Si arrijnë të jenë të këqij filozofët! Unë nuk njoh asgjë më të hidhur se shakaja që i lejoi vetes Epikuri ndaj Platonit dhe platonikëve: ai i quajti Dionizokolakes. Kjo, fjalë për fjalë dhe në radhë të parë, do të thotë "puthadorë të Dionizit, pra lakè të tiranit dhe lajkatarë; por gjithashtu do të thotë edhe "të gjithë janë shtinjaka, tek ata nuk ka asgjë të vërtetë (në fakt Dionysokolax ishte përcaktimi popullor i autorit). Dhe në këtë kuptim të fundit kemi shpirtligësinë e vërtetë të shprehur nga Epikuri kundër Platonit; atë në të vërtetë e shqetësonte stili madhështor, mënyra për t'u dukur, për të cilën Platoni dhe nxënësit
e tij ishin aq të aftë... aty ku Epikuri nuk ishte i aftë ! Ai, mjeshtri i vjetër i shkollës së ishullit Samos, i cili rrinte fshehur në kopshtin e tij të Athinës dhe që shkroi treqind libra, kushedi, ndoshta nga inati dhe zilia kundër Platonit! U deshës 300 njëqind vjet para se Greqia ta kuptonte se cili kishte qenë ai zot i kopshteve,Epikuri. Por a e kuptoi?
Në çdo filozofi ka një pikë ku hyn në skenë "bindja" e filozofit, ose,duke u shprehur me gjuhën e një misteri të lashtë:
Lat : adventait asinus
pulcher et fortissimus.
"për t'u bërë gomar
i bukur dhe shumë i fortë."