Ata qe duan rregullin,nuk shkaktojne kaosin.
Ata qe shkaktojne kaosin,nuk kane qellim rregullin.
Saturday, February 25, 2017
Ata qe duan rregullin,nuk shkaktojne kaosin. Ata qe shkaktojne kaosin,nuk kane qellim rregullin.
Situata
Gjendemi ne nje situate ku njerezimi ndahet ne kater lloje perballe situates :
Ata qe krijojne situata.
Ata qe ankohen per keto situata.
Ata qe vezhgojne keto situata.
Ata qe jetojne mes situatave duke ndare rregullin nga kaosi,demin nga dobia,te miren nga e keqja,besimin nga dyshimi,monoteizmin nga politeizmin,ekstremizmin nga mesi i arte.
Friday, February 24, 2017
Poeti dhe shpresa
Qenia e poezisë, në të shumtën e rasteve, është e dyshimtë. Ajo s’e gërvisht e s’e mbërthen mendjen e shumicës së njerëzve. S’hyn në jetën e tyre; s’ia lejon as vetes të hyjë; s’i hyn në punë kujt. Shi për këtë njerëzit s’e pranojnë. Se ajo është jashtë jetës së njeriut. Është një e vërtetë: poezia s’ka ndonjë qëllim paraprak, s’jep ndonjë mësim. Për këtë arsye s’jep siguri. Qëndrimi në distancë i shumicës ndaj poezisë nuk është gjë që s’kuptohet. Qëndrojnë larg për shkak të padobishmërisë së saj. S’është një gjë që hë për hë kuptohet. S’kemi mundësi ta themi atë që e thotë poezia, e as që mund ta sqarojmë atë. Kjo është pengesë e përzierjes së saj me shumicën e njerëzve. Madje edhe nëse përzihet, kjo ndodh shumë shkurt, s’kalon përtej një shkëndije prej vetëtime. Shumica e njerëzve atë e vënë në vendin e vjetër: në hiç. Poezia në këtë drejtim s’mund të bëjë asgjë. S’mund të bëjë sepse asnjë poezi në botë s’është shkruar për lexuesin. Ngado që të shikojmë vijmë në këtë përfundim: poezia është ylber, dobia prej poezisë është e barabartë me dobinë e mrekullisë së quajtur ylberi.
Poeti s’ka shpresë.
Poezia dhe alkimisti
‘Poezia është punë e alkimistit të patëmetë’ - thotë Bodler-i. Sot, poezinë e ushqejnë sa përsosuria aq edhe të metat. Çdo shekull ka gjuhën, formën, teknikën dhe historinë e vet. Poezia e kohës sonë, edhe pse s’e refuzon përsosurinë, në një aspekt ka konstatuar se përsosuria e kundërshton natyrën e poezisë. Kësisoji, ajo duke i dalë zot natyrës së vet, e hodhi peshën e jashtëvetvetes, u çlirua dhe u lakuriqësua. E gjeti identitetin e vet të vërtetë.
S’kam mendime. Kam imazhe.
Vlera e mendimit në poezi është theksuar që nga lashtësitë. Mirëpo, T.S. Eliot-i thotë se ‘të menduarit s’është detyrë e poetit.’ Ngjashëm me të shprehet edhe Oktavio Paz-i: ‘S’kam mendime, por imazhe’. Mirë e dimë që këtyre u bashkangjitet edhe Hausman-i: ‘S’arrita ta bind veten se ekziston diçka që do të quhej mendim poetik. Poezia nuk është gjë e thënë, është trajtë e shprehjes së saj’. Nga ana tjetër Pol Valeri nuk është ithtar i refuzimit të mendimit; por dëshiron që ai (mendimi) të fshehet mu si shija e pemës. Kolerixh’i ka thënë: ‘Për t’u bërë poet i madh duhet të jeshë filozof i madh’. Por edhe kjo është e vërtetë: poezia, qoftë të jetë e shkruar me ‘të thënën’, qoftë me ‘hiçin’, ajo vjen e mbështetet te mënyra e ‘të thënit’.
