‘Poezia është punë e alkimistit të patëmetë’ - thotë Bodler-i. Sot, poezinë e ushqejnë sa përsosuria aq edhe të metat. Çdo shekull ka gjuhën, formën, teknikën dhe historinë e vet. Poezia e kohës sonë, edhe pse s’e refuzon përsosurinë, në një aspekt ka konstatuar se përsosuria e kundërshton natyrën e poezisë. Kësisoji, ajo duke i dalë zot natyrës së vet, e hodhi peshën e jashtëvetvetes, u çlirua dhe u lakuriqësua. E gjeti identitetin e vet të vërtetë.