Friday, February 22, 2019

Refletime 9

Gjithçka per të cilën ti lutesh qe të arrish nepermjet nje rruge të gjatě, mund ta kesh që tani, nėse nuk vendos qe te heqésh dorë prej saj. Domethënë: nese e lë menjanë te
shkuaren, nese ia beson te ardhmen caktimin dhe merresh vetëm me të tashmen, me sytë drejt përkushtimit dhe
drejtesise. Drejt perkushtimit, per te dashur ate që te është caktuar : sepse Zoti e ka caktuar atë për ty. Drejt drejtësisë, për te thenë të verteten lirshëm dhe pa perifraza e per te vepruar ne përputhje me ligjin dhe vlerat e veçanta per te cilat po flasim; mos u ndal nga ligësia, nga opinioni, nga zeri i te tjerève e as nga ndjesitë e trupit tend: do të jetë pjesa e cila ështe e prirur te pesojë diçka qe do ta bejë të vuajë. Tani, kurdo qe te largohesh nga jeta, nese, pasi ke braktisur gjithçka do te nderosh vetëm parimin tend drejtues dhe besimin qe ndodhet brenda teje, nèse do té kesh frike jo se do te jesh ti ai që do të vdesësh i fundit, po se nuk ke filluar kurre të jetosh ne përputhje me natyren, atëhere do të jesh një njeri i denjë për boten ku je krijuar dhe nuk do të jesh me i huaj në vendin tend dhe nuk do té habitesh per ngjarjet e përditshme sikur te ishin ndodhi te papritura e nuk do të qendrosh i varur as te kjo e as tek ajo.

Ti je perbere prej tre elementesh: trupi, fryma jetesore dhe intelekti. Nga keta, dy te paret janë te tutë brenda kufijve te mundshem; vetëm i treti éshte tamam i yti. Prandaj, nese do te ndash nga vetja, pra nga mendja jote, ato qe bëjne ose thone te tjeret, ate që ke berë dhe ke thene ti, ato qe te shqetesojně per te ardhmen, ato qe përmban trupi yt ose fryma jetësore, e cila ka lindur bashke me ty dhe qê te lejohen
pavarèsisht nga zgjedhja etike qe ti ke bere, ato qe vorbulla e jashtme bluan rreth e rrotull nesh, ne mënyre që pushteti i mendjes, i kthjellet dhe i lire nga pasojat e jashtme te fatit te tij, te mund te jetoje pa detyrime, ne liri te plotě, duke bere
ate qe eshtë e duhur, duke i pranuar ngjarjet me déshire dhe duke thené te vertetèn; une them se nese ndan nga ky parim drejtues ato qe kanë zeně vend brenda teje pèr shkak té epsheve e , per më teper, çdo perkujdesje që duhet tě vije ose qe tashme ka kaluar, nëse béhesh si sfera empedokleane krejtesisht e rrumbullaket, qe ngazellehet me vetmine e saj rrethore, nése merr pêrsiper te jetosh vetem ate qe po jeton tani, pra, te tashmen, atëherë do te kalosh kohen qe te ka ngelur pěr te jetuar pa turbullime, i qetë dhe ne qetesi té embël me veten tënde.

E kam pyetur shpesh veten i habitur se si ndodh te gjithë duan më shumë veten se të tjerët e, megjithate, kur gjykon vetveten, i jep më pak rendësi mendimit tend se sa atij te të tjereve. Ne fakt, nese dikujt do ti shfaqej një mésues i mençur e ťi urdhëronte të mos merrte parasysh e te mos mendonte brenda vetes asgjë qe nuk do te mund ta thoshte dot edhe me ze të lartë, atëhere ai nuk do ta perballonte dot asnjë dite. Ne kete pike duhet te respektojmě ate qe mund te mendojne të tjeret per ne me shume seç respektojmë veten tone.

