Gjuha, përveç se është mjet konsumimi, ka edhe prirjen e vetëdijësimit. Lakan-i, zbuloi se gjuha ka ndërtimet e veta që veprojnë të pavarura prej kryefjalës. Ai konstatoi se ajo funksionon sikur jashtëvetëdija. Çasti, kur gjuha del jashtë kornizës së të qenët mjet konsumimi dhe kur vjen në vetvete, ndodh që të gjendet vetëm në poezi. Thuajse, qenien e vet e dëshmon vetëm në të. Gjuha vetëm në poezi e kërkon veten. Ajo e mohon gjuhën konsumuese, gjuhën e të dhënave. Lufta e vërtetë e saj zhvillohet pikërisht këtu. Pastaj, proza s’ka gjuhë tjetër pos asaj të të dhënave. Gjuhës duhet t’ia plotësojmë dëshirën e dëlirë të kthimit në vete, prirjen të jetë vetvetja.