Njerëzit nuk është se kanë në dispozicion pak kohë në jetë, porse harxhojnë shumë kohë gjatë saj. Jeta është e gjatë, nëse di ta përdorësh mirë.
E keqja është se shumë njerëz humben nëpër aktivitete të padobishme, duke e shprishur në këtë mënyrë kohën e tyre.
Jeta nuk është e shkurtër, të tillë e bëjmë ne, duke e harxhuar nëpër gjëra sipërfaqësore, pa u kujtuar se "teksa presim të jetojmë, ajo tashmë ka shkuar .
Pa mendohu mirë, - pjesa më e madhe e ekzistencës sonë tretet duke bërë keq, pjesa tjetër në të mos bërit asgjë, pra që të gjithë duke bërë të kundërtën e asaj që duhet të bëjnë. Ja gabimi ynë madh...
Ndaj bëje të frytshme çdo minutë: do të jesh më pak skllav i së ardhmes, nëse bëhesh padron i së tashmes. Nga një rikthim tek tjetri, jeta vazhdon të ecë, po asgjë e saj s'na përket, jona është veç koha. Zoti na ka bërë padronë të kësaj të mire, të lakueshme, jetëshkurtër, të cilën mund ta privojë kush të dojë.
1
Pjesa më e madhe e njerëzve, o njeri, ankohet për ligësinë e natyrës, ankohet se kemi ardhur në botë për një periudhë të shkurtër kohe, se këto periudha kohe që na kanë dhënë kalojnë kaq shpejt, kaq me rrëmbim saqë jeta, me përjashtim të disa njerëzve, të tjerët i braktis
në po atë çast që lindin. Për një gjëmë të tillë, e cila, ashtu siç besojnë njerëzit, u përket të gjithëve, u ankua vetëm turma dhe vegjëlia e marrë. Kjo gjendje shpirtërore ngjalli ankesa edhe te personazhet e njohur. Prej këndej vjen edhe shprehja e njohur e mjekut më të shquar: "Jeta është e shkurtër, arti zgjat".
Prej këndej vjen kundërshtimi i Aristotelit, i cili bën një lidhje me natyrën, kundërshtim ky jo shumë i hijshëm për një njeri të urtë: “Natyra është treguar kaq e dashur në lidhje me kafshët, saqë ato mund të jetojnë pesë ose dhjetë breza, ndërsa njeriut i ka dhënë një
kohë shumë të shkurtër, njeriut që ka lindur për të bërë kaq shumë vepra të mëdha".
Ne nuk kemi pak kohë, por kemi humbur shumë kohë. Jeta është mjaft e gjatë dhe na është dhënë me bujari për të realizuar vepra të mëdha, nëse do të shfryëzohet e gjitha me zell; por kur jeta harxhohet kot dhe me mospërfillje, kur ajo nuk shpenzohet për të bërë diçka të mirë, të shtyrë deri në fund nga domosdoshmëria e skajshme, atëherë na bie ndër mend se jeta ka kaluar dhe nuk e kemi kuptuar se si ka kaluar.
Është kështu: ne nuk na jepet një jetë e shkurtër, por e bëjmë vetë atë të tillë dhe ajo nuk është kurnace me ne, por dorëlëshuar. Pasuritë e mëdha mbretërore kur bien në dorë të një zotëruesi të keq bëhen rrush e kumbulla sa hap e mbyll sytë, por, nëse i besohen një mbajtësi të mirë, megjithëse janë të kufizuara,
shtohen duke investuar; po kështu edhe jeta jonë zgjatet shumë për atë që di ta mbarështojë.
2
Përse ankohemi për natyrën e gjërave?
Ajo u tregua e dashur me ne: jeta është e gjatë, nëse di se si ta përdorësh atë.
Dikush është i pushtuar nga një lakmi e pangopur, dikush nga punë boshe në një veprimtari të padobishme; njëri është i dehur nga vera, një tjetër humbet
në plogështi; njëri është i stresuar nga një ambicie e cila varet gjithnjë nga gjykimet e të tjerëve, një tjetër është i turbulluar përgjithmonë nga një lakmi e rrëmbyer e tregtisë dhe nga joshja e fitimit; disa i mundon etja për luftë, lakmues për t'u krijuar rreziqe të tjerëve, ose të shqetësuar për rreziqet e tyre; ka të tjerë të cilët i çon në një robëri të vullnetshme shtirja mosmirënjohëse e njerëzve të pushtetshëm.
Shumë janë të robëruar nga lakmia e bukurisë së të tjerëve ose nga kujdesi për bukurinë e tyre; pjesa më e madhe e njerëzve, e cila nuk ka pika referimi të përhershme, nxitet që të ndryshojë mendim nga një mendjelehtësi e paqëndrueshme dhe është e pakënaqur nga vetja; disave nuk u pëlqen të çojnë asgjë në drejtimin e duhur, por fati i zë në befasi, të ngathët dhe të plogët, aq sa nuk kam asnjë dyshim se është e vërtetë ajo që thotë një poet: "Është e vogël ajo pjesë e jetës të cilën ne e jetojmë vërtet". Në fakt, e gjithë hapësira që mbetet nuk është jetë, por kohë.
Veset të shtrydhin dhe të rrethojnë nga çdo anë e nuk të lejojnë të ngrihesh përsëri në këmbe
ose të ngresh sytë për të dalluar të vërtetën, por të shtypin duke të zhytur dhe gozhduar në kënaqësi. Atyre nuk u lejohet kurrë të strehohen në vetvete; nëse nganjëherë u takon rastësisht ndonjë çast pushimi, ashtu siç ndodh në det të hapur, ku edhe pas stuhisë ka trazirë, ato lëkunden dhe nuk gjejnë asnjëherë qetësi te pasionet e tyre.
Ti kujton se po flas për ata të cilëve u duken qartë të këqijat?
Shiko, ata të cilët i prin fati, janë të mbytur nga të mirat që kanë.
Sa njerëz e shikojnë si barrë pasurinë!
Sa njerëz mundohen me mish e me shpirt të flasin dhe të mburren përditë për zgjuarsinë e tyre!
Sa njerëz janë të zbehtë nga kënaqësitë e vazhdueshme!
Sa të tjerëve nuk u mbetet asnjë çast për të marrë frymë nga turma e klientëve që të hanë shpirtin!
Pra, silli ndër mend të gjithë këta, nga më të varfërit deri te më të fuqishmit: ky kërkon një avokat, ai është i pranishëm, njëri përpiqet të paraqesë provat, një tjetër mbron, njëri është gjykatës, por askush nuk kërkon t'i kthejë vetes lirinë e tij, tretemi për njëri- tjetrin.
Pyet për këta njerëz, emrat e të cilëve mësohen përmendësh, do ta shohësh se ata dallohen nga këto shenja: ky adhuron këtë, ai adhuron një tjetër; askush nuk i përket vetvetes.
Domethënë, është jashtëzakonisht e tepruar përbuzja e disave: ankohen për kryelartësinë e njerëzve me pozitë, sepse këta nuk kanë kohë të plotësojnë dëshirat e tyre. Guxon të ankohet për mendjemadhësinë e të tjerëve ai që nuk ka kohë për veten?
Ai, të paktën, kushdo qoftë, edhe pse me shikim fodull, po të ka parë ndonjëherë, e ka ulur kokën nga fjalët e tua, të ka pranuar në krah të tij: ndërsa ti nuk ke guxuar asnjëherë të shikosh brenda vetes, të dëgjosh veten tënde. Prandaj, nuk ka arsye që t'ia përmendësh ndokujt këto ndere, pasi ai i ka bërë ato jo sepse ti doje të rrije me të tjerë, por sepse nuk mund të rrije me veten tënde.
3
Megjithëse vetëm mbi këtë pikë shprehen njëzëri mendjet më të ndritura të cilat nuk shndritën kurrë, ata nuk do të çuditen asnjëherë për këtë mjegullim të mendjeve njerëzore: nuk i lejojnë askujt që të zërë fushat tyre e, nëse lind edhe një grindje sado e vogël për kufirin e territorit, hidhen te gurët dhe tek armët. U lejojnë të tjerëve të përvetësojnë jetën e tyre, madje ata vetë ju bëjnë të jeni zotëruesit e ardhshëm të saj. Nuk gjendet askush që të jetë
i prirur t'i ndajë të ardhurat e tij me të tjerët: në dorën e sa shumë njerëzve e shpërndan jetën e tij secili prej nesh! Janë kurrnacë për të mbajtur për vete pasuritë: sapo afrohet fundi i kohës, bëhen shumë dorëlëshuar tek e vetmja gjë për të cilën ia vlen kurrnacëria.
E kështu më pëlqen të citoj njërin nga turma e të moshuarve: "Shikojmë se ke mbërritur në fund të jetës njerëzore, ke mbi supe njëqind vjet a më shumë: hë pra, bëj një bilanc të jetës tënde. Llogarit se sa të kanë marrë nga kjo kohë borxhlinjtë, sa të kanë marrë gratë, sa avokatët, sa klientët, sa grindjet me tët shoqe, sa ndëshkimet e shërbëtorëve, sa vizitat e detyruara nëpër qytet; shto këtu edhe sëmundjet, të cilat i kemi shkaktuar me duart tona, shto kohën që ka mbetur e papërdorur: do ta shikosh se ke më pak vite sesa llogarit ti.