Si valle të urtët, te cilët madje kane rregulluar çdo gje ně menyre te matur dhe te volitshme per njeriun, kane lenë pas dore vetëm ketë pike, qe disa njerëz te cilet kane qene shpirt njeriu dhe kane ditur si te krijojnë, si te thuash, shume lidhje me të urtët e kanë qene mjaft te afert me ta népermjet veprave të devotshme dhe veprimeve te shenjta pasi vdesin,nuk rilindin, po zhduken plotesisht? Ta zeme se gjerat janë me te vertete keshtu, duhet ta dish mire se të urtët, sikur gjiërat tě kishin shkuar ndryshe, do t'i kishin marre masat. Nëse ne të vërtete do te ishte e drejtë, do te ishte edhe e mundur, qe te ndodhte keshtu e nese do te ishte ne perputhje me natyren, natyra do ta kishte krijuar. Pikerisht sepse nuk ndodh keshtu - meqe vertet nuk ndodh-bindu se nuk duhet te ishte keshtu.
Edhe ti i shikon, në të vèrtetë, se me kéto lloj hulumtimesh e vë Zotin ně radhën e kundërshtareve, nga ana tjetër, ama, nuk
mund te flisnim në ketë mënyrë me të urtët, nese ato nuk do té ishin vertet tej mase të mirë dhe të drejtë. Tani, nese eshte kështu, ato nuk mund te kenë lënë nga pakujdesia asgjë të padrejté e te paarsyeshme ne organzimin e botes shoqërore.

Ushtrohu edhe ne gjerat per të cilat je i bindur se nuk ia del dot mbane: dora e majtë, e cila eshtë e plogësht ne gjërat e tjera, sepse nuk eshtë ushtruar ne to, freret i mban me fort se e djathta, sepse èshte ushtruar.

Ç'vullnet duhet të ketë trupi dhe shpirti në çastin kur të na vijë vdekja; shkurtësia e jetes, humnera e kohës qe hapet pas krahève tane dhe perballe nesh, brishtesia e çdo çështjeje.

Veshtro perbëresit shkakorë të zhveshur nga levorja e tyre; qellimet e veprimeve; ç'eshte dhimbja; ç'eshtë kenaqėsia; ç'eshtë vdekja; ç'eshte lavdia; kush mban pergjegjesi per shqetesimet tona; veshtro se si askend nuk mund ta ndalin të tjeret, se gjithçka ėshte opinion.

Ne perdorimin e parimeve duhet t'i ngjasoni grushtarit jo gladiatorit: ky i fundit, ne te vertetë, e le dhe e merr persëri shpaten qe perdor, ndersa i pari e ka gjithnjë doren dhe nuk duhet te bejë gje tjeter veçse ta shtrengoje ate fort.

Gjerat e tilla shikoji duke i shqyrtuar sipas çeshtjes,shkakut dhe qellimit.

... ç'aftesi ka njeriu per te mos berë gjë tjeter veçse ate qe levdon Zoti dhe per te pranuar gjithçka qe i cakton Zoti si te lidhur logjikisht me natyren.

Sa qesharak dhe i pakuptueshëm éshtë ai qe habitet me gjithçka qe i ndodh ne jete!

O mundime nga fati dhe një rregulli i pacenueshem, o një sprovë mëshiréplotë ose rrëmuja e një rastësie udheheqje. Tani, nëse ka një domosdoshmeri té pacënueshme, perse kundërshton? Nese perkundrazi ka një forcë qe i mirëpret përgjërimet, mundohu ta meritosh ndihmën qe vjen nga Zoti. Nëse, ne fund, ka një rremujë anarkiste, gëzohu për faktin se ti ke brenda vetes një intelekt qe te drejton né ketë vorbull. E nese vorbulla te perfshin ty, le te perfshijë edhe trupin, frymën jetesore dhe gijithçka tjeter: ajo nuk do te perfshijë intelektin. Apo drita e kandilit,derisa te fiket. Shndrit dhe nuk e humbet vezullimin, ndërsa e verteta, drejtesia dhe vetepërmbajtja, qe ndodhen brenda teje do te shuhen para kohe?

