Saturday, October 12, 2019

Vetmia në shoqëri

Shpesh shohim dikë që rri vetëm dhe mendojmë se është i vetmuar!
Ndërsa ata që janë në shoqëri duken se janë të shoqërueshëm dhe të gëzuar!
Por kjo nuk është gjithnjë kështu sepse shpesh ajo që duket të mashtron.
Ka shumë njerëz që jetojnë të vetmuar edhe pse janë mes njerëzve. 
Ashtu siç ka njerëz që rrinë vetëm por jo të vetmuar. 
Vetmia është gjendje shpirtërore jo sociale!