Nëpër udhë ka gropa,
Intriga të mbuluara me buzëqeshje.
Dikush që brenda gropës ra,
Paralajmëron kalimtarët kujdes të kenë në ecje.
Për fat të keq asnjë nuk e kupton,
Paralajmërimi i tij gjykohet.
Sikur botën nuk e don,
Por me fatin e tij pajtohet.
Me një lypsar duket se ngjan,
Jo për një pesçe nga dorë bujare.
Si një lypsar dashurie ai qan,
Për një zemër tjetër mbushur me thesare.