Monday, February 20, 2017

Poezia e rimuar

Poezia e rimuar

Poezia e rimuar bie ndesh me natyrën e poezisë. Ajo dëshiron në çdo mënyrë të futet në një kallëp (moule); ajo zbaton një gjendje të jashtëzakonshme; e bën të domosdoshme një gjë të tillë. Nëse e lëmë mënjanë kriterin (sepse kriteri, sido që të jetë ai, nuk bie ndesh me strukturën e gjuhës) mund të themi se rima është një presion i vërtetë. Nëse s’e marrim parasysh shkrimin me gozhda, s’mund të them se e kam kërkuar rimën. Atë e kam lënë në punë të vet; e kur ka ardhur s’i kam thënë dot ‘jo’. Rima e mbyll, e ngrin fjalëzën. Nuk ia rrit kuptimin asaj, përkundrazi e përmbyt atë. E mbyll çdo rrugë të krenarisë (që është çdo gjë e poezisë), ia humb dinamizmin. Rima pothuajse ngre krye kundër çdo gjëje që është kundër saj. E bën punën e pikës: e mbyll poezinë. Në fakt ajo është bela e rreshtit, ia mbyll rrugën: e bën të palëngshëm. Në Ashëkane, ca poezi, për t’i dhënë dinamizëm rimës, janë ndarë, janë lëvizur prej vendi dhe është krijuar distancë mes rimave. Syri s’e kërkon rimën, s’ndjen nevojë për një gjë të tillë. Veshi lë mbresë sikur është në ëndërr: shkon sikur do të përplaset në mur, por s’përplaset dot. Poezia e rimuar është e paarritshme vetëm atëherë kur, si lutja fetare, arrin një strukturë nga vetvetja.

MINUTAT E MIA TË KALUARA

Kush e di ku jeni,
minutat e mia,
kush e di ku jeni?
Frikohem mjaft nga vërtetësia,
mos jeni atje ku bien yjet,
oh, minutat e mia.
Vallë nëse bëj temjanicë,
a do t’ua shoh fytyrën,
nëse bëj temjanicë?
Ju jeni fytyra ime e larë,
nëse përkulem dhe shikoj ujin,
vallë kam për t’u parë?
Ikën të gjitha bukuroshet,
mbeti një e zbehtë,
ikën të gjitha bukuroshet.
ora ra, dita erdhi
më lironi pak vend në mesin tuaj,
një e zbehtë mbeti!..