Nëse dikush te jep shkas që të shfaqėsh një faj të tijin, arsyeto: "Nga ta di une nese ky eshtë faj?"; e, nese ai është me té vertete fajtor, mendo se e ka denuar vete veten dhe kjo sjellje ngjan me veprimin e atij qe çjerr fytyren me duart e tij.

Kush kerkon qe shpirtligu te mos gaboje eshtě si ai qe kérkon qe kokrrat e fikut te mos prodhojne qumesht, qe te porsalindurit tê mos qajne, qe kali te mos hingëllje, e keshtu me radhe për gjithe keto dukuri te domosdoshme.
Ne fakt, çfare duhet te bej ai qe ka një prirje te tille? Nese je kaq i acaruar, merru me te.

Nese diçka nuk është hijshme mos e bej, nese nuk eshte e vertete mos e thuaj. Shtysa jote le të jete [...]

Shiko gjithnjë se çfarë prodhon sipas gjasës perfytyrimi yt dhe shpjegoje atë duke e ndarë ne perbëres të shkakut, te çeshtjes, qëllimit dhe kohes brenda se cilës ai duhet te zhduket.

Kuptoje nje here e mire se ke brenda teje diçka mě superiore dhe me hyjnore se ajo qe prodhon epshet e tua dhe që, si perfundim, te lèviz si një marionetë. Çfare ështe tani mendja ime? A nuk eshte valle frike? A nuk eshtë dyshim? Nuk eshte deshire? Nuk eshte ndonjë gjë tjeter e tille?

Pikesepari: mos vepro rastësisht, as pa një qëllim.
Pikésëdyti: mos u mbeshtet tek asgjë tjeter veçse te synimi i bashkesisë.

. .., pas pak nuk do te jesh askush, asgjekund, nuk do te jete as asnjëra nga keto giera qe shikon tani, as askush nga
ata qe tani jetojne. Ne te vertetë, eshtë ne natyren e te gjitha gjerave qe te shndérrohen, te ndryshojne dhe te shuhen, sepse tě tjera gjera lindin, pa u nderprere vazhdimesia.

... gjithçka ështe opinion e kjo varet nga ty. Prandaj kur te duash, zhduke opinionin dhe, si dikush që ka kaptuar nje kep, do te gjesh një bunacë, dometheně qetesi te elementeve dhe një gji deti të mbrojtur nga dallgët.

Çdo veprimtari, cilado qoftë ajo, nèse perfundon ne çastin e duhur nuk peson asgjë të keqe nga fakti se ka përfunduar, e ai qe e ka zbatuar ketë veprim nuk ka pesuar asgjë te keqe nga fakti se ai veprim ka pērfunduar. Ne të njejten měnyre, pra, sistemi i pergjithshëm i veprimeve, qe eshtě jeta,perfundon ne një çast të volitshem, nuk peson asnjë te keqe nga fakti se ka perfunduar dhe kush i ka dhenë fund ne kohe te pershtatshme ketij zinxhiri veprimesh nuk ka pesuar ndonjë dëm.
Çasti i volitshëm dhe kufiri na vjen nga
natyra, ndonjëhere edhe nga natyra vetjake (keshtu ndodh ne pleqëri), po sidoqofte vjen giithnjë nga natyra e gjithėsishme: e gjithe bota mbetet përhere e re dhe plot energji nepermjet shndërrimit te pjeseve te saj. Tani, eshte gjithnje e bukur dhe e volitshme çdo gjë qe ështe e dobishme per gjithesinë. Per njeriun, pra, fundi i jetes nuk është diçka e keqe, pasi nuk eshte as diçka e ulet, duke qenë se nuk varet nga zgjedhja etike dhe nuk èshtë ne kundërshtim me te miren e shoqerisë; perkundrazi, eshtë diçka e mire, duke qene se eshte e volitshme per gjithesine, i sjell dhe merr perfitim prej saj. Keshtu vihet ne levizje edhe nga Zoti ai qè ecèn ne te njëjtin drejtim në çastin e duhur, e me mendim ecen drejt synimit te tij.