A s’e njohim të tillë edhe poetin?
Ritmi, kjo fuqi sekrete, ky ujë i fshehtë
“Poezinë e Traklit s’e kuptoj dot, por toni i saj tepër më pëlqen!”
Vitgenshtajn
Ritmi, kjo fuqi sekrete, ky ujë i fshehtë, është një nga parimet qenësore të poezisë. Ai jo vetëm që e zgjon dhe e elektrizon poezinë, por është edhe dinamo e saj: e shndërron atë në gjak, në energji. S’lë vend pa shëtitur, pa hyrë e dalë në trupin e poezisë. E vë në lëvizje imagjinatën dhe e nxjerr atë në një udhëtim të panjohur. Ai e jep lajmin për strukturën e poezisë. Dendësia dhe thellësia e poezisë trajtësohen në vartësi të “shpejtësisë së goditjes” së ritmit. Valeri thotë se kjo shpejtësi i përngjan valles. Ne e ndiejmë ritmin e poezisë, që lëviz mu si tiktaket e orës, që merr frymë pikërisht si një gjallesë. Fjalën e zbret në zero. (Fjala është helm në poezi.) Ritmi e mat, e pret, e fut në hulli atë. Shtiret si lëngu i strukturës së poezisë. Ritmi, ky zë i pafjalë, që është i padukshëm, i pakonceptueshëm dhe i cili këmbët i heq zvarrë për të ndërtuar strukturën e poezisë, sapo të takohet me fjalëzat, i luan ato prej vendi, vazhdimisht i bombardon. Këto fjalëza, me qëllim të kthjelltësimit, harmonizimit (kuptimësimit), me qëllim të gjetjes së vendit të vet vazhdimisht do të lëvizin. Majakovski, lidhur me këtë fuqi që zë vend në themelin e poezisë thotë: ‘Nuk sqarohet, për të do të flasim vetëm ashtu siç flasim për magnetizimin, elektrizimin.’ Këtë zë të pashpjegueshëm, të pafjalë të poezisë që e ka shkruar për Jeseninin pas shumë përpjekjeve do ta ndiejë dhe do të shprehet:
Ta-ra-ra / ra ra / ra ra ra ra / ra ra /
Ra-ra-ree / ra ra ra / ra ra / ra ra ra ra /
Ra-ra-ra / ra ra-ra/ rara/ ra / ra ra
Kjo është arsyeja që më vonë të shfaqet vargu i parë: Ke shkuar - thanë - diku në lartësi. Çdo poezi bart në vete një zë të këtillë. Poeti, pothuajse, jeton duke ia vënë veshin këtij zëri, duke e dëgjuar atë. Ky, sa është i brendshëm, aq është edhe i jashtëm. Ky zë dëgjohet edhe kur bie një gjethe prej druri, edhe kur diç shkëputet prej brendësisë sonë. Gjuetari i këtyre zërave është Kavafisi. Ai, duke qenë i bindur se një ditë do t’i hyjë në punë, mbi pakon e cigareve kështu do t’i shënojë zërat e këngës së dy të rinjve (Ç’trup, ç’flokë, ç’fytyrë, ç’buzë!): "Nëse kujtesa ime, në një çast të emocioneve krijuese i kthen prapa përshtypjet e ruajtura, mund të ndodh që në artin tim të mbesë diçka prej kalimit të shkurtër të kësaj bukurie." Ritmi ndonjëherë bëhet dhe na del si temë, si kuptim, si një gjithçka e poezisë. Peshën dhe frymëmarrjen e tij e ndiejmë përgjatë tërë poezisë. Ai në këtë mes e luan rolin e epiqendrës.
Ritmin duhet shikuar si një gurrë të dialektikës.
Poezia, ajo çdo herë punon
Poezia, ajo çdo herë punon
Në poezi, fjalëzat vazhdimisht shkojnë e vijnë në relacionin gjeografi e vjetërgjeografi e re.
Në këtë mënyrë formojnë një ndërdije të përbashkët.
Njëfarë historicizmi.
Një takim të merituar.
Poezia, ajo çdo herë punon.
Fjalëzat njëkuptimëshe dhe frymëzimi
Fjalëzat njëkuptimëshe dhe frymëzimi
Fjalëzat njëkuptimëshe s’frymëzojnë gjë. Janë statike, të palëvizshme. Duan të shpjegojnë, të tregojnë, të rrëfejnë. Për këtë arsye domethënien e bëjnë të pandikueshme. E ngrijnë, e plakin. E shohin vetëm të dukshmen. Unë i vë vesh domethënies më të largët.
Stili dhe poeti
Stili dhe poeti
Përderisa stili, për shkrimtarin është thuajse çdo gjë, për poetin është katastrofë. Mirëpo, në fillim, edhe poeti, pikërisht si shkrimtari është njeri i stilit. Poeti pas këtij njoftimi me stilin, ikën me shpejtësi prej tij. Derisa stili te shkrimtari çdo herë zhvillohet e përkryhet, te poeti duke e marrë vendin e monolitizmit dhe palëvizshmërisë shkakton zhbërjen, vdekjen. Kjo është ajo që ka dashur të theksojë Oktavio Paz-i përmes fjalëve ‘poeti s’ka stil’. Kjo prapë, tregon se sa mobile është poezia si art strukturor. Çdo poezi gjeneron një gjuhë të re, një teknikë të re, një diskurs të ri, shkurt e troç, një strukturë të re. Diç të tillë duhet krijuar në çdo poezi.
Thursday, February 23, 2017
Kur e vërteta është e zëvendësuar me heshtjen, atëherë heshtja është një gënjeshtër.
Kur e vërteta është e zëvendësuar me heshtjen, atëherë heshtja është një gënjeshtër.
Eshte
Eshte e shemtuar ajo bukuri qe eshte veshur me mendjemadhesi.
Eshte pa bereqet ajo pasuri qe grumbullohet pa bujari.
Eshte e lodhshme ajo fame qe ul te tjeret.
Eshte e shkaterruar ajo familje qe s'ka nder.
Eshte fallco ajo dashuri qe ska perkushtim te sinqerte.
Eshte e shtirur ajo miqesi qe mbahet me padrejtesi.
Wednesday, February 22, 2017
Fjalëzat e trajtës dhe të përmbajtjes
Që moti fjalëzat e trajtës dhe të përmbajtjes janë fundosur thellë brenda meje. Megjithatë më duket sikur diç lënë përjashta. Së pari hapin udhën që t’i mendosh si dy gjëra të ndryshme. Në fakt s’janë të tilla. Por nëse me çdo kusht do të kishim dashur t’i ndajmë, do të ishte më drejtë ta përdorim shprehjen strukturë sesa trajtë. K. L. Shtraus-i preferon që në vend të trajtës ta përdorë strukturën: Përmbajtja e fiton vërtetësinë në strukturë. Për këtë arsye, trajta është strukturë. Edhe një gjë e kuptojmë: përmbajtja, për ta fituar identitetin e vet ka nevojë për strukturën. Vetëm kështu e vërteton dhe e bën të qenë vetveten. Me të vërtetë, poezinë e njohim para së gjithash në saje të strukturës së vet. Çdo poezi ka vetëm një strukturë. Ajo është tek. S’mund të përsëritet. Edhe pse struktura jep përshtypjen e një kutie të mbyllur, në thelb është e lëvizshme dhe transparente. Ajo i plotëson të gjitha kërkesat e përmbajtjes. Në strukturën e poezisë këtë e shohim me tërë lakuriqësinë si një dru (Struktura e poezisë është e gjallë mu si druri).
Cdo vajze enderron te kete bashkeshortin nje shok,por te beje shokun e saj te jetes nje bashkeshort kjo do te ishte nje dhurate.
Cdo vajze enderron te kete bashkeshortin nje shok,por te beje shokun e saj te jetes nje bashkeshort kjo do te ishte nje dhurate.
