Monday, February 4, 2019

Refletime 2

Kush është i padrejtë èshtë i pabesë: ne te vértete,meqě natyra e gjithesishme i ka krijuar qeniet e arsyeshme qè të ndihmojnë njëra - tjetren në mënyre të ndersjelltë ashtu
e ka hak secili, e te mos i bejnë dem njera tjetres në asnje lloj mënyre, kush shkel vullnetin e tij eshtě, padyshim,i pabese ndaj Zotit. Edhe kush genjen është i pabesë ndaj po këtij Zoti : sepse natyra e gjithesishme eshte natyra e qenieve dhe qeniet jane të lidhura shume ngushtě me gjerat qe ekzistojne. Per me teper, ajo quhet edhe e vërtete dhe eshtë shkaku kryesor i çdo te
vërtetë : pra kush genjen me dashje eshte i pabesë ngaqe kur mashtron ështe i padrejtë; ndersa kush e bën padashje, ështe
i padrejte ngaqe hyn në mosmarreveshje me natyren e gjithėsishme dhe e prish rregullin e saj duke u ndeshur kundër natyrés se botës. Në të vërtete, rrok armët ai qe me nismen e tij ecen kundër të vërtetes: nga natyra fillimisht kishte marrë themelet e duhura, por i ka braktisur ato dhe nuk ështe me ne gjendje të dalloje te gabuarën nga e drejta. E me tej: ështe i pabese edhe ai që shkon pas kenaqesise si e mire dhe largohet nga dhimbja si e keqe; eshtë e pashmangshme qe një njeri i tillë të qortoje shpesh natyrën e përbashket, i bindur se ajo
vepron kundër asaj që e ka hak secili kur i cakton diçka njerëzve qe s'kane vlerë dhe atyre që jane te rendésishëm,ngaqë shpesh te paret jetojnë në kenaqesi dhe shkojnë
asaj qé sjell kenaqési, ndërsa të dytët bëhen pre e dhimbjes dhe e asaj qe e shkakton atë. Përveç kesaj: ai qe u trembet dhimbjeve heret a vonë do t'i trembet edhe asaj qe do të
ndodhe ne bote, e kjo èshtë padrejtësi. Ai qe shkon pas kenaqêsive nuk do te qendroje dot larg padrejtësisë: dhe kjo eshtë botërisht e padrejtë. Ndërsa ai qe do të shkojë pas natyres duhet te jete gjithashtu ne harmoni me ate qe natyra e perbashkët e perfshin në te njëjtën menyrë-ne te vertetë
nuk do t'i kishte krijuar qe te dyja keto gjëra nese nuk do të kishte marredhenie te njejta me te dyja prandaj ai qe nuk ka te njëjten marredhenie me dhimbjen dhe kenaqėsine, me vdekjen dhe jetën, me famën dhe errësirën, te cilat natyra e gjithësishme i perdor ne te njëjten menyre, me sa duket eshte i padrejtë. Them se natyra e gjithësishme i perdor me menyra
të ndryshme keto gjera ne kuptimin qe ndodhin ne menyre të ndryshme, ne perputhje me ngjarjet dhe pasojat e tyre, ne
saje te nje shtyse qe lind nga miresia, per hir te se cilės miresia duke rrjedhur nga një burim i ka dhene shtysë ketij rendi boteror, pasi ka nxjerre arsye te caktuara per gjerat qe do te vijojne dhe pasi ka percaktuar forcat shpirtërore te pershtatshme per te krijuar lëndë, shnderrime dhe gjera te
tjera te ngjashme.