Friday, November 1, 2019

Kur ikën

Kur ikën truri mbetet huri!
Kur ikën pasuria qëndron vetmia!
Kur ikën dituria vijnë trazira!
Kur ikën drejtësia vjen lemeria!

Kur ikën rinia thahet vendi!
Kur ikën puna dalin spiuna!
Kur ikën arsimi qesh hasmi!
Kur ikën turpi tronditet bota! 

Kur ikën shpresa vdes njeriu!
Kur ikën dashuria shuhet familja!
Kur ikën besnikëria prishet shoqëria!
Kur ikën gjithçka shuhet dynjaja!

Thursday, October 31, 2019

Niçe 7

Doni të jetoni "në përputhje me natyrën"? O stoikë fisnikë, çfarë mashtrime me fjalë! Përfytyroni një qenie si natyra, shkapërdare pa masë, mospërfillëse pa masë, pa qellime dhe përkujdesje, pa mëshirë dhe drejtësi, pjellore dhe e shkretë apo e panjohur në të njëjtën kohë,përtytyroni vetë mospërfilljen të shndërruar në pushtet: si mund të jetonit në përshtatje me një mospërfillje të tillë? Të jetosh a nuk është pikërisht një dëshirë për të qenë tjetër nga ajo që është kjo natyrë? Të jetosh a nuk është ndoshta të vlerësosh, të parapëlqesh, te jeshi padrejtë, të jesh i kufizuar, të duash të jesh ndryshe? Dhe meqë porosia-urdhër "të jetosh në përputhje me natyrën" në fund të fundit do të thotë "të jetosh në përputhje me jetën, si mund të mos e bèni një gjë të tille? Përse të shndërrohet në fillim ajo që ju vetë jeni dhe duhet të jeni? Në të vërtetë gjërat janë shumë më ndryshe: ndërsa ju beni sikur jeni të dhënë pas leximit të rregullës së ligjit tuaj të jetës, dëshironi diçka të kundërt, ju shtinjakë kureshtarë dhe mashtrues të vetes suaj! Krenaria juaj dëshiron të urdhërojë dhe të mishërojë në natyrë, deri edhe në natyrë, moralin tuaj, idealin tuaj, kërkoni që ajo të jetë natyra "në përputhje me Stoan" dhe do të donit që çdo krijesë të ishte sipas përfytyrimit tuaj, si përnderim i përçudnuar e i përjetshëm dhe si përgjithësim i stoicizmit! Me gjithë dashurinë tuaj për lirinë ju detyroheni aq gjatë, aq me kokëtortësi, aq me rreptësi sikur të hipnotizuar të shikoni në mënyrë të gabuar dhe, pra, edhe në mënyrë stoike natyrën, sa që nuk arrini më as ta shikoni atë ndryshe; ndërsa më në fund ndonjë hamendje e pafund do tju japë edhe shpresën e marrë që, meqenëse ju jeni të zotë të silleni si tiranë (stoicizmi është tirani mbi vetveten), edhe natyra do t'ia lejojë vetes të sillet si tiran: a nuk është në të vërtetë stoiku një pjesë e natyrës?.. Por kjo është një histori e vjetër: ajo që u ka ndodhur atëherë stoikėve, ndodh përsëri sot sapo një filozofi filon të besojë në vetvete. Ajo e krijon gjithmonë botën sipas përfytyrimit të saj dhe nuk mund të bëjë ndryshe. Filozofia është vetë ky instinkt tiranik, dëshira shpirtërore për pushtet, dëshira e "krijimit të botës", kundër asaj që është nga Fuqia Hyjnore.