Femrat dhe meshkujt
Ne pergjithesi femrat lidhen nga frika se mos mbeten vetem,prandaj zhgenjehen nga personi i pare qe u vjen.
Ndersa mashkulli lidhet nga frika se mos perfundon me femren e gabuar,prandaj zhgenjen femrat derisa te gjeje te duhuren.
Por mund te ndodhe dhe e kunderta...
Anonim
Monday, February 20, 2017
Poezia e rimuar
Poezia e rimuar
Poezia e rimuar bie ndesh me natyrën e poezisë. Ajo dëshiron në çdo mënyrë të futet në një kallëp (moule); ajo zbaton një gjendje të jashtëzakonshme; e bën të domosdoshme një gjë të tillë. Nëse e lëmë mënjanë kriterin (sepse kriteri, sido që të jetë ai, nuk bie ndesh me strukturën e gjuhës) mund të themi se rima është një presion i vërtetë. Nëse s’e marrim parasysh shkrimin me gozhda, s’mund të them se e kam kërkuar rimën. Atë e kam lënë në punë të vet; e kur ka ardhur s’i kam thënë dot ‘jo’. Rima e mbyll, e ngrin fjalëzën. Nuk ia rrit kuptimin asaj, përkundrazi e përmbyt atë. E mbyll çdo rrugë të krenarisë (që është çdo gjë e poezisë), ia humb dinamizmin. Rima pothuajse ngre krye kundër çdo gjëje që është kundër saj. E bën punën e pikës: e mbyll poezinë. Në fakt ajo është bela e rreshtit, ia mbyll rrugën: e bën të palëngshëm. Në Ashëkane, ca poezi, për t’i dhënë dinamizëm rimës, janë ndarë, janë lëvizur prej vendi dhe është krijuar distancë mes rimave. Syri s’e kërkon rimën, s’ndjen nevojë për një gjë të tillë. Veshi lë mbresë sikur është në ëndërr: shkon sikur do të përplaset në mur, por s’përplaset dot. Poezia e rimuar është e paarritshme vetëm atëherë kur, si lutja fetare, arrin një strukturë nga vetvetja.
MINUTAT E MIA TË KALUARA
Kush e di ku jeni,
minutat e mia,
kush e di ku jeni?
Frikohem mjaft nga vërtetësia,
mos jeni atje ku bien yjet,
oh, minutat e mia.
Vallë nëse bëj temjanicë,
a do t’ua shoh fytyrën,
nëse bëj temjanicë?
Ju jeni fytyra ime e larë,
nëse përkulem dhe shikoj ujin,
vallë kam për t’u parë?
Ikën të gjitha bukuroshet,
mbeti një e zbehtë,
ikën të gjitha bukuroshet.
ora ra, dita erdhi
më lironi pak vend në mesin tuaj,
një e zbehtë mbeti!..
Zhvendosja e fjalëzave prej shtratit të vet
Kur fjalëzat zhvendosen prej shtratit të vet dhe nisen në udhëtimin botëror, shndërrohen në kuaj garues, “e plaçkisin” çdo vend e çdo send. Kështu e kuptojnë të vërtetën se janë në këtë botë. S’ka dyshim se kjo, për to është një gjë e madhe. Shtiren si pronare të çdo gjëje që e shohin, që e prekin dhe që e nuhasin. Në këtë mënyrë shumë gjëra i kthehen identitetit të vet, i kthehen vetvetes. Fjalëzat në fund të këtij udhëtimi rriten dhe pasurohen. Kësaj aventure të fjalëzave vetëm poetët i qasen me mëdyshje. Kjo mund të shpjegohet vetëm me pasionin e tyre për gjendjen e parë të fjalëzave. Për poetët gjendja e parë e fjalëzave është pothuajse çdo gjë. Sepse ata kanë ardhur në përfundim se poezia e ka çerdhen në to, se autenticiteti i vërtetë aty gjendet. Fjalëzat janë gërshetuar me botën, kanë fituar kuptime e ndjeshmëri të reja, por ndërkohë janë dëmtuar, janë harxhuar; me kalimin e kohës është ndryshuar identiteti i tyre, janë gurëcuar. Tashmë nuk janë të tilla siç kanë ardhur për herë të parë në këtë botë: janë veshur, janë vjetruar së mbajturi, kanë hyrë e kanë dalë në trajta të ndryshme. Gjeneza e tyre është tharë, në fakt e kanë humbur edhe vërtetësinë e vet. Si përfundim, rrënjët e tyre janë përhitur. Kanë dalë jashtë kornizave të gjuhës së poezisë. Ky qëndrim radikal i poetëve është faktor që gjuhën e poezisë e ndan prej llojeve të tjera të shkrimit. Pasuria e vërtetë e fjalëzave qëndron në virgjërinë dhe papjekurinë e tyre. Fjalëzat s’mund ta ruajnë askund tjetër autenticitetin e vet jashtë gjuhës së poezisë. Ç’është e vërteta s’mund t’i kuptojnë dallimet (e dallimet janë çdo gjë!), s’mund ta jetojnë dallueshmërinë.
