Nuk është më koha e shtimit të pasurisë por e ruajtjes së shëndetit me çdo çmim.
Nuk është më koha për të kërkuar një punë më të mirë por të mos humbësh atë punë që ke.
Nuk është më koha për ambicje por kohë për vetë mjaftueshmëri.
Nuk është më koha të kesh por të mos humbësh atë që ke.
Nuk është më koha të jesh dikushi por të bësh diçka për të mos qenë askushi.
Nuk është më koha e parasë por e vetes.
Nuk është më koha e dëshirave por e shpresës për të shpëtuar nga kjo frikë e kësaj kohe e cila është e mbushur me sprova të shumta!
Jetojmë në një kohë ku i fituar është ai i cili ka siguruar qetësinë në këtë kaos botëror, mirësinë në këtë të keqe e cila përhapet si zjarri, shëndetin në këtë çmenduri sëmundjesh të panjohura, bukën e përditshme në këtë krizë papunësie, durimin në këtë zinxhir sprovash që kanë prangosur shpirtrat dhe moralet, besimin në këtë kohë pesimizmi dhe i shpëtuar është ai i cili hipën në anijen e shpëtimit në këtë kohë ndëshkimesh e përmbytjesh nga padrejtësitë e njeriut.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja