Saturday, August 14, 2021

Do të doja

Do të doja të isha një melodi për qetësinë e shpirtit tënd.
Do të doja të isha një zë ngushëllimi në momentet e tua të dëshpërimit.
Do të doja të isha një ëmbëlsirë në gojën tënde të hidhëruar nga helmet e kësaj bote.
Do të doja të isha një strehë sigurie për frikërat e tua nga kjo botë e mbushur me intriga.
Do të doja të isha një jastëk gjumi për flokët e tu.
Do të doja të isha një ëndërr për sytë e tu të mbushura me kandilë yjesh.
Do të doja të isha arsyeja e parë e zgjimit nga gjumit.
Do të doja të isha një dritare shprese kur fytyra jote të shihte rrezet e para të diellit.
Do të doja të isha ajri i optimizmit gjatë atij momenti që ndien të vallëzosh në mëngjes.
Do të doja të isha qëllimi i lumturisë në jetën tënde.
Do të doja...por dëshirat shpesh mbeten thjesht...dëshira fëmijësh!

NATËN E MIRË MIQ TË LIBRIT

#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja