Vlera e mendimit në poezi është theksuar që nga lashtësitë. Mirëpo, T.S. Eliot-i thotë se ‘të menduarit s’është detyrë e poetit.’ Ngjashëm me të shprehet edhe Oktavio Paz-i: ‘S’kam mendime, por imazhe’. Mirë e dimë që këtyre u bashkangjitet edhe Hausman-i: ‘S’arrita ta bind veten se ekziston diçka që do të quhej mendim poetik. Poezia nuk është gjë e thënë, është trajtë e shprehjes së saj’. Nga ana tjetër Pol Valeri nuk është ithtar i refuzimit të mendimit; por dëshiron që ai (mendimi) të fshehet mu si shija e pemës. Kolerixh’i ka thënë: ‘Për t’u bërë poet i madh duhet të jeshë filozof i madh’. Por edhe kjo është e vërtetë: poezia, qoftë të jetë e shkruar me ‘të thënën’, qoftë me ‘hiçin’, ajo vjen e mbështetet te mënyra e ‘të thënit’.
A s’e njohim të tillë edhe poetin?