Kujto kohën që ke kaluar për të planifikuar diçka, kujto se sa pak ditë kaluan ashtu siç i kishe planifikuar, kujto çastet kur je kujdesur për veten, kur fytyra jote nuk ka ndryshuar shprehje, kur shpirti yt ka qenë i guximshëm, kujto se ç'gjëra pozitive ke realizuar në një periudhë kaq të gjatë kohe, sa njerëz e kanë grabitur jetën tënde ndërkohë që ty nuk te
binte ndër mend se çfarë po humbje, sa kohë të ka hequr nga jeta një mërzitje e kotë, një gëzim i marrë, një dëshirë e zjarrtë lakmuese, një grindje e këndshme, sa pak të ka mbetur nga koha jote: do ta kuptosh se vdes para kohe."
Pra, cila është arsyeja? Jetoni sikur të jetonit përjetësisht, mos t'ju bjerë kurrë ndër mend për brishtësinë tuaj, mos e vrisni mendjen për kohën që ka kaluar tashmë. Humbni kohë siç do të humbnit nga një rentë e pasur dhe e bollshme, kur ndoshta pikërisht ajo ditë, të cilën ti ia kushton ndonjë njeriu ose veprimtarie, është dita e fundit. Keni frikë nga gjithçka si njerëz dhe dëshironi gjithçka si derra.
Do dëgjosh se pjesa më e madhe e njerëzve do të thotë: “Që nga mosha pesëdhjetëvjeçare do tërhiqem nga zyrat, në moshën gjashtëdhjetëvjeçare do filloj të bëj jetë private."
E kush të siguron se do të jetosh kaq gjatë? Kush do të lejojë që këto gjëra të shkojnë ashtu siç i kishe planifikuar?
Nuk të vjen zor që i ruan për vete mbeturinat e jetës dhe gjykimit të drejtë i kushton vetëm kohën e cila nuk mund të përdoret për asgjë tjetër?
Sa vonë është të fillosh të jetosh, atëherë kur duhet të mbarosh! Ç'gabim i marrë i natyrës njerëzore të shtyjë qëllimet e mira për në moshën pesëdhjetë e gjashtëdhjetëvjeçare dhe të duan kështu të fillojnë jetën në atë moshë në të cilën pak njerëz kanë arritur!
Do shohësh se njerëzve më të fuqishëm dhe më të ngritur do t'u shpëtojnë nga goja fjalë të cilat aspirojnë për kohën e lirë, ata e lëvdojnë atë dhe e venë mbi gjithë të mirat që kanë. Nganjëherë dëshirojnë të zbresin nga ai piedestali i tyre, nëse nuk do të rrezikonin asgjë. Në të vërtetë, edhe pse nuk i shqetëson e nuk i turbullon asnjë faktor i jashtëm, fati shkel vetveten.
Augusti i mrekullueshëm, të cilit udhëheqësit i dhanë më shumë se kujtdo tjetër, i uroi gjithnjë vetes pushim dhe kërkoi që ta hiqnin nga detyrimet publike. Në çdo bisedë që bënte, ai dilte gjithmonë te kjo, pra, te shpresa për të patur kohë të lirë: i dukeshin më të lehta vështirësitë që kishte ngaqë ngushëllohej me faktin se një ditë ai do të jetonte për veten, ngushëllim ky i rremë po, prapëseprapë i këndshëm.
Në një letër për Senatin, pasi kishte premtuar se pushimi i tij nuk do të ishte pa dinjitet e as në kundërshtim me lavdinë e tij të kaluar, gjeta këto fjalë: "Po këto gjëra do ishte më bukur të mund t'i bëje sesa t'i premtoje. Megjithatë, dëshira për atë kohë aq të dëshiruar më ka shtyrë të shijoj me mend pak kënaqësi nga ëmbëlsia e fjalëve, pasi deri tani gëzimi për të vërtetën mund të presë."
Aq gjë e madhe i dukej koha e lirë, saqë, meqënëse nuk mund të kënaqej dot me të, e shijonte me imagjinatë. Ai që shikonte se gjithçka varej vetëm prej tij, që caktonte fatin e njerëzve dhe të popujve, mendonte për atë ditë aq të lumtur në të cilën do ta braktiste madhështinë e tij. E dinte nga përvoja se sa djersë kushtonin ato të mira të shkëlqyeshme për të gjitha tokat, se sa mundime të fshehura mbajnë.
I detyruar të luftonte me armë, fillimisht me bashkëqytetarët, pastaj me kolegët e, në fund, me të afërmit, derdhi gjak ngado: pasi kishte
luftuar përmes Maqedonisë, Siçilisë, Egjiptit, Sirisë dhe Azisë e pothuajse të gjitha brigjet, i drejtoi kundër të huajve ushtritë e lodhura nga masakra romake. Ndërsa sillte paqen në Alpe dhe sundonte armiqtë të cilët përziheshin në mes të paqes dhe perandorisë, ndërsa zhvendoste kufijtë përtej Renit, Eufratit dhe Danubit, pikërisht në Romë rreshtoheshin kundër tij kamat e Murenës, të Çepionit, të Lepidit, të Enjacios dhe të të tjerëve.
Nuk i kishte shpëtuar ende kurtheve të këtyre: e bija dhe shumë fisnikë të rinj, të cilët kishin shkelur besnikërinë bashkëshortore, i trembeshin moshës së tyre të kaluar ashtu siç i trembeshin një betimi e për më tepër i trembeshin përsëri një gruaje dhe një Antoni.
Ai i kishte zhdukur këto plagë me gjithë gjymtyrë: por lindnin përsëri plagë të tjera; ashtu si një trup që plasaritet diku ngaqë është i mbushur me shumë gjak.
E kështu dëshironte me gjithë shpirt kohën e lirë, në shpresën dhe mendimin e të cilës fashiteshin shqetësimet që kishte: kjo ishte dëshira e atij që t'i bënte të tjerët të ishin të kënaqur për dëshirat e tyre.
4
Mark Ciceroni, duke u tundur mes Katilinave dhe Klodinjve e më pas mes Pompejve dhe Krasëve, mes atyre kundërshtarëve të cilët dukej sheshit se ishin të tillë, këtyre miqve të dyshimtë, ndërkohë që lëkundej bashkë me Shtetin dhe e përkrahte atë kur ishte duke marrë fund, i rraskapitur, jo i qetë në fatin e mirë dhe jo i zoti për të duruar fatin e keq, kushedi se sa herë e mallkonte vetë konsullatën e tij, të lëvduar jo pa arsye, por pa qëllim! Ç'fjalë të dhimbshme shpreh në një letër drejtuar Atikut,
pasi kishte fituar Pompeo, ndërsa i biri në Spanjë rregullonte ushtritë e shpërbëra! “Më pyet" thotë " se çfarë bëj këtu? Po rri gjysmë i lirë në çifligun tim në Tuskolo!". Pastaj shton
fjalë të tjera, me të cilat qan me lot kohën e kaluar, ankohet për të tashmen dhe dëshpërohet për të ardhmen. Ciceroni
e përcaktoi veten gjysmë të lirë: por, ta marrë djalli, një njeri i ditur nuk do të shtyhej kurrën e kurrës të përdorte një epitet kaq poshtërues, kurrën e kurrës nuk do të ishte gjysmë i lirë, do të kishte gjithnjë nën zotërim një liri të plotë dhe absolute, e cila ishte e shpenguar nga pushteti i vet dhe qëndronte më lart se të gjithë. Në të vërtetë çfarë mund të ketë përmbi një njeri i cili qëndron përmbi fatin?
Livio Druzi, njeri i ashpër dhe i rrëmbyer, duke shmangur ligjet e reja dhe shkatërrimet e grakanëve, i bezdisur nga një aneksim i tërë Italisë, duke mos parashikuar se si do të shkonin ngjarjet, të cilat ai nuk i administronte
dot e tashmë nuk ishte i lirë t'i braktiste pasi i kishte filluar, thuhet se duke mallkuar jetën e tij, e cila nuk kishte qenë e qetë që nga fillimi, ka thënë se vetëm ai nuk ka patur mundësinë të bënte asnjëherë pushime, as kur ishte fëmijë.
Në të vërtetë, që kur ishte ende i mitur e më pas adoleshent, guxoi t'u besonte gjykatësve të të akuzuarit dhe të krijonte zyrat e tij të mira në gjykatë me aq shumë forcë saqë disa vendime ai i kishte nxjerrë me dhunë. Nga të mos dilte
një ambicie kaq e nxituar? Patjetër që mund ta merrje me mend se një guxim kaq i parakohshëm do të kishte përfunduar në një dëm të rëndë publik dhe privat. Prandaj, më vonë ankohej se nuk i kishin lejuar pushime që i vogël, duke qenë shamataxhi dhe duke iu bërë barrë gjykatës. Flitet nëse u vetëvra apo jo; në të vërtetë, i plagosur nga një goditje e papritur në rrëzë të kofshës, u ligështua, e ka nga ata që dyshojnë se vdekja e tij ishte e vullnetshme, por askush nuk mendon se ishte e nevojshme. Është fare e kotë të kujtosh ata, të cilët edhe pse në sy të të tjerëve duken të lumtur, i dëshmuan vetes të vërtetën duke hequr dorë nga çdo veprimtari në jetën e tyre; por me këto ankesa nuk ndryshuan dot as të tjerët e as veten e tyre: në të vërtetë, pasi të shpërthejnë fjalët, pasionet e tyre, dashur pa dashur, do të kthehen mbrapa, në mënyrën e tyre zakonshme të jetesës.
Ta marrë dreqi, edhe sikur jeta jote t'i kalojë të një mijë vitet, ajo do të katandiset në një kohë shumë të shkurtër: këto vese do të gllabërojnë çdo shekull; në të vërtetë kjo hapësirë (sado që natyra e bën të vërshojë dhe arsyeja e përhap) është e pashmangshme që së shpejti t'ju shpëtojë nga dora: në fakt, mos e rrëmbeni e as mos e mbani apo vononi gjënë më të shpejtë nga gjithë të tjerat, por lejoni që ajo të largohet si diçka pa vlerë dhe e zëvendësueshme.
Ndër të parët ishin patjetër ata që nuk kanë kohë për asgjë tjetër veçse për verën dhe epshin; në të vërtetë, askush nuk është i zënë me gjëra më të turpshme sesa këto. Të tjerët, edhe pse kanë ankthin e një mendimi kalimtar për lavdinë, prapëseprapë gabojnë me lezet; më radhit po të duash koprracët, gjaknxehtët ose ata që ndjekin mllefe apo luftëra të padrejta, të gjithë këta mëkatojnë më burrërisht: gabimi i atyre që janë të dhënë pas barkut dhe pas epshit është më i turpshëm.
Shqyrto të gjitha ditët e këtyre njerëzve, shiko se sa kohë humbin ata duke menduar për përfitimet e tyre, sa kohë humbin duke kurdisur kurthe, sa duke patur frikë, sa duke qenë servilë, se sa janë të zënë me prémtimet e tyre dhe ato të të tjerëve, sa me drekat, të cilat tashmë janë bërë edhe ato detyrime: do ta shohësh se si ligësitë ose të mirat e tyre nuk u lejojnë as të marrin frymë.
Në fund, të gjithë janë të një mendjeje se asgjë nuk mund të drejtohet siç duhet nga një njeri që është i zënë me punë, as gojëtaria, as artet e lira, sepse një shpirt i përqendruar në shumë gjëra nuk përvetëson më asgjë në thellësi, por e hedh poshtë çdo gjë sikur të ishte bërë me pahir. Për një njeri të zënë me punë asgjë nuk është më pak e rëndësishme sesa jetesa: sepse kjo është gjëja më e vështirë për t'u njohur. Kudo ka shumë mësues të arteve të tjera dhe duket se disa prej këtyre arteve fëmijët i kanë kuptuar në mënyrë të tillë sa mund edhe t'ua mësojnë ato të tjerëve: gjatë gjithë jetës duhet të mësojmë të jetojmë e, kjo ndoshta do t'ju habisë, gjatë gjithë jetës duhet të mësojmë të vdesim.
Shumë njerëz të shquar, pasi kanë kaluar çdo pengesë dhe kanë hequr dorë nga pasuritë, postet e kënaqësitë, dëshironin me gjithë shpirt deri në orën e fundit vetëm një gjë: të dinin të jetonin; megjithatë shumë prej tyre ikën duke pohuar se nuk dinin ende ta bënin këtë, e kur nuk e dinë këta... Më beso, është tipike për një njeri të madh, i cili qëndron përmbi gabimet njerëzore, të lejojë që asgjëje të mos i hiqet koha e saj, e prandaj jeta e tij është shumë e
gjatë, se, edhe pse është zgjatur në kohë, ai ia ka përkushtuar atë të gjithën vetes së tij.
Asnjë periudhë nuk mbeti pra, e lënë pas dore, e plogët ose nën ndikimin e të tjerëve; e në të vërtetë ky njeri i madh nuk gjeti kurrgjë që t'ia vlente të shkëmbehej me kohën e tij, si mbikëqyrës shumë i kujdesshëm i saj që ishte. Prandaj u mjaftua me kaq. Por, patjetër që nuk mund t'iu ketë mjaftuar koha për të jetuar atyre të cilëve u kaloi jeta duke u marrë me njerëzit.
E mos kujto se ata nuk e kuptojnë ndonjëherë gabimin e tyre; patjetër që do të dëgjosh se pjesa më e madhe e tyre, mes morisë së klientëve, administrimit të çështjeve ose vogëlimave të tjera plot dinjitet, do të thotë herë pas here: "Nuk më lejojnë të jetoj!".
E përse nuk të lejojnë? Të gjithë ata që të thërrasin, të largojnë nga vetja jote. Sa ditë të ka hequr nga jeta ai i pandehur? Sa të ka hequr ai kandidat? Sa ajo plakushe e lodhur duke varrosur trashëgimtarë? Sa ai që u shtir si i sëmurë për të nxitur lakminë e gjuetarëve të
testamentëve? Sa ai mik me influencë, i cili e mban miqësinë me ju vetëm për t'u dukur? Unë të them t'i shqyrtosh ditët e jetës tënde dhe të bësh një bilanc të tyre: do ta shikosh se të kanë mbetur shumë pak syresh dhe të kaluara keq.
Dikush, pasi mori postin që dëshironte, do që ta lerë atë dhe përsërit vazhdimisht: "Kur do të kalojë ky vit?". Një tjetër vë në skenë lojërat, përfundimin e të cilave e kishte shumë për zemër dhe thotë: “Kur do të shpëtoj prej tyre?".
Ai avokat është i nderuar në tërë gjykatën e të gjithë vriten për t'u grumbulluar deri atje ku mund ta dëgjojnë e thotë: "Kur do t'i marrim pushimet?". Secili prej nesh e kalon jetën e tij dhe e mundon veten duke dëshiruar të ardhmen e duke u mërzitur me të tashmen.
Por ai që e shfrytëzon për vete të gjithë kohën e tij, që i planifikon të gjitha ditët si nje jetë, nuk e dëshiron të ardhmen dhe nuk i trembet asaj. Cila mund të jetë ajo gjë që na sjell ndonjë orë kënaqësie të re? Janë të gjitha të njohura, i kemi shijuar të gjitha derisa jemi ngopur.
Të tjerat fati i mirë le t'i shpërndajë si të dojë: jeta është e sigurt tashmë. Asaj mund t'i shtosh, po nuk mund t'i heqësh asgjë; t'i shtosh ashtu siç mund t'i shtosh ushqim dikujt që është tashmë i ngopur plotësisht, i cili nuk dëshiron të hajë më, por e pranon ushqimin.
Prandaj nuk ka arsye që ti të mendosh se dikush ka jetuar gjatë për shkak të flokëve të thinjur apo të rrudhave: ky nuk ka jetuar gjatë, por ka ndenjur gjatë në jetë. Ashtu siç mund të mendosh se ka lundruar shumë dikush, të cilin e ka kapur papritur jashtë portit një stuhi e madhe dhe e ka flakur sa andej - këndej, e ka vërtitur rreth e qark brenda të njëjtës hapësirë, në mëshirë të erërave që vijnë nga drejtime të kundërta.
Ai nuk ka lundruar shumë, por është përplasur shumë.
5
Habitem gjithmonë kur shikoj disa që u
kërkojnë kohë të tjerëve dhe kur ata, të cilëve u kërkohet koha, japin pëlqimine tyre; si njëri dhe tjetri shikojnë arsyen për të cilën kërkohet koha, por asnjëri prej tyre nuk shikon thelbin e saj: koha kërkohet sikur të ishte hiçgjë dhe sikur të ishte hiçgjë pranohet. Ne luajmë me gjënë më të rëndësishme nga të gjitha: përkundrazi ajo të mashtton, ngaqë, është diçka e palëndër, se nuk bie në sy, e prandaj quhet si diçka pa shumë vlerë, madje nuk ka pothuajse asnjë
vlerë.
Njerëzit pranojnë çeqe njëvjeçarë, të dhuruar si gjëra me shumë vlerë dhe tek ata fshehin mundimet, punën dhe përkujdesjen e tyre të përpiktë: askush nuk merr parasysh kohën por e përdorin atë në mënyrë shumë të pamatur, síkur ajo të ishte një e mirë pa vlerë. Megjithatë, shikoji këta njerëz kur janë të sëmurë, kur rreziku i vdekjes shfaqet shumë i afërt, kur përkulen në gjunjët e mjekëve, kur i tremben dënimit me vdekje, të gatshëm për të shpenzuar gjithë pasurinë e tyre vetëm për të jetuar: sa kundërthënie ka tek ata.
Aq sa nëse do të ishte e mundur në ndonjë farë mënyre që t'i vije përpara çdokujt numnin e viteve që ka kaluar, ashtu si edhe vitet e ardhshme, ah si do të dridheshin ata që do të shikonin se u mbetej pak kohë dhe si do ta kursenin atë! Megjithatë, është e lehtë të drejtosh atë që është e sigurt, sado e pakët të jetë ajo: ndërkohë që duhet të kujdesesh me më shumë zell për atë që nuk e di se kur do të mbarojë.
E nuk ka arsye që ti të mendosh se ata nuk e dinë se sa e çmuar është ajo: e kanë zakon t'u thonë, atyre të cilët i duan më shumë, se janë gati të japin pjesë nga vitet e tyre. I japin ato e nuk e kuptojnë: domethënë i japin në mënyrë të tillë që t'ua heqin vetes, porse pa ua shtuar atyre. Por nuk e kuptojnë fare se i heqin vitet nga vetja; prandaj për ata është e durueshme humbja e një dëmshpërblimi të fshehur.
Askush nuk do të ti kthejë vitet, askush nuk do të të kthejë përsëri te vetvetja; jeta do të ecë në parimet e saj e nuk do ta ndryshojë, as nuk do ta ndalë rrjedhën; nuk do të bëjë asnjë zhurmë, nuk do të lerë asnjë gjurmë të shpejtësisë me të cilën ka kaluar: do të rrjedhë pa u ndier; nuk do të vazhdojë më gjatë as për urdhër të mbretit e as për vullnetin e popullit: do të ecë ashtu siç ka nisur që nga dita e parë, nuk do të ndryshojë asnjëherë trajektore, nuk do të vonohet kurrë. Çfarë do të ndodhë? Ti je shumë i dhënë pas jetës e ajo shpejton: ndërkohë do të afroher vdekja, për të cilën, do apo s'do ti, duhet të kesh kohë.
Çfarë mund të përfytyrosh si më të pakuptimtë se ata njerëz të cilët mburren për largpamesine e tyre? Merren me punë me shumë përgjegjësi: për te pasur mundesi që të jetojnë më së miri e organizojnë jetën në dëm te saj. Bëjnë plane afatgjata; nga ana tjetër fatkeqësia me madhe e jetës është zvarritja e saj: mbi të gjitha, kjo shtyhet çdo ditë, shkatërron të tashmen ndërkohë që premton të ardhmen. Pengesa më e madhe për të jetuar është pritja, e cila varet nga e nesërmja, por humbet të sotmen. Ti përgatit atë që është në dorë të fatit dhe lë pas dore atë që është në dorën tënde. Për ku synon? Ku do të arrish? Të gjitha ngjarjet e së ardhmes janë të mbështjella nga pasiguria: jeto pa u ndalur.
Ja, thërret me plot zë poeti më i madh nga të gjithë dhe, si i frymëzuar nga dikush, krijon një poezi shpëtimdhënëse:
"Përse ngurron?
Pëse vonohesh?
Nëse nuk i përvetëson ditët më të mira,
ato largohen.".
Madje, edhe pasi t'i kesh përvetësuar, ato do të largohen: prandaj, për të luftuar shpejtësinë me të cilën kalon koha, duhet ta përdorësh atë menjëherë, ashtu si një lumë i rrëmbyeshëm i cili nuk rrjedh përgjithnjë.
Edhe kjo është shumë e bukur, pra fakti që për të qortuar një mëdyshje të pafund, ti nuk thua: "koha më e mirë", por "ditët më të mira.". Përse ti, i qetë dhe mospërfillës, në kaq shumë kohë që kalon shëmbëllen për veten një sërë muajsh dhe vitesh, ashtu si t'i duket me vend lakmisë tënde?
Dikush të flet për një ditë dhe për një ditë e cila kalon.
A ka ndonjë dyshim se njerëzve fatkeqë, pra atyre që janë të zënë me punë, u kalojnë ditët më të mira? Mbi shpirtrat e tyre ende fëmijërorë bie plakja, e cila i gjen të papërgatitur dhe të pambrojtur; në të vërtetë asgjë nuk ishte e parashikuar: papritur e pakujtuar u përballën me të, nuk e kuptuan se ajo po afrohej ditë pas dite.
Në të njëjtën mënyrë me të cilën ia merr mendjen një bisedë, një lexim ose një mendim mjaft i thellë atij që përshkon një rrugë dhe e kupton se ka mbërritur para se të jetë afruar, po ashtu ky udhëtim i jetës, i pandryshueshëm dhe i shpejtë, të cilin ne e përshkojmë në të njëjtën mënyrë si kur jemi zgjuar edhe kur flemë, i shfaqet veçse në fund atyre që janë të zënë me punë.
6
Nëse do t'i ndaja në pjesë ato që paraqita
dhe argumentimet e tyre, do të më ndihmonin shumë gjëra nëpërmjet të cilave mund të tregoj se jeta e njerëzve që janë të zënë me punë është shumë e shkurtër.
Papirio Fabiano, i cili nuk bën pjesë te filozofët e katedrës por te filozofët e vërtetë dhe antikë, e kishte zakon të pohonte se duhet të luftojmë instinktivisht kundër epsheve, jo me mprehtësi dhe duke mos i pranuar ato, jo me goditje të vogla por duke u hedhur në sulm: në të vërtetë ato duhen rrahur, jo thumbuar. Megjithatë, për t'ua përplasur në fytyrë gabimin e tyre, duhet më shumë t'i stërvitësh sesa t'i qortosh.
Jeta ndahet në tre kohë: e kaluar, e tashme dhe e ardhme. Nga këto të tria e tashmja është e shkurtër, e ardhmja e dyshimtë, e kaluara e sigurt. Në të vërtetë, fati e humbi pushtetin e tij vetëm te kjo e fundit, sepse nuk mund të kufizohet nga vullneti i askujt. Këtë humbasin njerëzit që janë të zënë me punë: në të vërtetë, ata nuk kanë kohë të shikojnë të kaluarën, po edhe sikur të kishin, nuk do të ishte i këndshëm kujtimi i një ngjarjeje për të cilën janë penduar.
Prandaj rikthehen kundër dëshirës tek ajo kohë të cilën e kanë kaluar keq dhe nuk guxojnë të shqyrtojnë përsëri gjëra, të metat e të cilave shfaqen duke i kujtuar përsëri, edhe ato që fshihen nga ndonjë marifet i kënaqësisë së çastit. Askush nuk i drejtohet me dëshirë të kaluarës, përveç atyre që kanë
vepruar gjithnjë sipas ndërgjegjes së tyre, e cila nuk të mashtron.
Kush ka dëshiruar shumë gjëra me ambicie,
ka përbuzur me mėndjemadhësi, ka fituar pa rregull e pa u ndalur, ka mashtruar me pabesi, ka vjedhur me lakmi, ka prishur pa hesap, kỵ njeri ka frikë nga kujtimet e tij.
Megjithatë, kjo është pjesa e shenjtë dhe e pacenuar e kohës sonë, e cila është përmbi të gjitha ngjarjet njerëzore, ndodhet jashtë mbretërisë së fatit, e cila nuk shqetëson as urinë, as frikën, as sulmin e sëmundjeve; ajo nuk mund të shqetësohet e as të lihet mënjanë: zotërimi i saj është i përjetshëm dhe i pandryshueshëm. Ditët janë të pranishme vetëm një nga një dhe çast pas çasti; por të gjitha ditët e kaluara do të shfaqen atëherë kur t'ua urdhërosh ti, do të lejojnë t'i shqyrtosh vetëm kur të duash ti, gjë kjo që, njerëzit e zënë me punë, nuk kanë kohë ta bëjnë.
Është tipike për një mendje të kthjellët dhe të qetë të endet lirisht në çdo pjesë të jetës së saj; shpirtrat e njerëzve që janë të zënë me punë nuk mund të përkulen e as të rrotullohen, njësoj sikur të ishin nën një zgjedhë. Pra, jeta rrokulliset në një humnerë
dhe është si një enë pa fund, të cilës çfarëdolloj sasie t’i futësh brenda, nëse nuk ka poshtë saj diçka që ta mbledhë dhe ta mbajë atë, nuk shërben për asgjë, po kështu nuk ka rëndësi se sa kohë të kanë caktuar, nëse nuk ke ku ta vendosësh atë: ajo kalon nëpërmjet shpirtrave të thyer dhe të biruar.
E tashmja është shumë e shkurtër, aq sa dikujt i duket e paqenë; në të vërtetë ajo është gjithnjë në ecje, rrjedh dhe rrokulliset; pushon së ekzistuari para se të arrijë atje ku
duhet dhe nuk e duron vonesën më shumë se gjithësia dhe yjet, lëvizja gjithnjë e pandërprerë e të cilave nuk mbetet asnjëherë në të njëjtin vend. Pra njerëzve që janë të zënë me punë u takon vetëm e tashmja, e cila është kaq e shkurtër sa nuk është e mundur të kapet dhe i bën bisht atij që është i sfilitur nga punët e shumta.
