Doni të jetoni "në përputhje me natyrën"? O stoikë fisnikë, çfarë mashtrime me fjalë! Përfytyroni një qenie si natyra, shkapërdare pa masë, mospërfillëse pa masë, pa qellime dhe përkujdesje, pa mëshirë dhe drejtësi, pjellore dhe e shkretë apo e panjohur në të njëjtën kohë,përtytyroni vetë mospërfilljen të shndërruar në pushtet: si mund të jetonit në përshtatje me një mospërfillje të tillë? Të jetosh a nuk është pikërisht një dëshirë për të qenë tjetër nga ajo që është kjo natyrë? Të jetosh a nuk është ndoshta të vlerësosh, të parapëlqesh, te jeshi padrejtë, të jesh i kufizuar, të duash të jesh ndryshe? Dhe meqë porosia-urdhër "të jetosh në përputhje me natyrën" në fund të fundit do të thotë "të jetosh në përputhje me jetën, si mund të mos e bèni një gjë të tille? Përse të shndërrohet në fillim ajo që ju vetë jeni dhe duhet të jeni? Në të vërtetë gjërat janë shumë më ndryshe: ndërsa ju beni sikur jeni të dhënë pas leximit të rregullës së ligjit tuaj të jetës, dëshironi diçka të kundërt, ju shtinjakë kureshtarë dhe mashtrues të vetes suaj! Krenaria juaj dëshiron të urdhërojë dhe të mishërojë në natyrë, deri edhe në natyrë, moralin tuaj, idealin tuaj, kërkoni që ajo të jetë natyra "në përputhje me Stoan" dhe do të donit që çdo krijesë të ishte sipas përfytyrimit tuaj, si përnderim i përçudnuar e i përjetshëm dhe si përgjithësim i stoicizmit! Me gjithë dashurinë tuaj për lirinë ju detyroheni aq gjatë, aq me kokëtortësi, aq me rreptësi sikur të hipnotizuar të shikoni në mënyrë të gabuar dhe, pra, edhe në mënyrë stoike natyrën, sa që nuk arrini më as ta shikoni atë ndryshe; ndërsa më në fund ndonjë hamendje e pafund do tju japë edhe shpresën e marrë që, meqenëse ju jeni të zotë të silleni si tiranë (stoicizmi është tirani mbi vetveten), edhe natyra do t'ia lejojë vetes të sillet si tiran: a nuk është në të vërtetë stoiku një pjesë e natyrës?.. Por kjo është një histori e vjetër: ajo që u ka ndodhur atëherë stoikėve, ndodh përsëri sot sapo një filozofi filon të besojë në vetvete. Ajo e krijon gjithmonë botën sipas përfytyrimit të saj dhe nuk mund të bëjë ndryshe. Filozofia është vetë ky instinkt tiranik, dëshira shpirtërore për pushtet, dëshira e "krijimit të botës", kundër asaj që është nga Fuqia Hyjnore.