Niçe 6

Si arrijnë të jenë të këqij filozofët! Unë nuk njoh asgjë më të hidhur se shakaja që i lejoi vetes Epikuri ndaj Platonit dhe platonikëve: ai i quajti Dionizokolakes. Kjo, fjalë për fjalë dhe në radhë të parë, do të thotë "puthadorë të Dionizit, pra lakè të tiranit dhe lajkatarë; por gjithashtu do të thotë edhe "të gjithë janë shtinjaka, tek ata nuk ka asgjë të vërtetë (në fakt Dionysokolax ishte përcaktimi popullor i autorit). Dhe në këtë kuptim të fundit kemi shpirtligësinë e vërtetë të shprehur nga Epikuri kundër Platonit; atë në të vërtetë e shqetësonte stili madhështor, mënyra për t'u dukur, për të cilën Platoni dhe nxënësit
e tij ishin aq të aftë... aty ku Epikuri nuk ishte i aftë ! Ai, mjeshtri i vjetër i shkollës së ishullit Samos, i cili rrinte fshehur në kopshtin e tij të Athinës dhe që shkroi treqind libra, kushedi, ndoshta nga inati dhe zilia kundër Platonit! U deshës 300 njëqind vjet para se Greqia ta kuptonte se cili kishte qenë ai zot i kopshteve,Epikuri. Por a e kuptoi?
Në çdo filozofi ka një pikë ku hyn në skenë "bindja" e filozofit, ose,duke u shprehur me gjuhën e një misteri të lashtë:

Lat : adventait asinus
pulcher et fortissimus.

"për t'u bërë gomar
i bukur dhe shumë i fortë."

Strategjia e ripërkufizimit

Strategjia e ripërkufizimit

"I ditur është ai që e njeh veten, ndërsa injorant është ai që nuk e di hallin e vet."

Në seminarin (kursin intesiv) për aftësimin e
trajnerëve të mirë dhe të suksesshëm, i cili u mbajt në Mbretërinë Hashimite të Jordanisë, më pyeti njëri prej tyre: "A ka mundësi që edhe unë të bëhem një trajner sikurse jeni ju, doktor Ibrahim?"
I thashë: "Me siguri që mundesh, mbase edhe më i mirë nëse ke dëshirë."
Më tha: "Unë kam një problem, jam shumë
turpshem dhe për mua thonë që jam me një personalitet të dobët dhe si mund që unë ti ushtroj të tjerët?"
E pyeta: "A dëshiron që ti dëgjosh njerëzit kur
ata të përgojojnë (përflasin)?
Tha: "Po!"
I thashë "A njeh ndonjë që flet shumë pa u ndalur dhe, kur dikush dëshiron të flasë, ai e ndalon dhe vazhdon të flasë pa u dhënë hapësirë të tjerëve të flasin?"

Qeshi dhe më tha: "Me siguri që po, njoh shumë
nierëz të tillë dhe mua më duket se të gjithë njerëzit janë të atillë, përveç meje."
I thashë: "Ndërsa ty të ka dhënë Zoti fuqinë e të dëgjuarit dhe të heshtjes, mund të heshtësh dhe të dëgjosh të tjerët. Këtë aftësi që ke ti,nuk e kanë shumica e njerëzve. Dhe nga aftësitë që
duhet ti ketë një trajner i suksesshëm është edhe kjo.
Sepse një trajner duhet të ketë durim, të dëgjojë në mënyrë që ta kuptojë atë që ai ushtron para se t'i flasë atij dhe ta këshillojë. Heshtja është një bazament dhe një karakteristikë fuqie dhe dëgjimi, gjithashtu; është nga bazat kryesore të lidhjes së njeriut me të tjerët.
Njerëzit i duan ata që heshtin ngase ata i dëgjojnë kur flasin dhe në këtë mënyrë ata i hapin zemrat e tyre për atë që hesht dhe i dëgjon.
Djaloshi më pa i habitur dhe më tha: "Nuk e kam ditur se ajo që posedoj unë nuk është turpi, por është fuqi dhe aftësi imja."
I thashë: "Kjo aftësi është nga ato që shume
njerez e duan, sepse shumë probleme që u ndodhin njerëzve u ndodhin pikërisht nga ngutja në të folur.
Me tha duke buzëqeshur: "Unë që tani vendosa të jem trajner më i mirë se ju, doktor Ibrahim."

