Edhe nëse mund flisja të gjitha gjuhët e njerëzve, të kafshëve, shpendëve apo të çdo krijese, nëse nuk kam dashuri, do isha thjesht si një tingull i thatë që bie ose si një pjatë që thyhet kur bie. Edhe sikur të kisha dhuratën e profecisë dhe të njihja të gjitha misteret apo të gjithë shkencën, edhe sikur të kisha gjithë besimin, një besim të aftë për të lëvizur malet, nëse nuk kam dashuri, nuk jam asgjë. Edhe nëse i shpërndaj të gjitha të mirat e mia për të ushqyer të varfërit dhe për t’ia dhënë trupin tim të sëmurëve, nëse nuk kam dashuri, nuk ka dobi për mua.
Dashuria është e durueshme, është e dobishme, dashuria nuk është ziliqare, nuk mburret, ajo nuk është e fryrë, nuk vepron në mënyrë krenarie të tepruar, nuk kërkon interesin e saj, nuk nervozohet, nuk merr parasysh pasojat, nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria justifikon gjithçka, beson gjithçka, pret gjithçka, mbështet gjithçka. Dashuria nuk kalon kurrë si diçka e përdorur dhe e lodhur. Profecitë do të përfundojnë, dhurata e gjuhëve do të përfundojë, shkenca do të zhduket, sepse shkenca jonë është e papërsosur dhe profecitë të kufizuara. Kur të vijë ajo që është e përsosur, ajo që është e papërsosur do të pushojë.
Ndërsa isha fëmijë, flisja si fëmijë, ndihesha si fëmijë, arsyetoja si fëmijë, por kur u bëra burrë, i lashë gjërat fëminore mënjanë. Tani shohim si në pasqyrë, të hutuar; atëherë do të shohim ballë për ballë. Tani e di gjithçka në mënyrë të papërsosur; më vonë do të di se si më njeh Zoti. "Me një fjalë, tani ka tre gjëra: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja nga të gjitha është dashuria.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja