Thursday, July 23, 2020

Ne jemi me ju që ju të jeni për ne.

Themeluesit e politikave botërore thonë:
" Ne ju japim një mënyrë të jetuari sipas interesave tona, ndërsa ju do na shpërbleni me gjakun, djersën dhe jetën duke jetuar për ne. 
Ne do t'ju sigurojmë skllavëri të qetë, ndërsa ju do na bindeni si qentë besnikë. 
Ju do besoni atë që themi ne, dhe ne do lejojmë të bëni atë që ju duket e drejtë. 
Ne do ju japim armiq imagjinarë, ju do shpërbleheni me heronj të vërtetë. 
Ne do ju japim ligje, ju do krijoni shtetin ashtu si duam ne. 
Ne do krijojmë paranë tuaj, ju do punoni për ne. Ne do ju japim një zot, ju do bëheni adhurues të verbër.
Ne jemi me ju për vetet tona, ndërsa ju do jeni për ne për vetet tuaja ! "