Wednesday, August 12, 2020

Kafeja

Një ditë isha me tre shokë në plazh. Njëri prej tyre hapi një temë dhe nuk merrej vesh kush fliste e kush dëgjonte, çfarë thuhej dhe pse thuhej...Nejse, u përpoqa të futesha në temë për të thënë diçka por ishte e kotë sepse asnjë nuk e dëgjonte tjetrin dhe asnjë nuk pushonte së foluri!
Në debat e sipër më erdhi një ide për të tërhequr vëmendjen e tyre dhe për çudi doli me sukses, aq sa u habita me ta që heshtën të gjithnjë në të njëjtën kohë dhe të gjithë dhanë të njëjtën përgjigje!

Thjesht u bëra një pyetje : - A dëshironi të shkojmë për kafe !? 
- Po mo, pse jo !?
- E sheh çfarë bën kafeja !? Shuan zjarre, zbut gurin, qetëson dallgët, ngroh zemrat, shkrin akujt dhe...

... zbulon interesaxhinjtë ! 😆☻