Ne, që kemi një fe tjetër, ne, për të cilët lëvizja demokratike nuk është vetëm një formë e rënies së organizimit politik, por një formë e
rënies, pra dhe e zvogëlimit të qenies njerëzore, një mediokrizim dhe një përçmimi saj, ku duhet ti shtrijmë duart ne, me shpresat tona?
Drejt 'filozofëve të rinj'?, nuk ngelet zgjedhje tjetër; drejt shpirtrave mjaft të fuqishëm dhe të drejtpërdrejtë për të shtytur drejt vlerësimeve
të kundërta dhe për të zëvendësuar e për të përmbysur "vlera të përjetshme'': drejt pararendësve, drejt qenieve njerëzore të së ardhmes që në të tashmen gërshetojnë detyrimin dhe nyjen që dikton vullnetin e mijëvjeçarëve të rinj të përshkuar. Për ti mësuar qenies njerëzore të ardhmen e qenies njerëzore si një dëshirë të saj, si të varur nga një
dëshirë njerëzore dhe të përgatisësh rreziqe të mëdha dhe përpjekje globale të disiplinës e të stërvitjes dhe në këtë mênyrë ti japësh fund
atij sundimi të tmershem të absurdit dhe të rastit që deri më sot është quajtur "histori" (absurditeti i "numrit më të madh" është vetëm një formé e tij e fundit): pra, për këtë qëllim, në njëfarë pike do të jetë i nevojshém një lloj i ri filozofësh dhe mbajtësish të urdhërit, përballë të cileve të gjithë shpirtrat e fshehur, të tmerrshëm dhe dashamirë që kanë qenë mbi tokë do të duken të zbehtë dhe të bastarduar. Ky është përfytyrimi i udhëheqësve të tillë që shfaqen përpara syve tanë: a mund ta them me zë të lartë ju shpirtrave të lirë: Rrethanat që do tu duhen pjeserisht të krijojnë dhe pjesërisht të shfrytëzojnë për ngritjen e tyre; rrugët dhe provat që merren me mend, në sajë të të cilave një shpirt do të mundë të rritet në një lartësi dhe forcë të tillë sa të ndiejë detyrimin këtyre detyrave; një përmbysje e vlerave nën presën dhe çekanin e së cilës do të mbruhej një vetëdije, një zemër e shndërruar në bronz në mënyrë që të durojë peshën e një përgjegjësie të tillë; nga ana tjetër, domosdoshmëria për udhëheqës të tillë, rreziku i frikshëm mund të mos ia dalin mbanë ose të dështojnë apo të prishen: kéto janë shqetësimet dhe rurbullimet tona të vërteta, a e dini ju, shpirtra të lirë?
Keto janë mendimet e rënda dhe stuhitë që kërcënojnë në qiellin e jetés sonë.
Ka pak dhembje aq të fuqishme sa ti kesh parë, kuptuar dhe ndier dikur në mënyrën me të cilën një qenie njerezore e jashtëzakonshme ka dalë nga rruga e saj dhe është prishur. Por ai që ka ndjeshmërinë e rrallë që ta kuptojë rrezikun e përbashkët që vetë "qenia njerëzore" të prishet, ai që, si ne, ka pranuar rastësinë e përbindshme që ka ndërhyrë deri sot mbi të ardhmen e qenies njerëzore (ndërhyrje që nuk ka përfshirë asnjë dorë por as edhe "gisht hyjnor", ai që ka marrë me mend fatin e keq që dergjet i fshehur në budalallëkun prej të marri dhe në lumturinë besimplotë të "mendimeve moderne" dhe akoma më shumë në të gjithë moralin e krishterë-evropian, ai vuan nga një shqetësim me të cilin nuk mund të krahasohet asnjë tjetër; ai kap me një vështrim vetëm të gjithë atë që, me një përqëndrim të mirë dhe një shtim forcash e detyrash, kishte për të na nxjerrë nga qenia njerëzore; ai e di, me të gjithë diturinë e vetëdijes së tij, nëse qenia njerëzore nuk ka mbaruar ende për shkak të mundësive të mëdha dhe sesa shpesh tipi "qënie njerëzore'' është gjendur përpara vendimesh misterioze dhe rrugësh të reja: ai e di edhe më mirë akoma, në sajë të kujtimeve të tij të dhimbshme, mbi cilat gjëra të mjerueshme ka rënë, është thyer, ështe fundosur, është bërë i mjerë deri më sot një individ në rrugën për tu
ngritur në shkallën më të lartë. Prishja e përgjithshme e qenies njerëzore, ka rënë poshtë sa u duket sot torollakëve dhe kokave bosh socialiste qënia e tyre njerëzore e së ardhmes (ideali i tyre!), kjo prishje dhe ky zvetënim i qenies njerëzore në kafshë të përsosur të tufës (ose, siç thonë ata, si qenia njerëzore e "shoqërisë së lirë"), kjo fundosje e qënies njerezore në kafshë xhuxhe nga të drejtat dhe nevojat e njëjta është e mundur, nuk ka dyshim!
Ai që për një herë të vetme e ka menduar një mundësi të tillë deri në fund, dallon një ndyrësi më shumë në krahasim me qenie të tjera njerëzore, dhe ndoshta edhe një detyrë të re!