Duhet të kesh parasysh keto tri verejtje. E para: persa i pèrket asaj qe bën, duhet te gjykosh nese e ke bère rastesisht apo ndryshe nga sa do te kishte bèrë vetë drejtësia; persa i përket ngjarjeve te jashtme, duhet të mbash mend se në
zanafillen e tyre ndodhet o rasti o shkaku : e nuk duhet te ankohesh për rastin, as të fajesosh shkakun.
Vërejtja e dytë: Të shqyrtosh cila éshtë çdo qenie e vetme qé ně ngjizje derisa tek ai èshte gjalleruar jeta, nga çasti qe merr jeten deri në çastin qe e kthen perseri ate dhe nga cilët elementë e merr zanafillen perberja e cilët elemente lirohen nga shperběrja tij.
Verejtja e tretë: nese ti, pasi tě ishe ngritur papritur ně qiell, do ta vëzhgoje nga lart realitetin njerezor dhe larmině e tij, do ta perbuzje ate duke kuptuar në të njëjten kohe se sa e paane eshte hapesira qe e rrethon, se sa e mbushur me qenie tě kota dhe qiellore; e sa here të ngriheshe atje lart, do te shikoje gjithmonë te njëjtat gjera, pamjen e tyre gjithnjë të njëjte, shkurtesine e ekzistencěs se tyre. Këto gjëra ka si objekt kotësia njerezore!

Hidhe tej opinionin qe ke brenda vetes dhe do të shpětosh. Epo, kush te ndalon ta hedhesh tutje? Kur shqetesohesh per diçka, ti harron se gjithçka ndodh ne perputhje me natyrèn e gjithësise, se gabimi qendron gjetke e, gjithashtu, se çdo ngjarje ka ndodhur gjithnjë keshtu, keshtu do te ndodhe dhe keshtu ndodh tani kudo; ti harron se sa e ngushte eshtě afria e njeriut me tere gjinine njerezore: ne te vertetë, nuk ështe bashkim gjaku ose fare, por intelekti. Harron edhe se intelekti i çdokujt eshte një gjë hyjnore dhe ka ardhur që andej; se asgje nuk i perket askujt,por edhe femija, trupi i tij i mjere dhe vete shpirti i tij kané ardhur qe andej, se gjithçka eshte opinion; se çdokush jeton vetem te tashmen dhe humbet vetëm ketě.

Sill vazhdimisht nder mend ate qe u dogj nga pezmatimi per ndonjë arsye, ate qe jetoi me mijëra nderime,fatkeqėsi, armiqesi ose çfaredolloj fati tjetër; pastaf merr parasysh se ku është tani e gjithë kjo: tym, hi, ose legjende. Le të të vijne ndër mend edhe të gjitha rastet e tjera te ngjashme me të - pra të gjitha situatat ně te cilat ndizet një konflikt interesash, cilado qofte bujtina,i mposhtur me shumë mendjemadhësi; e merr parasysh se sa pak vlerë ka gjithnjë synimi i ketyre mundimeve dhe se sa shume ne perputhje me filozofině, ne lidhje me materien qe na kaně dhënë, të tregohesh i drejtë, i matur, i gatshëm per t'iu bindur Zotit, me thjeshtesi, se mburrja me e keqe nga te gjitha ështe ajo qe fshihet nen një modesti ne dukje .

Atij qe te pyet: "Ku e ke pare Zotin dhe nga e ke kuptuar se ekziston qe e nderon në këtë mënyrë?" përgjigju: "Para se gjithash ato i shikojnë edhe sytë tanë; pastaj, unë nuk kam pare as shpirtin tim, megjithate e nderoj ate. E njëjta gje ndodh edhe me Zotin : e kuptoj qe ekziston nga fakti se e
vě ne provë sa here fuqine e tij e keshtu e nderoj atë.".

Shpëtimi i jetes sonë: te shqyrtoj me imtësi se ku qéndron në vetvete, çdo gje, cili ështe perberėsi i saj marial, cili ështe përberési i saj shkakor; të bej ate qe ështe e drejtë dhe te them atë qe eshte e vertete me gjithë shpirt; në fund te fundit, çfarë duhet te bej veçse te kenaqem e të jetoj duke e lidhur çdo veprim te virtytshem me një tjetër veprim të virtytshëm në menyrë te tille qe te mos lesh as fare pak hapesire midis tyre?