Domthethënë, dëshiron të dish si jetojnë njerëzit që janë të zënë me punë? Shiko se sa gjatë dëshirojnë të jetojnë ata. Kalbësira të vjetra lypin me përgjërime që t’u shtohen pak vite: shtiren si më të rinj; mashtrohen me gënjeshtra dhe gënjejnë veten me kaq qejf sikur të gënjenin njëkohësisht fatin. Por ta shikosh se si vdesin të tmerruar kur ndonjë lëngim i paralajmëron se nuk janë të përjetshëm, jo sikur po ikin nga kjo jetë, po sikur po i marrin me pahir! Ulërijnë se kanë qenë të marrë, aq sa nuk kanë jetuar dhe nëse në ndonjë farë mënyre ia hedhin sëmundjes, ulërijnë se duan të jetojnë të qetë; atëherë mendojnë se sa gjëra të padobishme kanë marrë, gjëra të cilat nuk do t'i përdornin kurrë, mendojnë se u ka shkuar mundimi kot.
Po përse nuk jeton më gjatë, atëherë, ai që e kalon jetën larg nga çdo veprimtari? Asgjë nga jeta nuk lihet në dorë të të tjerëve, asgjë nuk është e shpërndarë andej - këndej, prandaj asgjë nuk lihet në dorë të fatit, asgjë
nuk përdoret nga pakujdesia, asgjë nuk harxhohet kot, pa hesap, asgjë nuk është e parëndësishme: e gjithë jeta, si të thuash, prodhon fryte. Prandaj, edhe pse ajo është e
shkurtër, përsëri është mëse e mjaftueshme, e për këtë, kur të vijë dita e fundit, njeriu i ditur nuk do të ngurrojë të përballojë vdekjen me hap të sigurt.
Kërkon të dish se cilët quaj unë njerëz të zënë me punë? Mos mendo se e kam fjalën vetëm për ata të cilët vetëm po t'i ndërsulësh qentë mund të dalin nga lozha
e tregut, për ata të cilët i shikon të dërrmohen me dinjitet në turmën e klientëve të tyre ose, për turp, në turmën e klientëve të të tjerëve, për ata të cilët, të shtyrë nga punët, dalin nga shtëpitë për t’u bërë copa me punët e të tjerëve, ose për ata të cilët i rraskapit ankandi duke sjellë një fitim të turpshëm, i cili një ditë do të përfundojë në
gangrenë.
Disa njerëz e kanë të zënë kohën e lirë: kudo
që të ndodhen, në vilën e tyre ose në shtrat, në vetmi të plotë, edhe pse janë të veçuar nga të gjithë, prapëseprapê i bezdis vetja e tyre. Jeta që bëjnë ata nuk duhet quajtur një
pushim i veçuar, por një amulli e zënë me punë. A mund ta quash vallë një njeri të papunë atë i cili vendos në rregull, deri në hollësitë më të imta, vazot në bronz të Korintit, të cilat vlerësohen nga çmenduria e pak njerëzve, dhe e çon dëm pjesën më të madhe të ditëve me pllaka të ndryshkura?
Po atë i cili rri ulur në palestër (në të vërtetë, është turp që kemi vese të cilat as nuk janë romane!) si spektator i djemve që luftojnë? Atë i cili i ndan në çifte sipas moshës dhe ngjyrës kopetë e pelave të tij? Atë i cili ushqen atletët që mbërritën të fundit në garë?
Po çfarë? I quan të papunë ata që kalojnë
shumë kohë te berberi, ndërsa presin çdo qime që u doli papritur natën e fundit, që mblidhen të flasin për çdo fije floku, që ose e vendosin përsëri në rregull flokun e prishur,
ose e rregullojnë mbi ballë atë pjesë floku që po u rrallohet? Sa nxehen nëse berberi tregohet pak i pakujdesshëm, sikur të ishte duke rruajtur një burrë të vërtetë! Sa acarohen nëse u pritet një pjesë nga krifa e tyre, nëse një pjesë u është krehur keq, nëse çdo fije nuk bëhet përsëri kaçurrel i përkryer! Cili prej tyre nuk dëshiron që më mirë të jetë i
çrregullt shteti sesa floku i tyre? Cili prej tyre nuk është më tepër i shqetësuar për hijeshinë e kokës së tij sesa për pacenueshmërinë e tij? Cili prej tyre nuk dëshiron më shumë të jetë elegant sesa me dinjitet? Këta i quan bjerraditë ti, këta që janë të zënë me krehërin dhe pasqyrën?
Këta që janë të dhënë pas kompozimit, dëgjimit dhe mësimit të këngëve, ndërkohë që e shtrembërojnë zërin në modulime ritmi mjaft të thjeshtë, kur rrugën që duhet të ndjekë ai natyra e ka bërë të shkëlqyer dhe të thjeshtë, gishtat e ritmuar të të cilit i bien gjithmonë ndonjë poezie, ritmi i heshtur i të cilit dëgjohet kur flasin për gjëra të rëndësishme e shpesh edhe të trishtuara? Këta njerëz nuk kanë kohë të lirë, por punë boshe.
Patjetër që te koha e lirë nuk do të llogaritja gostitë që japin ata, kur shikoj me sa shumë kujdes i mbajnë argjendurinat, me sa kujdes i rregullojnë veshjet e dashnorëve të tyre, se si rrinë me zemër të ngrirë për të parë si e ka gatuar kuzhinieri derrin e egër, sa shpejt vrapojnë andej - këndej shërbëtorët me faqe të rruara sapo marrin një shenjë nga ata, me sa mjeshtëri priten në thela të njëjta zogjtë, me sa zell fëmijë jo të lumtur lajnë pështymat e të dehurve: këta njerëz e duan aq shumë finesën dhe luksin saqë ndiqen kudo nga të këqijat e tyre dhe as nuk hanë e
pinë dot pa shitur mend.
Nuk do të futësh në radhën e bjerraditëve as ata që shëtisin mbi baldakinë ose mbi lektigë dhe shkojnë me përpikmëri në takimet që lënë për shëtitje sikur nuk lejohet të mos shkosh në to, dhe që duhet t'i kujtojë
dikush tjetër se kur duhet të lahen, kur duhet të notojnë apo kur duhet të hanë darkë: plogështohen aq shumë shpirtrat e tyre të ndjeshëm saqë nuk mund ta kuptojnë dot vetë nëse kanë uri!
Kam dëgjuar se njëri nga sqimatarët - edhe pse mund të quash sqimë të mos mësosh të jetosh siç i shkon për shtat një njeriu -, pasi e kanë shoqëruar në banjë dhe e kanë rreguliuar mbi një karrige, ka pyetur: "A jam
ulur?". Ti mendon se ky njeri, i cili nuk di nëse është i ulur, mund të dijë nëse është gjallë, nëse shikon dhe nëse është bjerraditë? Nuk e di nëse më vjen më shumë keq ngaqë nuk e dinte apo ngaqë bënte sikur s'e dinte.
Sigurisht, që ata harrojnë shumë gjëra, po shumë të tjera bëjnë sikur i harrojnë; disa veseve u gëzohen si objekt lumturie; duket
se të dijë atë që bën është tipike për njeriun e thjeshtë dhe të përbuzur; tani beso po të duash se mimët shpikin shumë gjëra për të qortuar luksin. Patjetër që lënë pas dore shumë më tepër gjëra nga ç'përfaqësojnë; janë shfaqur vese të çuditshme me bollëk në këtë shekull, aq sa tashmë mund të mos e marrim parasysh pakujdesinë e mimëve.
Si është e mundur që të ekzistojë një njeri i cili është aq i lodhur nga luksi saqë e lë në dorë të dikujt tjetër të shikojë nëse është i ulur! Ky njeri, pra, nuk është bjerraditë, jepi një emër tjetër: është i sëmurë, madje i vdekur; bjerraditë është ai që është i vetëdijshëm për kohën e tij të lirë. Por, si mund të jetë zotërues i ndonjë çasti të kohës ky gjysmë i vdekur, të cilit i duhet një njeri që t'i tregojë në ç'gjendje ndodhet trupi i
tij?

Do të duhej shumë kohë e gjatë të numëroje
një nga një ata që e kaluan jetën duke luajtur shah, me top apo duke u kujdesur që të nxinin trupin në diell. Nuk janë bjerraditë ata njerëz të cilëve kënaqësia u kushton shumë
mund. Në të vërtetë, askush nuk do të dyshojë se ata i bëjnë gjërat pa u munduar, se janë të zënë me studime veprash letrare të kota, të cilat tashmë janë të shumta edhe te romanët.
Ishte sëmundje e grekëve kjo që të pyesnin se sa vozitës kishte patur Uliksi, nëse u shkruajt më parë "Iliada" apo "Odisea" e, për më tepër, nëse ishin të të njëjtit shkrimtar, e pyesnin pastaj edhe për gjëra të tjera të këtij lloji të cilat, nëse i mban për vete nuk e ndihmojnë aspak ndërgjegjen tënde të heshtur dhe, nëse ua shpreh të tjerëve, nuk do të dukesh më i arsimuar, por më i mërzitshëm.
Ja, pra, që edhe romanët i ka pushtuar një dëshirë e kotë për të mësuar gjëra të panevojshme. Këto ditë kam dëgjuar njërin
që thoshte se çfarë ka bërë për herë të parë secili nga gjeneralët romanë: Duili qe i pari që fitoi një betejë detare, Kurio Dentati qe i pari që futi elefantët në sfilatën e fitores.
