Vlerëso atë që sheh dhe mos gjyko atë që nuk sheh.
Një i pasur vendosi të jepte bamirësi tek një i varfër pa e ditur asnjë këtë gjë.
Ngrihet natën për të dhënë disa lekë dhe gjen dikë i cili ishte ulur në një cep të rrugës.
Ulet bashkë me të anash por pa e parë fytyrën e tij dhe pa e pyetur se kush ishte.
Thjesht e pa këtë burrë ulur në këtë cep duke qenë i menduar dhe duke rënkuar dhe mendoi se ishte nevojtar.
Vendosi t'ja linte lekët aty dhe më pas u çua për të ikur.
Në mëngjes dëgjon dikë i cili thoshte se një person i kishte dhënë aq lekë filanit i cili ishte pijanec dhe kumarxhi.
Pasi e dëgjoi mirë këtë histori, i thotë :
- A ka bërë gabim personi i cili i dha para atij pijaneci?
Sigurisht që po,ka bërë shumë gabim i thotë!
Një tjetër aty pranë që ishte i moshuar ja ktheu duke i thënë :
- Jo, aspak nuk ka bërë gabim duke i dhënë para sepse njeriu duhet të vlerësohet nga ajo që bëri dhe ajo që dimë,jo nga ajo që nuk dimë dhe që nuk pamë.
Gjesti i tij ishte bujari dhe humanizëm,jo krim sepse ai nuk e dinte që ishte pijanec dhe kumarxhi!
Nëse do vazhdojmë të gjykojmë tjetrin nga ajo që nuk dimë dhe nuk pamë,atëherë sdo guxojë më njeri të bëjë bamirësi nga frika e gjykimit të njerëzve.
Prandaj, vlerësimi është më i mirë se gjykimi!