Abraham Molls-i
Abraham Molls-i termat si imazhi, parabola, simulimi, metafora, simboli etj. i sheh si një ëndërr të antikitetit latin. Ai më tepër ndalet tek parabola, të cilën mund ta quajmë rikrijim, ringjallje të së qenës. Në një mënyrë, ripërtëritje dhe fshehje e së vërtetës. Një e vërtetë ‘më e vogël’. Parabola, në duart e poetëve çdoherë fiton nga një dimension, nga një kuptim të këtillë të ri, dalngadalë, duke e tejkaluar edhe të vërtetën, bëhet një e vërtetë edhe më e vërtetë se vetë e vërteta. Do të shkojë edhe më tej dhe do të thotë: ‘Poeti është një parabolist aq i përkryer sa që mund ta ripersonifikojë edhe dhembjen që e ka ndjerë në të vërtetë’. Pa dyshim, poetët të gjitha artet e fjalës i shfrytëzojnë për ta shikuar të vërtetën me një sy të ri, për t’i dhënë asaj një formë të re, për ta prodhuar; e për ta ribërë atë.
Poezia piqet në përdorimin e gjuhës në trajta jo të rëndomta. Ajo s ’ekziston nëse s’gjendet kjo gjuhë. Mund të themi se poezia është përdorim i kësaj gjuhe.
Poezia piqet në përdorimin e gjuhës në trajta jo të rëndomta. Ajo s ’ekziston nëse s’gjendet kjo gjuhë. Mund të themi se poezia është përdorim i kësaj gjuhe.
Kjo dashuria
Një zjarr tërë natën, një tym ditën!
Një plagë në dhimbje, një ilaç në shije!
Një burim në etje,një lumturi në dehje!
Kjo dashuria...
Sunday, February 19, 2017
Gjuha e shpartallon unin. Fundoset në një hiç të thellë dhe shikon prej andej. Poezia e kërkon këtë shpartallim, këtë udhë mbreti.
Gjuha e shpartallon unin.
Fundoset në një hiç të thellë dhe shikon prej andej.
Poezia e kërkon këtë shpartallim, këtë udhë mbreti.
Takimi me poezine
Takimi me poezinë, është takim me mrekullinë, thuajse ardhje për së dyti në këtë botë. Takimi me poezinë ka kuptimin e rishikimit, riprekjes dhe rinjohjes së çdo gjëje. Ka kuptimin e marrjes qëndrim. Takimi me poezinë është lënie mënjanë e të gjitha njohurive të fituara mbi botën deri në çastin gjegjës, është lënie e njerëzve dhe e gjësendeve dhe shikim i gjërave prej aty. Poashtu kjo, qartas, do të thotë edhe rënie në një zbrazëtirë të madhe, gëlim e zvarritje. (A s’folëm për ardhjen në këtë botë rishtazi?) Pastaj, poetët çdoherë e kanë marrë mbi vete detyrën e shkruarjes së fjalorit të ri të botës. Për ta arritur një gjë të tillë asgjë nuk duhet lejuar të hyjë mes poetit dhe asaj që ai synon ta shkruajë; ai duhet të mbetet në vetmi me të, vetëm atë duhet ta shikojë, vetëm atë duhet ta (për) jetojë, duhet të mos ndahet prej saj. Poezinë duhet pritur (të na vijë) lakuriqe! Poetët këtë e (për)jetojnë çdo herë që takohen me poezinë.