Këto gjëra janë ende shembuj të veprave njerëzore, edhe pse nuk synojnë një lavdi të vërtetë: këto njohuri nuk janë të nevojshme, por të paktën janë të tilla që na mbajnë të interesuar për kotësinë e shkëlqyer të këtyre gjërave.
Le ta falim edhe atë që pyet veten se cili qe i pari që i bindi romanët të hipnin në një anije - Klodi qe ai që, pikërisht për këtë arsye u quajt Klodi, sepse bashkimi i disa hartave quhej nga të parët "caudex", prandaj tani përmbledhja e ligjeve quhet “kod" dhe anijet që transportojnë mallrat përgjatë lumit Tevere quhen "kodikarie" -.
Patjetër është e rëndësishme edhe kjo: Valerio Korvino qe i pari që shpartalloi Mesinën dhe i pari që u quajt nga familja e
Valerëve, Mesana, meqë mori emrin e qytetit të cilin e pushtoi, e më pas u quajt Mesalla, ngaqë populli ia ndryshoi gërmat.
Por do të lejosh ti që dikush të ketë për zemër edhe faktin që Luçio Silla qe i pari që i nxori luanët në cirk të palidhur, meqë mbreti Boko ftoi disa shigjetarë që t'i vrisnin ata, kur zakonisht luanët jepnin shfaqje të lidhur? Atëherë, lejoje edhe këtë; por, a dha vallë ndonjë rezultat fakti që Pompeu qe i pari që përgatiti në cirk një betejë me tetëmbëdhjetë elefantë të cilëve u ishin vënë përballë si për dyluftim disa të dënuar? I pari i qytetit dhe ndër të parët nga të moçmit, i cili e trashëgoi famën e tij brez pas brezi, një njeri i shkëlqyer, e gjykoi vrasjen e njerëzve në një mënyrë të re si gjini e një shfaqjeje e cila ia vlen të kujtohet. "Luftojnë deri në pikën e fundit të gjakut? Kaq nuk mjafton. Bëhen copa - copa? Nuk mjafton. Le të shkelen me këmbë nga pesha e stërmadhe e kafshëve!".
Do të kishte qenë më mirë që këto gjëra të ishin lënë në harresë, që më vonë asnjë njeri i pushtetshëm të mos i mësonte ato e të mos e kishte zili një gjë kaq çnjerëzore. Sa na i vesh sytë një fat i madh! Ai atëherë kujton se qëndron përmbi natyrën, duke vendosur përballë kafshëve të lindura nën një qiell të huaj shumë turma fatzinjsh, duke organizuar luftime midis kafshësh kaq të
ndryshme nga njëra - tjetra, duke derdhur shumë gjak në prani të popullit roman, i cili së shpejti do ta detyronte të derdhte akoma më shumë; po pastaj, i mashtruar nga pabesia aleksandrine e la veten që të vritej nga dora e skllavit të fundit dhe vetëm atëherë e kuptoi kotësinë e nofkës së
tij.
Po për t'u kthyer përsëri atje ku isha dhe për të treguar në të njëjtën çështje zellin e kotë të disave, ai vetë rrëfente se Metelli qe i vetmi nga të gjithë romanët që, pasi shpartalloi kartagjenasit në Siçili, drejtoi përpara karrocës së tij njëqind e njëzet elefantë; se Silla qe i romani i fundit që zgjeroi hapësirat e tokës së Romës, i cili nuk u shtri akoma më shumë, siç ishte një zakon i vjetër, me fitimin e territorit provincial, por me atë italik. Eshtë më e dobishme të dish këtë sesa të dish që mali Aventino ndodhet jashtë kësaj hapësire, ashtu siç pohonte edhe ai vetë, për një nga këto arsye, o ngaqë
plebenjtë u shpërngulën që andej, ose ngaqë ndërsa Remoja merrte urimet në atë vend, zogjtë parandjenin diçka të keqe, e kështu me radhë thuhen gjëra të tjera të panumërta, të cilat ose janë plot gënjeshtra ose janë të ngjashme me gënjeshtrat.
Në të vërtetë, edhe sikur ata t'i thonin të gjitha këto gjëra me mirëbesim, edhe sikur të shkruajnë gjëra të cilat janë në gjendje t’i tregojnë, prapëseprapë do të pakësojnë këto vallë gabimet e ndokujt? Do të ndalin, vallë, epshet? Do të bëjnë, vallë, ndokënd më të fortë, më të drejtë, më altruist? Nganjëherë Fabiani thoshte se nuk e dinte nëse ishte më mirë të mos merrej me asnjë studim sesa të futej thellë në këto gjëra.

7
Të vetmit njerëz pa shqetësime të jashtme, janë ata të cilët i përkushtohen urtësisë, vetëm ata jetojnë me të vërtetë: jo vetëm e jetojnë mirë jetën e tyre, por mund t'i shtojnë asaj edhe vite të tjera; nga të gjitha vitet që kanë kaluar, ata kanë fituar diçka. Nëse nuk jemi fare mosmirënjohës, ata themelues të nderuar të teorive të shenjta kanë lindur për ne dhe për ne e kanë përgatitur jetën. Puna e të tjerëve na çon drejt veprave të mëdha, drejt gjërave të bukura të nxjerra nga terri në dritë; na lejohet të jetojmë në çdo brez e, nëse duam që me anë të madhështisë së shpirtit të dalim nga ngushtësitë e dobësive njerëzore, kemi shumë kohë në të cilën mund të ecim si të duam.
Mund të bisedojmë me Sokratin, të dyshojmë bashkë me Karneadën, të pushojmë me Epikurin, të fitojmë bashkë me Stoikët natyrën e njeriut, e të shkojmë më tej me Cinikët. Meqënëse natyra na lejon të jemi pjesëmarrës të çdo kohe, atëherë përse të mos i përkushtohemi me gjithë shpirt gjërave të mëdha, të përjetshme, të cilat janë vërtet gjërat më të mira, duke u shkëputur nga ky kalim i vogël dhe jetëshkurtër i kohës?
Këta njerëz, që vrapojnë andej - këndej në punët e tyre, që nuk lenë rehat as veten e as të tjerët, pasi janë çmendur fare, pasi janë endur përditë nëpër dyert e të gjithëve dhe nuk kanë lenë pas dore asnjë derë që kanë gjetur të hapur, pasi kanë çuar përshëndetjet e tyre, kundrejt pagesës, në shtëpi të cilat ndodhen në anën tjetër të qytetit, këta, pra, sa njerëz do kenë mundësi të shohin në këtë qytet kaq të madh e të magjepsur nga epshe të shumta?
Sa njerëz do t'i rrëzojë gjumi, epshi apo mungesa e mirësjelljes së tyre? Sa do të jenë ata të cilët, pasi t'i kenë torturuar gjatë, do të vazhdojnë më tej me përkujdesje të shtirura! Sa do ta shmangin daljen nga dera, përtej të cilës është plot me klientë, e do të largohen nga daljet e fshehta të shtëpive, a thua se është me e pasjellshme t'i gënjesh sesa të mos i lejosh të hyjnë! Sa njerëz gjysmë të përgjumur dhe të plogështuar nga zdërhallja e ditës së mëparshme, mezi do të lëvizin buzët duke iu hapur goja nga gjumi dhe mezi do të përsërisin emrin që u është pëshpëritur një mijë herë, për ata ditëzinj të cilët prishin gjumin e tyre që të presin zgjimin e te tjerëve!
Mund të themi se vazhdojnë të rrijnë më gjatë në punë ata të cilët duan të jenë çdo ditë e më shumë të afërt me Xenonin, Pitagorën, Demokritin dhe me filozofët e tjerë të teorive të mira, me Aristotelin e Teofrastin. Të gjithë këta do ta gjejnë kohën, të gjithë do t'i përcjellin të lumtur njerëzit që do t'u drejtohen atyre, do të bëjnë t’i duan akoma më shumë; askush prej tyre nuk do të lejojë që ata të largohen duarbosh; kushdo mund t'i takojë ata, ditë e natë.
Askush prej tyre nuk do të të detyrojë të vdesësh, por të gjithë do të të mësojnë se si ta presësh vdekjen; askush prej tyre nuk do të marrë nga vitet e tua e nuk do të japë nga të tijat; nuk do të jetë e rrezikshme të flasësh me cilindo prej tyre, nuk do të dënohesh me vdekje
nga miqësia me ndonjërin prej tyre; nuk do të të kushtojë vëmendja e secilit prej tyre. Do të marrësh nga ata gjithçka që do të duash, por nuk do të varet nga ata nëse ti nuk do të shfrytëzosh atë që do të të japin.
Ç'gëzim, ç'pleqëri e qetë e pret atë që është në radhën e klientëve të këtyre! Do të ketë se me kë të vendosë për gjërat e vogla e ato të mëdha,
me kë të flasë çdo ditë për vetveten, nga kush të dëgjojë të vërtetën pa poshtërim, nga kush të lëvdohet pa shtirje, do të ketë nga kush të marrë shembull.
E kemi zakon të themi se nuk e kishim ne në dorë të zgjidhnim prindërit që kemi: por na jepet mundësia të lindim sipas vullnetit tonë.