Drita e diellit eshte vetëm nje, edhe nese ndahet nga mure, male ose nga pengesa tè tjera të panumerta. Substanca e perbashkët èshte vetem një, edhe nese ndahet në trupa të panumert te percaktuar nga cilési te veçanta. Shpirti eshtë vetëm një, edhe nese ndahet ne natyra te panuměrta dhe ne personalitete te kufizuara. Shpirti i arsyeshëm eshtë vetem nje, edhe nese duket i copezuar. Tani, pjeset e tjera të qenieve qe permendëm, si frymet e vetme jetesore dhe trupat e vetëm materiale, janě të ndjeshëm dhe të huaj për njeri tjetrin, megjithate edhe ata mbahen te bashkuar nga faktori bashkues dhe nga pesha qe i shtyn ata ne te njejtin drejtim. Ndersa mendja ka vetine qe te priret drejt asaj qe eshte e te njëjtit lloj me te dhe t'i bashkohet asaj, e kjo ndjenje e brendshme e perbashket nuk njeh pengesa.

Çfare kètkon? Te zgjatësh ekzistencen tende? Te kesh ndjesi, te ndjesh shtysa, te rritesh pastaj te perendosh, të perdoresh zerin, te mendosh? Cila nga keto gjera te duket e denje per t'u deshiruar?E nese secila prej tyre mund te perbuzet lehte, deperto deri tek ajo e fundit qe mbetet: te ndjekèsh arsyen dhe Zotin. Po duke bere një zgjedhje te tille ndeshim me nderin,te cilin e leme menjane nga gjerat e siperpermendura, brenga qe vdekja mund te te privoje prej tyre.

Cila pjese e vogel e humnerès se pafund te kohes i éshte caktuar secilit prej nesh? Sa hap e mbyll syte ajo humbet ně perjetěsi. Cila pjesë e vogel e krejt lendes? Cila pjese e shpirtit? Në cilën péllembe te vogël te krejt tokes ecën ti? Duke marre parasysh te gjitha kêto, mos mendo se ekziston diçka tjetër me e madhe se sa te veprosh ashtu siç te shtyn natyra jote dhe te pesosh ate çka te sjell natyra e perbashket

Si sillet me veten e tij parimi drejtues? Kjo éshtě çështja. Te tjerat ose janë fryt i zgjedhjes thelbésore ose nuk kané té béjné me kete - kufomé, tym.

Nxitja me e madhe per te perbuzur vdekjen eshtë se edhe ai qe vlerëson kenaqèsinë si nje te mire dhe dhimbjen si një te keqe e ka perbuzur ate.

Nëse pèr një njeri eshte e mire ajo që ndodh ne çastin e duhur, nese per te ka te njëjtën rendesi te kesh një numer tě madh apo te vogël veprimesh ne perputhje me arsyen e drejte per me pak a me shume kohě. Ky njeri nuk ka frike as nga vdekja.

Njeri, ishe qytetar i këtij qyteti te madh: "Ç'të behet vone nese ishe për pese vjet apo për njeqind? Ajo qe është në përputhje me ligjet ka te njëjten vlere per secilin. Pse qěnka e rendě, ateherë, nese nga qyteti te perze jo një shtypes apo nje giykates i padrejte, po natyra qe te kishte futur ne atë qytet? Eshte njesoj si nje pretor qe kishte marre ne puné nje aktor dhe tani e përcjell nga skena. "Por uně nuk i kam bërë të pesta aktet, kam berë vetem tri prej tyre." E drejtë! Po né jetë tri akte jane nje drame e tère. Ne te verteté, nese drama u realizua, ketë e vendos ai qe dikur qe pergjegjës per hartimin e saj dhe tani eshte përgjegjés per prishjen e saj ; ndërsa ti nuk mban pērgjegjësi as per njërën as per tjetren. Pra nisu i qete: ai qe po te përcjell është i qete.