Ky është shembulli për strategjinë e të menduarit pozitiv.Njeriu që mendonte se ishte i turpshem, mendonte sepse ai kështu e kishte përkufizuar  veten dhe po ndiente një mungesë në vetvete dhe kjo e bëri të mendojë se është më i dobët se të tjerët. Mirëpo, kur e ndërroi përkufizimin për vetveten dhe kur e kuptoi
se ka atësinë për të dëgjuar dhe heshtur, kjo e bëri të ndihet i kënaqur me veten e vet dhe i shtoi vetėbesimin. Në këtë mënyrë iu rikthye përkufizimit për veten e tij nga i dobët në të fuqishëm, pra ripërkufizoi veten.

Më lejo tani që së bashku të përdorim strategjinë e ripërkutizimit:
1. Kujto një përkufizim negativ që ia ke dhënë
vetes për ndonjë gjë të caktuar ose ta kanë dhënë të tjerët dhe ti e ke pranuar si të vërtetë.

2. Kujto ndjenjat që ti ka shkaktuar një përkufizim negativ.
Merr frymë thellë 3 herë që të dalësh nga kjo gjendje e keqe pastaj përqendrohu në :

1. Perkufizimin pozitiv në vend të atij negativ,i cili do të të kënaqë.
2. Ndjenjat që t'i shkakton ky përkufizim pozitiv.
3. Imagiinoje veten në të ardhmen duke ndenjur
me të njejtët persona që të kanë futur në kokë atë përkufizim negativ dhe ji i sigurt dhe me vetëbesim të plotë për përkufizimin e ri.

Tuesday, October 29, 2019

Strategjia e rezultateve pozitive

Strategjia  e rezultateve pozitive

"Ne më shumë mësojmë nga dështimi se sa
nga suksesi dhe e kuptojmë se çka jemi duke 
bërë kur ta zbulojnë (shohim ) se çka  nuk
kemi bërë."
Samuel Smilz

A të ka ndodhur që të përgatitesh për të takuar
ndonjë person, qoftë ai drejtori yt i punës ose drejtori i shkollës ku ti mëson, ose kushdo tjetër qoftë, edhe nëse është babai yt, djali yt, gruaja jote, burri yt, ndonjë nga shokët e tu ose ndonjë bashkëpunëtor yti dhe ti të jesh lumtur që do ta takosh atë. Mirëpo, pasi e ke takuar dhe ke ndenjur me të nuk je sjellë ashtu siç ke dashur, edhe pse e ke ushtruar veten tënde para takimit me personine pércaktuar. Pra, a të ka ndodhur që të mos e realizosh atë për të cilën je përgatitur ose ke menduar ta bësh?
Realisht çdonjëri prej nesh ka kaluar një përvoje
te këtillë qoftë edhe një herë të vetme në jetën e tij.
Strategjia e rezultateve pozitive të ndihmon që ta perqendrosh vëmendjen tënde në ndonjë rezultat tjeter,që të mundësohet arritja deri tek ai.

Më lejo tani që së bashku ta provojmë strategji :

1. Kujto tani ndonjë nga sfidat e tua.
2. Kujtoji sjelljet e tua negative që i ke praktiktuar.
3. Kujtoje rezultatin  qe ke arritur  si pasoje e sjelljeve të tua.
4. Analizoji ndjenjat që ke.

Do ta shohësh se ndjenjat e tua jane të këqija, janë negative. Dhe kjo ngase ti nuk ke vepruar pikërisht ashtu siç e ke planitikuar dhe, gjithashtu, ngase ti nuk ke arritur rezultatin që kishe planifikuar (dëshiruar).
Tani: merr tri herë frymë thellë, që të dalësh nga
gjendja negative dhe vazhdo duke përdorur strategjinë.