Ka familje me karakter shumë të lartë: zgjidh cila prej tyre do që të të adoptojë; nuk do të të adoptojnë vetëm për emrin, por edhe për vetë të mirat e tyre, të cilat nuk duhet t'i administrosh as duke qenë kurrnac e as duke qenë shpitvogël: sa më shumë njerëzve t'ua shpërndash të mirat aq më shumë do të shtohen ato.
Këta njerëz do të të tregojnë rrugën drejt përjetësisë dhe do të të ngrenë në atë vend, nga i cili askush nuk largohet dot më. Kjo është e
vetmja mënyrë për të zgjatur jetën tonë, madje për ta shndërruar atë në të pavdekshme. Poste, monumente, gjithçka të cilën ambicia e ka përcaktuar me anë të dekreteve ose e ka ndërtuar me vepra, shpejt do të shkatërrohet, asgjë nuk e prish dhe nuk e shndërron dot një pleqëri të gjatë; por askush nuk mund të dëmtojë ato gjëra të cilat janë shenjtëruar nga urtësia; asnjë brez nuk do t'i fshijë dhe nuk do t'i pakësojë dot ato; brezi i ardhshëm e pastaj të tjerët që do të vijnë më pas do t'i nderojnë ata, meqënëse zilia lëvron tek ata që ka pranë, ndërsa ata që ndodhen larg i adhurojmë me më shumë çiltërsi.
Pra, zgjatet shumë jeta e njeriut të urtë, atë nuk e ngushton i njëjti cak që ngushton të tjerët: vetëm ai nuk është i kufizuar nga ligjet e natyrës njerëzore, të gjithë shekujt nënshtrohen përpara tij ashtu si përpara një autoriteti. Kalon njëfarë kohe: ai e mban fort atë me kujtimin e tij; koha e ndjek këmba - këmbës, ai e shfrytëzon atë; koha është duke ardhur: ai i paraprin asaj. la zgjat jetën përmbledhja e të gjitha kohërave në një të vetme.
8
Shkrim paksa i gjatë
Meditime rreth jetës
Shumë e shkurtër dhe e mundimshme është jeta e atyre që harrojnë të kaluarën, lenë pas dore të tashmen dhe kanë frikë të ardhmen: kur vjen ora e tyre e fundit, e kuptojnë me vonesë, fatzinjtë, se kanë qenë të zënë me punë për një kohë shumë të gjatë, edhe pse nuk kanë nxjerrë në dritë asgjë.
E nuk ka arsye të besosh se mund të vërtetohet që ata do të jetojnë gjatë ngaqë e lusin shpesh vdekjen: i mundon mungesa e përvojës, ndiejnë pasiguri dhe shkojnë e përballen pikërisht me ato gjëra të cilave u tremben, prandaj e lusin shpesh vdekjen sepse e kanë frikë.
E nuk është provë se do të jetojnë gjatë as fakti që shpesh u duket dita e pafund, që derisa vjen ora e përshtatshme per të ngrënë darkë ata ankohen se orët kalojnë pa u ndier; në të vërtetë, nëse nganjëherë nuk janë të zënë me punë, ziejnë të braktisur në kohë dhe nuk dinë se si ta përdorin atë. E kështu merren me çfarëdolloj gjëje dhe koha që kalon nga një punë në një tjetër për ata është e mërzitshme, njësoj si atëherë kur është caktuar ndonjë ditë për shfaqje gladiatorësh, ose kur presin çastin e duhur që të fillojë ndonjë shfaqje apo kënaqësi tjetër dhe duan t'i kalojnë përnjëherësh ditët e ndërmjetme.
Atyre u duket e gjatë koha që kalon për çdo dëshirë që shtyjnë për më vonë: por është e shkurtër dhe kalon shpejt ajo kohë që ata duan, e është shumë më e shkurtër për faj të tyre; në të vërtetë ata kalojnë nga një vend në tjetrin e nuk mund të ndalen vetëm në një kënaqësi.
Për ta ditët nuk janë të gjata, por të neveritshme; por sa të shkurtra u duken, ama, netët që kalojnë duke pirë verë ose duke ndenjur në krahët e kurvave!
Prej këndej vjen edhe çmenduria e poetëve, të cilët i ushqejnë gabimet njerëzore me përrallat e tyre: sipas tyre, Jupiteri, i joshur nga kënaqësia e bashkimit seksual, e paska dyfishuar kohën e një nate. Si mund t'i ushqejmë ndryshe veset tona veçse duke quajtur këto figura shkaktare të tyre dhe duke i dhënë leje për t'iu shfajësuar të keqes nëpërmjet shembullit të tyre?
A mund t'u duken vallë të gjata netët këtyre njerëzve të cilët i paguajnë shtrenjtë ato? E humbasin ditën në pritje të natës dhe kalojnë natën nën frikën e ditës.
Madje edhe kënaqësitë e tyre janë të ankthshme dhe të shqetësuara nga frika të ndryshme dhe pason pyetja e ankthshme e atij që është në kulmin e kënaqësisë: "Sa do të zgjasë kjo?". Për shkak të kësaj gjendjeje shpirtërore mbretërit qanë fuqinë e tyre dhe nuk i ngushëlloi as madhështia e fatit të tyre, por i tmerroi fundi, i cili herët a vonë, do të vinte.
Pasi e përhapi ushtrinë nëpër hapësira territoresh të pafund dhe duke mos u kënaqur me numrin e madh të ushtarëve por me përmasat e tyre, mbreti kryelartë i persianëve derdhi lot sepse, askush nga të rinjtë e shumtë
nuk ishte e shkruar të mbijetonte brenda njëqind vjetëve, por atyre po ua shpejtonte fatin pikërisht ai që qante për ta dhe që do të humbte ushtarë të tjerë në det, në toké, beteja, në arratisje e brenda një kohe të shkurtër do t'i çonte drejt shkatërrimit, ata për të cilët ai i trembej vitit të njëqind.
Po a nuk janë vallë të ankthshme edhe gëzimet e tyre? Në të vërtetë, ata nuk mbështeten mbi rënjë të thella, por turbullohen nga e njëjta kotësi prej së cilës lindin. Cilët kujton pastaj se janë çastet e jetës së tyre, çaste të trishté ashtu siç e tregojnë vetë, kur edhe këto periudha kohe, në të cilat ata krenohen dhe dalin sipër njerëzimit, nuk janë aspak të vërteta?
Të gjitha të mirat më të mëdha janë të ankthshme dhe nuk i duhet besuar asnjë fati përveç atij që është më i volitshëm: nevojitet një lumturi e re për të ruajtur lumturinë dhe duhen bërë vota të tjera për të mbrojtur votat
që kanë patur sukses. Në të vërtetë, gjithçka që ndodh rastësisht është e paqëndrueshme; sa më lart të ngrihet diçka aq më shumë është e prirur për të rënë poshtë. Patjetër që gjërat e paqëndrueshme nuk i pëlqejnë askujt: pra është e pashmangshme që të jetë jo vetëm shumë e shkurtër por edhe shumë e vështirë jeta e atyre që me shumë mund shtien në dorë gjëra të cilat janë akoma më të vështira për t'u
zotëruar.
Mezi e arrijnë atë që duan dhe me ankth drejtojnë atë që kanë arritur; ndërkohë që nuk llogaritet fare koha që nuk do të kthehet më: punë të reja zëvendësojnë ato të vjetrat, një shpresë zgjon shpresën, nje dëshirë dëshirën tjetër.
Nuk kërkohet mbarimi i vuajtjeve, por ndryshohet materia.
Punët tona na kanë sfilitur por humbasim më shumë kohë me ato të të tjerëve; nuk vuajmë më si kandidatë, por fillojmë të mbështesim të tjerët si zgjedhës; kemi hequr dorë nga bezdia e të akuzuarit dikë, por e ruajmë bezdinë për të giykuar; dikush që ka pushuar së qëni gjykatës, bëhet hetues; është plakur duke administruar me pagesë të mirat e të tjerëve, por ka qenë rob i të mirave të tij.
Disa shembuj nga historia e lashtë:
Mario është thirrur nga shërbimi ushtarak: konsullata e mundon.
Kuincio përpiqet të shmangë postin e diktatorit:
do ta thërrasin në parmendë.
Shipioni do të marshojë kundër kartagjenasve ndërkohë që nuk është ende i pjekur për një
sipërmarrje kaq të madhe: fitues ndaj Anibalit, fitues ndaj Antiokos, krenaria e konsullatës së tij, dorëzanë i konsullatës së të vëllait, nëse nuk do të kishte kundërshtuar, do ta kishin vënë pranë Jupiterit: kryengritjet civile do ta përfshijnë shpëtimtarin e qytetarëve dhe pas nderimeve që do t'i bëjnë atij njësoj si një hyjni, tashmë i moshuar, do të ngazëllehet nga ambicia e një mërgimi madhështor.
Asnjëherë nuk do të mungojnë arsyet e dobishme apo të ankthshme për t'u shqetësuar; jeta do të zvarritet drejt punëve: asnjëherë nuk
do të jetohet koha e lirë, ajo do të dëshirohet gjithmonë.
