Një shkrimtar na tregon :
Jini të matur në vlerësim dhe kritikë
Gjatë viteve të shkollës së mesme, jo vetëm që studioja poezi, por edhe shkruaja. Në një rast, studentët e një shkolle tjetër na bënë vizitë. Në pritjen që i bëmë, m’u kërkua të recitoj disa nga
vargjet e mia, jo sepse kisha ndonjë aftësi, por sepse isha i vetmi në shkollë që kishte prirje për poezi.
Lexova disa nga poezitë e mia dhe mësuesi i letërsisë lavdëroi stilin dhe fjalorin tim, dhe unë i besova. Mendoja se kisha shkruar diçka gjeniale dhe vetëm kur isha më i rritur dhe iu ktheva atyre vargjeve e kuptova se sa fillestare ishte puna ime.
E vetmja gjë që fitojmë duke i përçmuar njerëzit është një armik më tepër.
Ndaj, jini të drejtë në njohjen e përpjekjeve të të tjerëve, dhe lavdërojini për virtytet e tyre.