1. Mendo tani të njëjtën sfidë me të cilën je
ballafaquar  dhe nuk ke arritur ta përballosh e as nuk ke arritur rezultatet ashtu siç i ke planifikuar.
2. Mendo në lidhje me sjelljet pozitive që mund t'i praktikosh.
3. Mendoje rezultatin që ke mundësi të arrish (Suksesin që ke mundësi ta korrësh).
4. Tani kujdesu për ndjenjat tua në lidhje me këtë.
Do ta shohësh se ndjenjat e tua jane pozitive.
ngase ti ke arritur në rezultate pozitive dhe të dëshiruara.
5. Merr frymë tri herë thellë, mbylli sytë dhe
imagjinoje veten tende sikur po kthehesh në të kaluarën dhe takon të njëjtin person (të cilin nuk ke arritur ta presësh siç ke planifikuar). Imagjinoje veten tënde të sigurt dhe imagjinoje vetëbesimin e plotë në veten tënde sikur ti ke arritur rezutatin që dëshiron. Lidhi ndjenjat e tua me rezultatin, merr prapë tri herë frymë
thellë dhe hap sytë.
6. Imagjinoje tani veten tënde në të ardhmen.
Imagjinoje veten tënde në tri takime të ndryshme me tre persona të ndryshëm, të rëndësishėm për ty. Tani kujdesu për veten tënde se si po vepron me vetëbesim të plotë dhe si arrin rezultatet pozitive të dëshiruara
dhe të planifikuara.

Ushtroje veten me përdorimin e strategjisë së
rezultatit pozitiv me takimin që ke pasur ose takimin që do të kesh me cilindo nga të afërmit apo të rëndésishmit per ty, sepse ti në këtë mënyrë e ushtron mendjen tende, e shkathtëson atë në raste si këto. Me ushtrime  të rrjedhshme kjo strategji do të bëhet pjesë e jotja dhe cilësi prej cilësive të tua pozitive që do të kesh përparësi në çdo bazë prej bazamenteve të jetës sate.

Friday, October 25, 2019

Strategjia e ndryshimit të përqendrimit

Strategjia e ndryshimit të përqendrimit

"Çdo njeri i madh është bërë i madh dhe çdo
njeri i suksesshëm është bërë i suksesshëm ,
atëherë kur gjithë forcën e tij dhe gjithë
përqendrimin e tij e ka shfrytëzuar  për një
qëllim  (cak) të caktuar."

Mardil Voroçne

E përmenda më herët kur folëm për fuqinë e
mendimit dhe ndikimin e tij nga rregullat (bazat) e thellësisë së mendjes se përqendrimi, sipas meje, është nga bazat më të forta të mendjes. Kur vendos përqendrimin tënd dhe vëmendjen tënde për një gjë të caktuar, mendja largon të gjitha të dhënat e tjera që t'i bëj vend asaj të dëshiruarës apo asaj për të cilën je përqendruar. Përveç kėsaj, zgjeron gjënë për të cilën je përqendruar dhe në këtë mënyrë i ndez ndjenjat dhe sjelljet.
Më lejo të të pyes tani: a të ka ndodhur ndonjëherë të kesh dhembje koke e pastaj të jetë paraqitur në telefon ndonjë nga shokët e tu të vjetër që nuk e ke parë për një kohë të gjatë dhe je përqendruar në bisedë me të. Pastaj kur e ke përfunduar telefonatën ke vërejtur se dhembja e kokes ka kaluar ose për një moment nuk ke ndier dhembje koke?
Ose a të ka ndodhur të jesh i përqendruar tek
ndonjë person dhe e ke parë atë me paragjykim të keq.Pastaj e ke kuptuar se është i sjellshëm dhe e ke ndërruar mendimin tënd?
A po e sheh se kur je i përqendruar në ndonjë gjë dhe kur e largon atë përqendrim duhet ta zëvendësosh atë me ndonjë përqendrim tjetër.
 Mendja e njeriut (memoria e tij) nuk i largon nga mendja të përjetuarat ose përvojat, por vendin e përvojave të vjetra e marrin pervojat e reja. 
Me strategjinë e ndryshimit të përqendrimit nënkuptojmë: një grumbull pyetjesh të palogjikuara (të pamenduara) në momentin kur ballafaqohemi me ndonjë problem çfarëdolloji qoftë ai. Kjo varet nga vlerësimi i brendshëm i përvojave të jetës. Dhe nëse ký vlerësim është negativ sjelljet do të jenë negative dhe e kundërta, nëse vlerësimi është pozitiv atëherë edhe rezultatet janë pozitive.
Më lejo që së bashku të provojmë strateginë e
ndryshimit të përqendrimit dhe le të fllojmë me
pérqendrimin negativ:

