Shmangni të qenit artificial
Lexova një herë një poemë të një poeti arab dhe u pushtova në çast nga fjalët e tija. E mbajta mend poemën dhe studiova stilin e tij.
Pas pak, më duhej të paraqisja një poezi në një recitim shkollor, ndaj u përpoqa të imitoj stilin e tij - problemi i vetëm këtu ishte se unë nuk jam ai. Kështu që fjalët që dolën ishin të rënda dhe të ngathëta, ndërsa poema ishte në tërësi e zbehtë dhe pavlerë. Pas asaj dite nuk kopjova më stilet e të tjerëve. Fillova të shkruaj atë që ndjeja, dhe kësisoj isha menjëherë i aftë të fusja personalitetin tim në poezitë e mia.
Po ashtu, njëherë u ndodha në praninë e një recituesi. Ai po përpiqej të kopjonte një recitues të famshëm, por sa larg ishte ai nga kjo. Zëri i tij ndryshonte shumë nga ai i recituesit të famshëm dhe përpjekja e imitimit dukej shumë e dështuar. Mezi munda të duroj sepse e
ndjeja sa fort po përpiqej të arrinte ngjashmërinë.
E kuptova se Zoti ka krijuar çdo person me cilësitë e dallueshme, karakteristikat dhe talentet e posaçme.
Nëse do që të shkëlqesh në diçka, përpiqu të ndjekësh një rrugë që i përshtatet edhe natyrës edhe aftësisë tënde !