Historia është një konflikt midis kujtesës dhe harresës;
Disa shkruajnë kujtime
Disa vuajnë nga kujtimet
Disa duan të harrojnë
Disa janë goditur nga harresa
Disa kujtohen pa meritë edhe pse kanë vdekur
Disa janë harruar që janë gjallë
Disa tremben nga kujtimet
Disa ndiejnë nostalgji prej tyre
Disa pinë ilaçe të harrojnë
Disa pinë ilaçe të mos harrojnë
Një pjesë të jetës duan ta kujtojnë e një pjesë duan ta harrojnë.
Disa duan ti harrojnë gabimet, dhimbjet, përvojën e hidhur... Disa kanë zgjedhur të jetojnë me to duke i pranuar si një pjesë e jetës së tyre e cila i ka bërë ajo që janë sot.
Jeta është një histori e cila përbëhet nga memoria e përvojës personale në raport me botën; nëse nuk e pranon gjithë historinë e jetës tënde, shpirti yt ka për të qenë gjysmak.
Mos u përpiq të harrosh asgjë nga historia e jetës por gjej forcë të përshtatesh me to sepse harresa është një sëmundje, jo një ilaç, ndërsa kujtimet janë një thesar, jo një burg!