Thursday, August 20, 2020

Mendimi

Nëse nuk bëni diçka pozitive, do filloni të rrini duke menduar gjëra negative. 
Duke menduar gjëra negative, do ndjeheni keq, kur ndjeheni keq, do silleni keq.
Nga mendimi negativ lind pesimizëm, në gjendje pesimizmi vritet shpresa dhe një njeri pa shpresë jeton pa një qëllim. 
Mungesa e një qëllimi të bën njeri të hutuar e pa një plan, njeriu pa plan jeton duke parë sukseset e të tjerëve dhe duke urryer veten.
Njeriu që urren veten nuk do asnjë dhe asgjë dhe ky njeri ka prirjen të bëjë dëm vetes dhe të tjerëve!
Prandaj, për të shpëtuar nga e gjithë kjo e keqe që rrjedh nga një mendim i keq që ushqen me helm çdo qelizë të jetës për ta vrarë, duhet të largosh duart e tua nga gjërat negative.

Duke bërë diçka pozitive, do largohet mendimi negativ dhe do ndriçojë zemrat mendimi pozitiv.
Një zemër e ndriçuar ka për të larguar errësirat e ligësisë.
Në fund, ajo çka do arrish do jetë dashuria!

Mendimi pozitiv do të të bëjë të shohësh sendet si çmime ndërsa njerëzit si vlera.
Mendimi negativ i trajton njerëzit si çmime ndërsa sendet si vlera.