionit,dhe as nuk duhet qëndrojmë të bindur në saktësinë e informacionit duke anashkaluar rëndësinë e thelbit të mesazhit.
Sigurisht që të dyja kanë rëndësinë dhe peshën e tyre,në kohë të ndryshme dhe sipas çështjes që trajtohet duke mos harruar arsyen e cila është vlera e vërtetë e çdo trajtimi!