Monday, April 29, 2019

Zgjohu o njeri...

Zgjohu o njeri...

Në vendin tonë ka kohë që ka filluar një lloj lufte e heshtur.
Një luftë e cila nuk bëhet me armë zjarri,avionë,tanqe...etj.
Kjo është një luftë e cila i vret njerëzit pak nga pak duke i shfrytëzuar deri në pikën e fundit të   gjakut dhe djersës,duke i marrë gjithçka që ka e nuk ka.
Kjo luftë e cila me shifrat e saj alarmante të viktimave të heshtura duhet të kishte ngritur shtabin e luftës nëse do të ishte një luftë e hapur nga të huajt!
A mendoni vërtetë se do luftohemi ndonjëherë me armë zjarri?!
Mos e gënjeni veten,kjo nuk ka për të ndodhur sepse ajo po ndodh dhe ka kohë që ka filluar nëpërmjet një strategjie largpamëse,një strategji e thellë dhe në mënyrën më të qetë,pa patur asnjë viktimë nga pala e armiqve tanë të fshehur në vendin tonë.
Kjo luftë po bëhet nëpërmjet ushqimeve të mbushura me kimikate,duke helmuar mishin,duke vrarë bimët,duke ndotur ajrin,duke prerë pemët,,duke pakësuar ujin e pijshëm,duke e ndotur ujin,duke mbushur vendin me plehra,duke patur keq ushqyerje...!!
Viktimat shihen në pakësimin e punës,në shfrytëzimin e krahut pa marrë asnjë garanci për jetën.
Viktimat shihen në pakësimin e martesave,lindjeve të pakta dhe në vdekjet e shumta të gjinisë femërore.
Viktimat shihen në aksidentet e shumta të cilat ndodhin sepse janë dhënë pa kriter makinat nëpër duar të "shoferëve" të aftë të cilët kanë blerë patenta pa bërë asnjë ditë kurs për makinë.Në lejimin e alkolit dhe në mos kontrollit të shoferëve gjatë vozitjes.
Viktimat shihen në vrasjet dhe vetvrasjet që bëhen pa motive dhe për motive të vogla. Vetvrasje për shkak të demoralizimit emocional që vjen si pasojë nga varfëria,zhgënjimi i dashurisë,mungesa e psikologëve të aftë...etj.
Viktimat shihen në shkollarët e shumtë të diplomuar me lekët e drogës,lekët e prindërve,lekët e korrupsionit...të cilët me paaftësinë e tyre po degjenerojnë shtetin dhe popullin,gjë që këtë e lejojnë me qëllim për të patur një shtet të paaftë në të ardhmen.
Viktimat shihen në largimin e popullit për të kërkuar një jetë më të mirë edhe pse vendi i tyre i ka të gjitha opsionet për ta ndërtuar një jetë më të mirë sesa është,por që këtë nuk po e lejojnë të ndodhë sepse një shtet pa popull zaptohet me lehtë dhe më lirë.
Viktimat shihen nëpër gjykata ku palët në gjyq shihen si klientë dhe në përfundim vriten me njëri-tjetrin duke bërë vetgjyqësi. Dhe kjo gjë lejohet qëllimisht sepse në biznes nuk ka viktima por thjesht numra.
Viktimat shihen nëpër burgje ku dikush është futur për të mbuluar dikë tjetër. Dikush i cili është për një të drejtë që i është mohuar nga shteti,për një copë bukë,ndërkohë që e ha bukën më mirë në burg sesa jashtë burgut.
Dhe këtë gjë e lejojnë sepse e tillë është psikologjia e presionit.
Viktimat shihen nga mashtrimet e bankave ku vrasin çdo ditë duke marrë gjithçka që posedon,duke i lënë rrugëve. Dhe kjo gjë lejohet qëllimisht sepse kështu krijojmë një popull të skllavëruar.
Viktimat janë kudo,në çdo hapësirë,në çdo vend,duke qarë në heshtje apo duke protestuar me dhimbje.
Viktimat janë kudo për ata që kanë sy,veshë dhe zemër për të vëzhguar me syrin e drejtësisë.
Akoma mendon se jeton në kohë paqeje?!
A nuk e kupton se jemi në luftë me një armik të padukshëm i cili qesh me viktimat e saj nga sipër?!
A nuk e kupton që ka ardhur koha të ndërgjegjësohesh për këtë luftë dhe të jesh i kujdeshëm që të mos jesh viktimë dhe të mos  bëhesh dhe ti bashkëpunues në këtë luftë të tyre?!
A nuk e kupton që ka ardhur koha të sigurojmë vetet tona,vendin tonë,të ardhmen dhe fatin e brezave që do të vinë?!
A nuk ka ardhur ora të zgjohemi dhe të luftojmë me të gjitha këto fenomene që po na vrasin çdo ditë?!