1.Kujto një përvojë të keqe që je duke e pérjetuar tani.

2. Parashtroja vetes tende pyetjet e radhës
por mos kalo në ndonjë pyetje pa u përgjigjur në atë që është para saj.
Ç'është problemi, saktësoje?
Për sa kohë e ke të njëjtin problem?
Pse e ke këtë problem?
Ç'éshtë arsyeja që ti gjendesh në ose me këtë
problem?
Si menaxhon ndërmjet këtij problemi dhe ndërmjet ndonjë gjëje që dëshiron ta realizosh në jetën tënde?
Cila është koha kur më së shumti ke lënguar?

3.Pasi që i je përgjigjur këtyre  pyetjeve,përshkruaji ndjenjat e tua!
Do të shohësh se ndjenjat e tua janë negative dhe kjo ngase pyetjet të përqendrojnë në  problematikën e përcaktuar dhe në negativitetin e saj.

Tani le të provojmë përqendrimin pozitiv:

1. Mendoje (paramendoje) të njëjtin problem dhe përgjigju pyetjeve të radhës:
Çfarë dëshiron?
Përse e dëshiron?
Kur e dëshiron të ndodhë?
Si mund të arrish deri tek e dëshiruara?
Kur të arrish tek ajo që dëshiron çfarë do të përmiresohet në jetën tënde?
Cilat janë sfidat me të cilat mund të ballafaqohesh?
Cila është rruga dhe mënyra më e mirë për t'iu përballuar sfidave dhe për t'i mënjanuar ato?
Cila është puna e parë që duhet të bëj që tani në mënyrë që të arrihet deri tek e dëshiruara?

2. Pasi iu përgjigje këtyre pyetjeve si ndihesh, si
janë ndjenjat e tua?
Do të shohësh se ndjenjat e tua tani dallojnë nga ato që kishe pak më parë kur iu përgjigje pyetjeve para këtyre të fundit. Sepse pyetjet e para ishin negative dhe të jepnin përqendrim negativ, ndërsa këto të dytat janë pozitive dhe të çojnë drejt zgjidhjes së problemit,çfarëdo qoftë ai.

Që sot fillo ta përdorësh
Strategjinë e përqendrimit pozitiv
Me cfarëdo problemi (sfide) që
Deshiron ta kthesh nga
Të qenët negativ në pozitiv!

Thursday, October 24, 2019

Pretendimi në bindje

Le të mos e bindim veten se kemi të drejtë në atë çka besojmë,përsa kohë që nuk je i gatshëm ta ballafaqosh me kundërshtarë të tjerë! 
Provoni me sinqeritet të vëni në dyshim bindjet tuaja nga këndvështrimi i kundërshtarëve për të qënë më të sinqertë me bindjen tuaj! 
Të pretendosh se ke të drejtë pa e bindur veten me sinqeritet të sigurt,kjo do të thotë se ti gënjen veten me bindjen se ndoshta nuk je në gabim!