Strategjia e ndryshimit të së kaluarës!
"E kaluara nuk është gjë tjetër vetëm se një
thesar i mbushur me aftësi, njohuri dhe
përvojë, pa të cilat njeriu zhduket në errësirë."
A është e mundur të ndryshohet e kaluara?
Kështu filloi një program televiziv në njërin prej
televizoneve të famshëm, në të cilin isha i ftuar dhe emisioni transmetohej drejtpërdrejt.
Gjatë emisionit thashë se nuk mund ta ndryshosh të kaluarën, sepse ajo ka kaluar, mirëpo kemi mundësi të ndërrojmë botëkuptimin tonë në përvojën e së kaluarës.
Pastaj të sjellim diçka të re kur të njëjtat përvoja përsëriten.
Të imagjinojmë sikur të kthehemi në të kaluarën dhe për të dytën herë kthehemi në të njëjtën përvojë dhe të veprojmë pikërisht ashtu siç kemi dashur here ne pare te veprojmë.
Në këtë mënyrë ne do të ndryshojme gjendjen aktuale për më miré,duke përfituar nga aftësitë dlhe përvoja e së kaluarës.
Grazetari pyeti: "Kaq lehtë ?"
I thashë: "Më lejo të provojmë këtë së bashku :
kujto ndonjë përvojë të hidhur qé ke kaluar dhe mendo e kujto se ç'ndjenja kishe atëherë."
Tha: "E kam në mendje një përvojë të së kaluarës dhe ndjenjat e mia ishin dhe vazhdojnë të jenë negative."
I thashë: "Të supozojmë se koha është kthyer pas dhe për të dytën herë e gjen veten në të njëjtën situatë,a do të jenë sjelljet e tua te njëjta sikurse ishin herën e parë?"
Tha: "Me siguri që jo, sepse unë e kam mësuar
nga ajo që më ka ndodhur dhe do të jem më i kujdesshem dhe veprimet e mia do të jenë më të sakta dhe më të duhurat."
I thashë: "Dua që tani të mendosh për aftësitë që i ke përfituar nga hera e parë."
Mendoi dhe më tha: "Jam aftësuar dhe kam mesuar se si të dëgjoj dhe si të dal nga situatat e vështira.Kam mësuar se nuk duhet t'i gjykoj gjërat në ngutje e sipër, por t'i shqyrtoj mirë dhe te perqendrohem zgjidhje."
I thashë: "Tani kthehu edhe një herë në atë situatën e keqe dhe vepro me aftësitë dhe mësimet ti i mësove nga hera e pare."
E imagjinoi rastin dhe tha: "Ndiej se e kam plotësisht situatën në dorë dhe se jam shumë më i mirë se herën e parë."
E pyeta: "Tani kujto një situatë tjetër të vështirë
dhe më thuaj ç'ishie ajo gjëja e parë që të erdhi në mendje dhe çka ndjeve në atë moment?"
E imagjinoi dhe tha: "Ajo që më erdhi e para në
mendje ishte fuqia ime mbi situatën dhe kontrolli im i.plotë ndaj saj dhe u ndjeva shumë i qetë."
I thashë: "Ti tani e përdore strategjinë e ndryshimit të së kaluarës, e cila të mundësoi të ndërrosh pikëpamjen tënde për të kaluarën, i largove ndjenjat negative dhe shtove aftësitë e tua. Në këtë mënyrë e kaluara negative nuk është më sfidë nga sfidat që ke jetuar, por
është shkollë dhe aftësim yti."
Dhe tani, lexues i nderuar, më lejo që edhe me ty te provojmë strategjinë e ndryshimit të së kaluarës:
Kujto nga e kaluara jote një përvojë negative,
kujto një rast të përcaktuar dhe kujto veten në atë moment se c'ke bëré?
Si ka qené fytyra jote? Cila ishin lëvizjet e trupit tënd? Ç'ndjenja kishe dhe ç'veprime ke bërë?
Tani kujtoji aftësitë që ke përfituar nga ai rast.
Tani imagjino sikur kthehesh prapa në të kaluarën dhe gjendesh përballë së njejtés situatë. Bëje fytyrën ashtu siç ke pasur dëshiré ta kishe pasur herën e pare, beji lëvizjet e déshiruara të trupit ato lëvizje që ke dashur ti bësh herën e parë dhe futi në funksion aftësitë dhe mésimet që ke marrë kur për herë të parē e
ke kaluar atë sfidë.
Vëzhgoji ndjenjat e tua...Do të shohësh se tani
ndjenjat i ke më të mira dhe kjo, sepse ti tani përdore aftésité dhe njohuritë që i ke përfituar nga hera e pare.
Tani të menduarit dhe të kuptuarit tek ti janë bērë pozitivë dhe nga kjo vijnë ndjenjat normale dhe pozitive.
Tani imagjino sikurse përballesh me të njëjtën
sfidë në të ardhmen. Dhe imagjino se çfarë do të kishe vepruar dhe si do të ishe ndier... Do ta shohësh se sa është shkathtësuar mendja jote në tejkalimin e mirë të situatave nga ky lloj, pra nga lloji që ti e imagjinove problemin tënd.
Pérsérite këtë strategji në mênyrë që ta bësh të kaluarën tënde thesar përplotë me aftesi, njohuri dhe përvojē!