Saturday, February 18, 2017
Gjuha
Gjuha, përveç se është mjet konsumimi, ka edhe prirjen e vetëdijësimit. Lakan-i, zbuloi se gjuha ka ndërtimet e veta që veprojnë të pavarura prej kryefjalës. Ai konstatoi se ajo funksionon sikur jashtëvetëdija. Çasti, kur gjuha del jashtë kornizës së të qenët mjet konsumimi dhe kur vjen në vetvete, ndodh që të gjendet vetëm në poezi. Thuajse, qenien e vet e dëshmon vetëm në të. Gjuha vetëm në poezi e kërkon veten. Ajo e mohon gjuhën konsumuese, gjuhën e të dhënave. Lufta e vërtetë e saj zhvillohet pikërisht këtu. Pastaj, proza s’ka gjuhë tjetër pos asaj të të dhënave. Gjuhës duhet t’ia plotësojmë dëshirën e dëlirë të kthimit në vete, prirjen të jetë vetvetja.
Fjala
Vdekja e një fjalëze ka kuptimin e shterpëzimit te botes sone,te ngurtesimit dhe varfërimit të saj. Madje, ka kuptimin e zhdukjes së ngadalshme të saj…
Thursday, February 16, 2017
Njeriu eshte vrases i vetes se tij duke kerkuar te jetoje midis njerezve.
Njeriu eshte vrases i vetes se tij duke kerkuar te jetoje midis njerezve.
Wednesday, February 15, 2017
E verteta
Disa njerez e duan te verteten kur kane interes.
Disa e duan per te demtuar interesat e tjetrit.
Te rralle jane ata qe e duan per te gjithe.
Sunday, February 12, 2017
Saturday, February 11, 2017
Prania
Kur na mungon prania e dikujt qe duam,te gjithe qe kemi prane nuk ua ndiejme pranine.
Po ashtu,kur ndihemi te vetmuar,prania e dikujt qe duam na shoqeron kudo...
Monday, February 6, 2017
Une
Une jetoj sepse linda per kete,
ose lind cdo dite per te jetuar.
Une eci sepse kohe nuk ka me,
ose çasti qe zgjedh eshte i gabuar.
Une rezohem sepse te zgjedh nuk di,
ose zgjedhja me ben te ngrihem.
Une shikoj cdo rruge me imtesi,
ose e tepruara nuk me le te njihem.
Une degjoj sepse duhet mesuar,
ose mesimi me fle ne mendje.
Une flas sepse duhet biseduar,
ose edhe hesht ashtu me ëndje.
Une kerkoj sepse kam çfare pres,
ose pritja harron te me perzere.
Une dashuroj sepse do te vdes,
ose vdekja pa dashuri do te me lere.
Sunday, February 5, 2017
Dhimbje
Vijme ne kete bote duke degjuar klithma dhimbjesh.
Jetojme ne kete bote duke luftuar per grimca kenaqesie mes dhimbjesh.
Ikim nga kjo bote duke lene pas dhimbje.
A mendon akoma se lumturia gjendet ne kete bote?!
Kurre mos u lidh me diçka apo me dike aq shume sa te lendohesh nga humbja.Por kurre mos humb dike nga frika se mos lendohesh nga nje lidhje.
Kurre mos u lidh me diçka apo me dike aq shume sa te lendohesh nga humbja.Por kurre mos humb dike nga frika se mos lendohesh nga nje lidhje.
Varferia krijon miq te vertete,pasuria armiq te sinqerte.
Varferia krijon miq te vertete,pasuria armiq te sinqerte.