Prandaj, largohu nga turma dhe veçohu njëherë e mirë në një port më të qetë, në të cilin të mos jesh i shtyrë nga kohëzgjatja e jetës. Mendo se sa dallgë ke përballuar, sa stuhi ke duruar në
jetën tënde dhe sa për të tjerët; me anë të provave mjaft të mundimshme dhe të vështira që ke kaluar, ti e ke treguar sesa vlen: analizo çfarë gjërash mund të bësh pa u munduar.
Pjesa më e madhe e jetës ose, të paktën, më e mira, i është përkushtuar gjërave publike: gjej pak kohë edhe për veten tënde.
E nuk po të froj të biesh në një amulli të plogësht e të flashkët, nuk po të them të zhytësh, në përhumbjen dhe kënaqësitë që i pëlqejnë shumicës, atë çka ndodhet brenda teje, si natyrë e gjallë që je: ky nuk është pushim; do të gjesh veprimtari më të rëndësishme se të gjitha ato që kemi parashtruar me gjallëri deri tani, të cilat do të mund t'i zhvillosh duke bërë një jetë të veçuar dhe të qetë.
Ti me siguri që do t'i drejtosh punët e gjithë botës me aq ndershmëri sa edhe të tjerët, me aq merak, sikur të ishin të tuat, me aq zell, si të ishin punë shtetërore. Do të fitosh respektin në një punë në të cilën nuk është e lehtë të shmangësh urrejtjen: po sidoqoftë, më beso, është më mirë të njohësh llogaritë e jetës tënde sesa ato të grurit shtetëror.
Këtë forcë shpirtërore, e cila është mjaft e
zonja për të bërë gjëra të mëdha, kërkoje nga një punë e nderuar, por e papërshtatshme për një jetë të qetë dhe mendo se, me gjithë përkujdesjen që i ke kushtuar studimeve të denja për një njeri të lirë, ti nuk je rropatur që fëmijë për të patur më shumë mundësi që të të linin në dorë disa mijëra babune me grurë: i kishe premtuar vetes diçka më të madhe e më të rëndësishme. Do të ketë patjetër njerëz mjaft të ndershëm dhe të zellshëm për të punuar: më të përshtatshëm për të tërhequr ngarkesat janë
mushkat e vjetra sesa kuajt e racës; kush mundi ta mposhtte dot shkathtësinë e tyre me ngarkesa të mëdha?
Pastaj, mendo se sa e mundimshme është t'i
nënshtrohesh një mase kaq të madhe: ke të bësh me barkun e njerëzve; populli i uritur nuk njeh arsye, nuk qetësohet nga sjellja e ndershme, nuk përkulet nga asnjë lloj lutjeje.
Tani për tani, përsa i përket atyre pak ditëve, gjatë të cilave vdiq Jul Çezari - duke e mbështetur këtë gjë me gjysmë zemre, llogaritej që popullit roman që do të mbijetonte do t'i mbetej ushqim vetëm për shtatë ose tetë ditë -; ndërsa ai lidhte ura me anijet dhe luante me forcat e perandorisë, e afrohej e keqja më e madhe edhe për të ngujuarit: mungesa e ushqimit; që e paguan me jetë dhe urinë dhe me atë që pason urinë, rrënimi i potë, dëshira e tij për të imituar një mbret të çmendur, të huaj dhe mendjemadh. Si u ndjenë atëherë ata njerëz, të cilëve u ishte besuar kujdesja për grurin e shtetit, pasi iu desh të duronin gurët, hekurat, flakët dhe Julin?
Fshihnin në zemër një fatkeqësi kaq të madhe
duke u shtirur, ndërkohë që e kishin fare mirë parasysh gjendjen; në të vërtetë disa sëmundje duhen shëruar edhe duke mos qenë në dijeni të sëmurët: shumë njerëz vdiqën ngaqë ishin në dijeni të sëmundjes që kishin.
Strehohu në këto gjëra, të cilat janë më të qeta, më të sigurta, më të mëdha! Mos vallë kujton se është e njëjta gjë si të kujdesesh që gruri të zbrazet i tëri në hambar, i pacenuar në peshë për shkak të mashtrimit apo pakujdesisë së transportuesve, që ai të mos prishet nga lagështia dhe të mos kalbet, që të ketë të njëjtën masë dhe të njëjtën peshë, ashtu edhe nëse i shikon nga afër këto gjëra të shenjta e fisnike për të njohur materien, siç është vullneti,
gjendja, forma; për të njohur se çfarë e pret shpirtin tënd; se ku na vendos Zoti pasi kemi dalë nga trupat tanë; se cila është ajo forcë që i mban të gjitha pjesët më të rënda në qendër të kësaj bote dhe sipër ato më të lehtat, që e ngre
zjarrin lart; që i lëviz yjet në orbitën e tyre e kështu me radhë fenomenet e tjera që të mahnitin?
Ia vlen që ti, të jesh i vëmendshëm ndaj këtyre gjërave, pási të jesh larguar nga toka!
Tani, derisa gjaku të jetë i ngrohtë, derisa të kemi fuqi, duhet të ndjekim gjërat më të mira. Të presin shumë veprimtari të mira në këtë jetë, të pret dashuria dhe njohuria e virtyteve, harresa e pasioneve, njohja e jetës dhe e vdekjes, prehja e qetë.
Patjetër që është e mjerueshme gjendja e të gjithë njerëzve të cilët janë të zënë me punë, por është akoma më e mjerueshme gjendja e atyre të cilët nuk lëvizin këmbët as për t'u marrë me punët e tyre, të cilët flenë atëherë kur flenë edhe të tjerët, ecin me hapat e të tjerëve, presin urdhra për të dashur e për të urryer, dy gjërat më të natyrshme nga të gjitha. Nëse këta njerëz duan të dinë se sa e shkurtër do të jetë jeta e tyre, le të mendojnë se sa pak pjesë e saj u përket.
Prandaj, kur të shohësh togën e gjykatësve ose një emër të njohur në forum, mos ki zili: këto gjëra arrihen në dëm të jetës. Janë gati të sakrifikojnë të gjitha vitet e jetës së tyre, vetëm që edhe një vit të numërohet me emrin e tyre. Jeta disa njerëz i braktisi para se të kacavireshin në majë të ambicies, ndërsa përballeshin me vështirësitë e para; disa të tjerëve, pasi kanë kaluar një mijë pandershmëri për të arritur një pozitë, u erdhi ndër mend vërejtja e hidhur se, në fund të fundit, janë munduar për mbishkrimin e varrit; disave iu fikën vitet e pleqërisë nga përpjekjet e shumta e të papërshtatshme, ndërkohë që, në pleqëri, prisnin, ashtu si edhe në rini, shpresa të reja.
Është i neveritshëm ai që harxhon frymën në gjykatë, në moshë të madhe, duke mbrojtur palët në gjyq të cilët nuk i njeh fare dhe duke kërkuar pëlqimin e një auditori të pashkolluar; është i ulët ai njeri që, i lodhur më shumë nga
jeta sesa nga puna, e lëshon veten nga punët e shumta; i ulët ai që tallet me trashëgimtarin, i cili ka jetuar gjatë, ndërkohë që vdes duke iu përkushtuar llogarive të tij.
Nuk mund të le pas dore një shembull që më vjen ndër mend: Sesto Turranio ka qenë një plakush me shumë zell, i cili pas të nëntëdhjetave, mori vetvetiu nga Jul Çezari përjashtimin nga prokura dhe urdhëroi që ta vinin në shtrat e që familja, duke i qëndruar pranë, ta qante sikur të kishte vdekur. Të afërmit e tij vazhdonin ta qanin si të vdekur padronin e
moshuar e të papunë dhe nuk e mbaruan zinë derisa atij i dhanë përsëri punën që kishte. Atëherë, a ia vlen të vdesësh i zënë me punë?
Po të njëjtën gjendje shpirtërore ka edhe pjesa më e madhe e njerëzve: tek ata është më shumë dëshira për të punuar sesa mundësia për ta berë këtë; luftojnë kundër dobësisë së trupit, edhe pleqërinë e cilësojnë si të rëndë vetëm për faktin se ajo i veçon nga të tjerët. Ligji nuk të thërret për luftë pas moshës pesëdhjetëvjeçare, nuk të bën senator pas të gjashtëdhjetave: njerëzit e kanë më të vështirë të marrin pushim nga vetja sesa nga ligji.
Ndërkohë, kur vidhen ose vjedhin, kur e privojnë njëri-tjetrin nga paqja, kur janë të lumtur, jeta nuk jep më fryte, kënaqësi, nuk i lejon shpirtit të përmirësohet: askush nuk e ka vdekjen para syve, askush nuk mban shumë shpresa, ka pastaj, nga ata, që organizojnë edhe ato gjëra të cilat shkojnë përtej vdekjes: mole të mëdha varresh, përkushtime veprash publike, lojëra të përmotshme pranë flakadanit dhe varrime plot salltanete luksoze.
Por varrimet e këtyre njerëzve duhet të celebrohen patjetër në dritën e pishtarëve dhe të qirinjve.