Sunday, April 28, 2019

Dua të jem

Dua të jem kudo me ty
Në ëndërra lot dhe dashuri,
Dua të jem gjithmon pran teje
Deri në përjetësi.

Dua të jem në shpirtin tënd
Sa her që ti të më kërkosh,
Dua të jem në jeten tënde
Kudo që të jesh, kudo që të shkosh...

Të jem me ty dhe kur të jesh lodhur
Të ndjesh se koha të ka plakur
Dua të jem unë ëndërra jote
Dhe me ëndërrën të jesh i dashur.

Dua të jem çdo gjë e jotja
Të jem kujtimi i rinis
Të jem fillimi i jetës tënde
Dhe përfundimi kur ta braktis...

Ku je o njeri?

Ku je o njeri!?
Ty të pyes që sapo lexove këtë pyetje!
Kjo nuk është një pyetje e thjeshtë.
Kjo është një pyetje për njeriun i cili i ka mbetur sadopak qënie njerëzore në fytyrën e tij..!
Dhe njëherë të pyes : " Ku je o njeri "!?
Nëse të ka mbetur sadopak fytyrë njerëzore,atë shfaqe me krenari.
Mos u turpëro nga ajo fytyrë por shfaqe me guxim,se dritë do përhapë në shpirtrat e humbur në hipokrizi.
Ku je o njeri!?
Kam shumë kohë që po kërkoj një njeri...!
Ti nuk je gjithnjë ajo që bën,ti je ajo që zemra të qan ta bësh.
A nuk ka ardhur koha të tregosh atë që ke burgosur ndër vite nga frika e gishtit kritikues?
A nuk ka ardhur koha të jesh njeri?
Dil në dritë o njeri e mos u fsheh në errësirë nga mendjet e errëta,as nga zemrat e vdekura pa dritë.
Dil të në pah për të ndriçuar botën me fytyrën tënde prej njeriut krenar.
Ty të them o njeri,ty që sapo lexove këto vargje nga ai që është Njeri.

Thursday, April 25, 2019

E kuptoj arsyen

E kuptoj arsyen pse jeta të duket aq e vështirë,por nuk ta kuptoj arsyen pse jetën e bën kaq të vështirë?!
E kuptoj arsyen pse njerëzit të duken të dyshimtë,por nuk e kuptoj arsyen pse çdo gjë e bën të jetë e dyshimtë.
E kuptoj arsyen pse frika të largon,por nuk e kuptoj arsyen pse shpresa të mundon?!
E kuptoj arsyen pse dashuria të duket një iluzion,por nuk e kuptoj arsyen pse dashurinë e akuzon!?

Po pres çastin

Me padurim
po pres çastin tim
Atë çast që të deh
me dallgët e saj
Atë aromë trullosëse
me kripën e saj
në ajër
Atë dashuri
ku shpirti puthet
Skaj më skaj
Midis frikës e shpresës
Midis dramës e komedisë
Midis lotit e dorës
Që herë e fshin e herë e ledhaton.
Po pres çastin tim
Të jetoj një çast
Një çast për një jetë.
Dhe më pas...
Le të humb në thellësitë e detit
Si një i dashuruar
Vrarë për një puthje deti
Vrarë për një shije çasti...

Monday, April 22, 2019

Mos bëj moral në këto 3 raste

Në tre raste është më mirë të mos i bëni moral dikuj :
Kur është në mjerim
Kur ka një dhimbje të madhe
Kur është i zemëruar.
Në këto raste duhet të ndihmoni ose të heshtni.

Ndarja e pasioneve

Ndarja e punes së pasioneve ne gjirin e shoqerise behet në menyre qe individet dhe klasat shoqèrore te edukojne llojin e shpirtrave më té pakompletuar por, pikèrisht per kete, mè te dobishém. Ne çfare mase në secilin tip, nè gjirin e shoqerisě, pasionet e veçanta u bene thuajse rudimentare? (duke u bazuar ne zhvillimin mě te fortè te nje pasioni tjetet).

Per tè pèrligjur moralin u gjet nje:
perligjje ekonomike (synimi pèr tè pèrdorur mundésisht forcên individuale kundër shkapěrdredhjes sè asaj qe eshtě thelbesore),
perligjje estetike (pěrvijim i tipave fiks, e shoqerizuar me shijen e një tipi të veçantë )
perligjje politike (si art i të berit balle raporteve te rènda tě tensionit mes shkallëve tě ndryshme tě pushtetit)
perligjje psikologjike (si epersi imagjinare e vleresimit ne favor me qellim ruajtjen e tè dobtēve).