Ankthi s’bën dobi
Ideja e historive të mëposhtme është se njeriu nuk duhet të merakoset pa masë, por duhet t ia dorëzojë vullnetin caktimit të Zotit pa ndier as sasinë më të vogël të keqardhjes.
Një shkrimtar thotë :
Kur isha në shkollë mësoja shumë që të isha i pari në klasë. Pasi dorëzoja detyrën e kontrollit shqetësohesha, frikësohesha dhe kaplohesha nga ankthi. Shkoja në shtëpi, verifikoja përgjigjet nga libri, i jepja vetes një notë, dhe e përsërisja edhe njëherë krejt procesin. Tani, kur shoh pas, është e qartë se shqetësimi im
nuk e ngrinte as edhe me një pikë notën time.
Paqja e mendjes është domosdoshmëri e jetës
Kur isha i ri e lashë familjen dhe shkova me studime. Aty qëndrova tek xhaxhallarët e mi në kushte të vështira dhe të ngushta. Per te shkuar në shkollë, më duhej të ecja 30 minuta çdo
mengjes dhe 30 minuta për t’u kthyer, në të nxehtit përvëlues të drekes. Në shtëpi, merrja pjesë në pregatitjen e mëngjesit, drekës dhe darkes - Detyrat e mia ishin fshirja e shtëpisë, pastrimi i kuzhinës, dhe sistemimi i dhomave. Për më tepër, studioja shumë dhe merrja pjese në aktivitetet shkollore. Gjithmonë arrija nota të larta, gje e cila me shtynte të punoja edhe më fort. Kisha vetëm një xhybe te cilën me duhej ta laja dhe hekurosja pa pushim. Për shkak të shumës së vogël që merrnim si bursë, e veshja këtë rrobë në shtëpi, ne shkolle dhe ne raste te veçanta. Nevojat parësore, si ushqimi dhe qeraja, më merrnin shumicën e parave. Të gjithë ishim në situatë të ngjashme, ndaj rrallë hanim mish, e edhe më rrallë fruta. Të gjithë
perpiqeshim fort ne studimet tona. Vetëm një herë në muaj kisha rast te shkoja për t’u çlodhur dhe zbavitur. Ne studiuam rreth shtatëmbedhjete lendë në shkolië, ku kurseve tona të vështira iu shtuan edhe algjebra, anglishtja, arabishtja, dhe fizika. Shpesh merrja hua libra te poezisë arabe dhe u magjepsja prej tyre me orë të tëra. Tani qe mendoj për ato ditë më kujtohet se, megjithë vështiresite e mia, isha i lumtur dhe flija me mendje të qete çdo natë. Me vone, me ndihmën e Zotit, bleva një shtëpi të mirë, haja mire, vishja lloj të ndryshme rrobash dhe jeta në përgjithësi më mori një drejtim të begatë. Por, megjithë këto, nuk e ndiej të njejten prehje dhe qetësi si më parë. Probleme më të ndërlikuara kanë shoqëruar një jetë më të ndërlikuar. Ndaj, mos mendoni se
te kesh pak është shkak për pikëllimin dhe ankthin tuaj, sepse kjo nuk është e vërtetë. Shumica e njerëzve që zotërojnë minimumin e jetesës kanë ndërgjegje më të shëndoshë dhe ekzistencë më të paqtë se të pasurit në përgjithësi.
Përgatituni për më të keqen
Në shkollë të mesme u bëra shumë konkurrues në arritjen e notave të larta. Në një semestër të veçantë, punova aq shumë saqë nuk prisja të dilja më pak se i dyti. Ç’mendoni se ndodhi?
Mbeta në anglisht, një lëndë të cilën e kisha tmerr, dhe nga kjo nuk merrja vesh asgjë. Një re e zezë depresioni u var mbi mua dhe për disa netë me radhë, e kisha të vështirë të flija. Disa shokë të klasës madje u kënaqën me dështimin tim. Ajo që kishte ndodhur ishte diçka krejt e papritur. U hidhërova dhe u zymtova shumë për disa ditë në vijim. Një mësues e vuri re gjendjen time dhe bëri çmos të më inkurajonte e të më qetësonte. Sa herë që e kujtoj, habitem me atë se sa rëndë më ndikoi ajo ngjarje mua. Depresioni në të cilin rashë nuk më ndihmoi aspak, dhe nuk mundi ta ndryshonte notën time pakaluese në një notë kaluese.
Ajo që dua të them është se: Mos mendoni që nëse bëheni të trishtuar apo të mërzitur për shkak të dështimit, do të arrin papritur sukses. Kjo s’ka për të ndodhur. I vetmi efekt që ai pikëllim ka për të patur mbi ju është se do t’ju bëjë të ndiheni më keq.
Kur kisha përfunduar tezën e titullit të Mjeshtrit, shpresoja të merrja 10. Mendoja se puna ime meritonte një 10, por në fund mora 8. Unë reagova disi në mënyrë të tepruar dhe u shqetësova shumë për notën. Një mik i imi më tha, “Zëre se, për një arsye apo një tjetër, nuk do ta kishe arritur kurrë titullin e Mjeshtrit. Çfarë do të kishe bërë? Për më tepër, ç’ndryshim ka
nëse merr 10 apo 8, ti prapë e ke titullin e Mjeshtrit.'’
Ajo që ai tha ishte padyshim e vërtetë dhe unë erdha në vete. Tani e kuptoj se mënyra më e mirë për t’ia dalë në situata të tiila është të pregatitesh për rezultatin më të keq të mundshëm.
Nga kjo përvojë mora një mësim të mirë. Kur erdhi koha të dorëzoj tezën e doktoraturës, fakulteti e shtyu datën e pranimit për një kohë të gjatë. Teza ime ishte pregatitur dhe përfunduar me kohë. Ngaqë isha i gatshëm për gjithçka, vonesa nga ana e tyre nuk më ndikoi aspak.
Ai që është i pregatitur mendërisht për dështim në punën e tij nuk do të shqetësohet nga një humbje e pjesshme.